Dalin pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti. Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i një banke të nivelit të dytë një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.
Pamjet e siguruara nga Report Tv, tregojnë ambientet e jashtme dhe të brendshme të bankës së nivelit të dytë në momentet e mbërritjes së grabitësve dhe më pas të marrjes së parave prej tyre e deri në largim. Në asnjë rast asnjë prej punonjësve të sigurisë, nuk ka mundur të reagojë ndaj grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë pa krijuar asnjë situatë në ambientet e bankës kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti i parë, kur në orën 13:56 minuta 36 sekonda, një person i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë. Ky i fundit qëndron me kurriz nga dera e bankës, ndërsa në momentin kur në anën e majtë të kamerës nis të shfaqet një person me maskë i armatosur roja largohet menjëherë në të djathtë të ekranit.
Banka e grabitur ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, ndërsa personat kanë ardhur nga një rrugë që kalon nga Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Një prej personave qëndron jashtë bankës, duke neutralizuar në këtë mënyrë rojën e sigurisë, ndërsa personi tjetër është futur brenda. Në pamjet e brendshme shihet qartë tek sa një prej punonjësve të sigurisë kalon në të djathtë të ekranit, pranë një sporteli, ndërsa grabitësit i hapet rruga.
Të gjithë personat që ndodhen në bankë, menjëherë shtrihen në dysheme dhe ulin kokat, ndërsa grabitësi i drejtohet sportelit. Gjithçka ka zgjatur në rreth 59 sekonda, ndërsa grabitësi është larguar nga porta e bankës në orën 13:57 minuta e 34 sekonda.
Ajo që shihet është se rojet e bankës janë të paarmatosur, ndërsa dyert e bankës si në shumicën e tyre në vendin tonë, janë me dyer jo rrotulluese çka ndihmon grabitësit të largohen. Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.
kjo vjedhje ndodhi direkt pas skandalit ne tirane rinas ku u vodhen miliarda dhe kjo duket ashiqari qe u be per te mbuluar ate vjedhje te hiqej vemendja nga andej edhe kur situata ishte alarmante dhe te gjitha bankat ishin gadishmeri numer nje nga ajo qe ndodhi ne rians dhe opa u vodh banka tjeter????kush o ha kto filma per femije mjaft se i lodhet njerzit . per nje vit 23 banka te vjedhura e ne nje vend te vogel si ne kur dhe vende shuem hre me te medha se tonat edhe s kane keshtu vjedhje jo ne sa nje lagje e nje qyteti europian jemi 2 milion??? dhe nje dyqan te vogel se vjedh dot dhe u vidhkan bankat keshtu.mjaft i genjyet njerzit sot bankat jane super te siguruara dhe kane dhe njerez te armatosur ??? keni pare ju nje rast te kete shkembim zjarrri mes rojeve dhe hadjutve????? asnjehere.gjithmon hajdutet ikin n qejf te tyre edhe kur makina ka qene super e blinduar ..po ne kte vend cudirash cfar nuk degjon dhe normal qe dhe kjo eshte pjes e ktij realiteti te hidhur MADE IN ALBANIA mafie kudo korrupsion pisllek plera droge paftyrsi servilizem hiprokisi, vrasje perdhunime banditizem, prostitucion, etj etj pa fund