Në kuadër të aksionit kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, nga ana e Sektorit Te Hetimit Tatimor dhe Task-Force ne Drejtorine e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim edhe me Prokurine Task-Force te Rrethit Gjyqesor Korce si dhe Drejtorine e Hetimit Doganore u finalizua sot operacioni “Magazina” në kuadër te te cilit u be arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :
Ilir Treska i biri i Anesti dhe i Natashes, lindur me 03.09,1983, në ne Korce, gjinia mashkull, kombësia, shqipetar, shtetësia, shqipetar, profesioni i vetepunesuar, gjendja familjare martuar, banues (adresa), qarku, Korce, lagjia numer 1 Korce, kongresi i permetit, banese private.
Arrestimi i ketij personi u be per arsye se : Nga ana e Drejtorise Hetimit Tatimor pas informacioneve te grumbulluara per nje veprimtari te paligjshme e cila dyshohej se zhvillohej ne adresen lagjia “Numer 8” prane pazarit te Korce,eshte shkuar me daten 15.07.2016 ne kete vend dhe eshte ushtruar kontroll.Nga kontrolli i ushtruar ne kete vend ne nje Magazin te ndodhur prane vendushtrimit te aktivitetit , e cila ishte ne adminstrimin e shtetasit Ilir Treskaj me nipt K83814003E, eshte gjetur nje sasin e konsiderueshme produktesh kontrabande me vlere rreth 40.000 euro, te paketuara dhe amballazhura me mbishkrime greke. Gjithashtu nga ana e Drejtorise Hetimit Tatimor eshte bere i mundur Inventarizimi i te gjithe produkteve te cilat mbaheshin dhe ruheshin per tregtim nga Andministratori i subjektit Z.Ilir Treska, me qellim vlersimin korrekt te situates financiare si dhe dokumentimin ligjor te shmangieve fiskale.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprat penale te »Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande », »Fshehjes te te ardhurave » vepra keto te kryera ne bashkepunim te parashikuara nga nenet 179-2,180/2 te Kodit Penal .