Më pak se 24 orë përpara nisjes së seancës parlamentare ku do të votohet reforma në Drejtësi, lëvizjet në të tre partitë janë intensifikuar. Gjatë ditës së sotme ekspertët e PD-së, LSI-së dhe PS-së nuk janë takuar me njeri tjetrin, por kanë komunikuar online, raporton Panorama.
Ende në këto momente janë edhe dy çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ekspertët e Euralius kanë propozuar dje që ONM të ketë të drejtë të refuzojë një kandidaturë edhe thjesht mbi bazën e opinionit publik, pa i dhënë kështu arsye aplikuesit si dhe ky vendim i ONM-së nuk mund të ankimohet nga personi i refuzuar.
Këto dy propozime nuk janë pranuar ende nga Partia Demokratike. Ndërkohë zyra e shtypit e PD-së ka lajmëruar një konferencë urgjente në orën 14.00 të kryetarit Basha.
Jan perpjekje te kot o lulzim ik votoe se ti jo qe nuk fiton me ne PD por dhe do mbahesh mend si antishqiptar
Pas pak ne oren 14.00 Lulzim Basha,kryetar i PD-se ka paralajmeruar nje Konference per Shtyp.Ne kete konference per shtyp Luli do akuzoje Ramen se nuk e do konsensusin.Do tregoje se email-et e shkembyera midis negociatoreve te PD-PS-LSI te oreve te fundit e deshmoje Boterisht kete te vertete.Ve bast 10€ me kedo qe eshte ne linje qe do thote pikerisht keshtu.
Te lumte !!! Ha-ha-ha
E humbe bastin zogu