Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish-ministrin Spiro Ksera

18 Korrik 2016, 11:14Kronika TEMA

Ish- ministri i Punës Spiro Ksera rrezikon të dënohet me 2 vjet  burg.

Prokuroria kërkoi sot që ai të dënohet me 3 vjet burg.

Por, duke qenë se ai po gjykohet me gjykim të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit.

Ksera  akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.

2 komente në “Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish-ministrin Spiro Ksera”

  1. gimi says:

    per 300 milione leke do i kisha bere edhe une nja dy vjet burg me qef

  2. foti says:

    Per aq para do te shkoja me deshir ne burg per nje ose dy vjet.Kam 45 vjet qe robtohem ne pune dhe si kam pasur aq para.
    Ju keni nevoj per zbatimin e ligjeve si ne Kine ku per korupsion te iken koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje