Adriatik Llalla firmos ndryshime të shumta në Prokurori

16 Korrik 2016, 19:54Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar lëvizje të reja sistemin e prokurorisë. Lëvizjet janë kryer në shumë prokurori, kryesisht lëvizje drejtuesish por dhe prokurorë të thjeshtë.

Vendimin për t’u bërë drejtues prokurorie e kanë marë Elvin Gogaj, Simon Pashuku, Shkëlzen Cena, Artur Ismailukaj, raporton “Shqiptarja.com” . Ndërkohë që shumë lëvizje janë kryer dhe për prokurorët e thjeshtë.

Emrat që lëvizin

Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër

Simon Pashuku nga Shkodra Drejtues në Prokurorinë e Lezhë

Artur Ismailukaj emërohet Drejtues në Tropojë

Zeqir Hoxha nga drejtues në Lezhë emërohet prokuror i thjeshtë në Tiranë.

Besa Nikhasani nga drejtuese në Apelin Shkodër prokurore e thjeshtë në Burrel

Shkelzen Cena emërohet drejtues në Prokurorinë e Peshkopisë

Urim Buci nga drejtues në Peshkopi, behet prokuror i thjeshtë në Peshkopi

Deniona Katro nga drejtuese Task-Force në Tiranë emërohet drejtuese në Task-Forcë në Durrës

Ndini Tavani emërohet drejtues në Task-Forcën Tiranë.

Vladimir Mara nga prokuror i thjeshtë në Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Petrit Fusha është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje ng presidenti Nishani

Ramadan Troci është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje nga presidenti Nishani.

Mirela Mërtiri nga prokurore në Fier, emërohet zv/prokurore në Tiranë.

2 komente në “Adriatik Llalla firmos ndryshime të shumta në Prokurori”

  1. Zoti Kosi ke marr persiper detyra antishqiptare po rezervoen dhe per ty dhoma vip mos u merzit burgu eshte der e madhe jo vetem per fukarenjt

  2. Grigor says:

    Adriatik Llalla parandalon “grushtin e shtetit” ne Prokurori dhe I ben vete levizjet qe me perpara. Eeej, eshte i zgjuar ai, nuk e ha ai ate “koqe ullini” si Erdogani.
    Pse ça kujtut ju, se kishit per t’rrezu Llallën me grusht shteti? Llalla eshte qen mor qen, e ndjen me ere rrezikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje