Lulzim Basha i është përgjigjur SHBA-së.
Ai thotë se nuk ka nxjerrë asnjë kusht të rid he kjo që thuhet, është një mashtrim i turpshëm.
“Ky është një mashtrim i turpshëm.
LSI konfirmoi me anë të Ylli Manjanit atë që thamë ne, për marrëveshjen e së hënës.
Ne nuk kemi ndryshuar qendrim.
Partnerët ndërkombëtarëve sot dua t’iu bëj me dije se çdo mashtrim bie në tokë.
Ne nuk kemi asnjë kusht të ri.
Mbrënë në mesnatë, në një moment sinqeriteti Fatmir Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS-së që ndodhet në Kuvend, nuk përfshin as propozimet e Nuland, as ato të Hahn.
PD nuk e ka pranuar kurrë këtë draft”, tha Basha, sipas të cilit, PD do të jetë në Kuvend dhe do të votojë vetëm sipas marrëveshjes që sipas tij është arritur të hënën.
Deklarata e plotë e Bashës:
Mirëmëngjes. E sigurt që shumica prej jush në këtë sallë kanë ndenjur deri në orët e vona mbrëmë dhe kanë nisur ditën sot herët në mëngjes, sikurse unë dhe bashkëpunëtorët e mi dhe mijëra qytetarë. Po, me mijëra qytetarë që dje pavarësisht bindjeve politike, iu bashkuan gëzimit të përligjur për arritjen e marrëveshjes kombëtare për Reformën në Drejtësi.
Marrëveshje, e cila nuk i shërben interesit të një partie politike por interesit të Shqipërisë dhe çdo shqiptari. Kemi një marrëveshje. Përpjekjet tona kanë arritur një marrëveshje më të mirë, një projekt më të mire, jo për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, ndaj sot i bëj thirrje të gjitha palëve ta votojnë këtë marrëveshje në Kuvendin e Shqipërisë.
Për fat të keq, mbrëmë, kjo marrëveshje është vënë sërish në dyshim dhe jam sot këtu për t’i shpjeguar çdo shqiptari faktet.
E para, ka pasur një mirëkuptim, një marrëveshje prej kohësh se për të katër institucionet, subjekt i nenit 88 do të aplikohej e njëjta formulë. Për të katër institutucionet, e keni dëgjuar me dhjetra here këtë, ta them këtu në këtë sallë.
Të Hënën, kjo pjesë e marrëveshjes është konfirmuar nga Partia Socialiste. Këtë e thotë negociatori i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Këtë e konfirmon negociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani. Të Hënën, negociatori i Partisë Socialiste ka pranuar se marrëveshja qendron për katër institucionet, sigurisht për KLGJ dhe për KLP me tre anëtarë për mazhorancën dhe dy anëtarë për opozitën.
Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja.
Ky është një mashtrim i turpshëm.
Ditën e Hënë, Partia Socialiste i konfirmoi negociatorit tim përmes negociatorit të saj se marrëveshja është për të katër institucionet dhe shikoni çfarë ka thënë Lulzim Basha ditën e Martë, një ditë para marrëveshjes se djeshme në këtë sallë në prani të gazetarëve:
“Mbi bazën e këtyre kritereve sigurisht do të vendoset nëse i plotëson apo nuk i plotëson. Dhe mosplotësimi i njërit prej kritereve automatikisht e çon aplikuesin në moskandidim. Plotësimi i gjithë këtyre kritereve përbën listën e kandidatëve nga e cila pastaj, sipas procedurës së parashikuar në procedurën hibride, përzgjidhen komisionerët e Vettingut, përzgjidhen komisionerët publikë, përzgjidhen anëtarët e KLGJ-së jogjyqtarë dhe anëtarët e KLP-së joprokurorë”.
Pra, përzgjidhen komisionerët e Vetingut, përzgjidhen komisionerët publikë, përzgjidhen anëtarët e jogjyqtarë të KLGJ-së, përzgjidhen anëtarët joprokurorë KLP-së, sipas të njëjtën formulë.
Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës, për ata që nuk e dinë dhe për ata që rrejnë me dëshirë apo me projekte të zeza për Shqipërinë.
Partnerëve ndërkombëtarë sot dua t’u bëj me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga pala kundërshtare bie përtokë me këto dy prova.
U them gjithë partnerëve, SHBA, BE, këto janë fakte të bazuara mbi evidenca të pakundërshtueshme. Ky është qëndrimi i im të martën.
Ku është kushti i ri? Ku është kushti i ri?
Mbrëmë në mesnatë në një moment sinqeriteti, Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit Ad–Hoc për drejtësinë, pranoi se drafti zyrtar i PS, drafti zyrtar që ndodhet sot në Kuvend sipas procedurave zyrtare, me përjashtimin e opozitës pas dështimit të së hënës, nuk përfshin as rekomandimet Nuland, as rekomandimet Hahn.
Por duan të na bëjnë ne, të besojmë që të pranojmë pjesën për KLGJ-në dhe për KLP-në. Pse?
Ky është një draft i parakorduar. PD, kurrë nuk e ka pranuar këtë draft, as nuk e ka parë këtë draft. Pjesa për KLGJ-në dhe KLP-në është formula e vjetër e votës të vetme të transferueshme që ne e kemi konsideruar publikisht vota e vetme e trafikueshme.
Pse ndodh kjo? Ndoshta e shpjegojmë pak më vonë.
Por ne kemi një marrëveshje. Ne i përmbahemi kësaj marrëveshje. Ne jemi gati ta votojmë këtë marrëveshje sot në Parlament, për interesat e Shqipërisë.
Këtë kam deklaruar dje publikisht para shqiptarëve, këtë ka deklaruar në mënyrë unanime grupi parlamentar.
Pse do ta bënim diçka të tillë? Pse do t’ia anonçonim marrëveshjen Kancelares Angela Merkel, Ndihmës Sekretares Victoria Nuland, Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn, kryetarit të Partive Popullore Joseph Daul, kryetarit të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian Elmar Brok, kryetarit të Presidencës të Bashkimit Europian Lajcak, në telefon gjatë gjithë ditës.
Pse do ta bënim këtë dhe pastaj të riktheheshim në tavolinë për të ribërë marrëveshjen? Pse a mund ta thotë dikush?
Ky është një mashtrim i pacipë.
Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Edi Rama duhet ta zbatojë këtë marrëveshje dhe t’i japim shqiptarëve sot reformën e shumëpritur në drejtësi sipas draftit të rakorduar nga të gjitha palët.
Partia Demokratike do të jetë sot në Parlament me votat e saj për këtë marrëveshje.
I bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat dhe të heqë pengesën e fundit duke votuar marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.
Po ik more mendoje ndonje sepep tjeter o Luli I Vogel
Vite te shkuara ne Shqiperi tregonim nje barcalete per nje babain e nje djali dhe buri! Babai po ushqente djalin e vogel duke i thene qe -Ha buke bir i babit te te ritet pilkaose lulkat! Por prapa tij qendronte gruaja qe e degjoi dhe i tha- Ha per vete ti,se e ke te vogel, lulken! Kjo mu kujtua sot kur degjova Lulken sot!
Qepe gojen dhe voto !
Vetem dita e hene ka tre dredhje bythesh prej karagjozeve te SHQUPIT. Ky per cilen piruete e ka fjalen? Keta halera paskan harruar te flasin edhe shqipen.
..mashtrus ordiner …pika qe s’te bie…ke akoma surrat te flasesh…te gjithe kane fytyre…ky ka surrat…si kafshet
ah ti je ku therret qameti…!
Lul Basha mes Berishes dhe Nderkomtareve, si Sandri mes Marjetes dhe Eleses; Po nuk eshte e vetete mo nuk eshte e vetrete ! ?
Revolucioni marshonnnn
Mashtrues ordiner me keq se Sali Krimineli,e Meta Ordineri.
O lulo o frikacak behu burre nji here te vetme ne jeten tende dhe votoje reformen , mos degjo kumbarin se ai ka pjerdh na mend e kokes
Pika qe ate bie o luli, ke mbi nje vite qe perditenxjere nga nje klecke, vetem e vetem qe rreforma te mose behet, ose te behet ashtu si u vjen ju pase oreksit , per ti shpetuar ndeshkimit bashke me babain tuaj qe te komandon . Jo rreforma te ehet sipas arjantit te Viktoria Nuland , prandaj , leri alibite, mashtrimet dhe propozimet se e muarte me qafe shqiperine dhe shqiptaret, duke ju kundervene SHBA, QE ESHTE BABAI I BOTES DHE MBROJTESI I FLAKTE I DEMOKRACISE,DHE LIRISE SE POPUJVE , SIKURESE KA QENE DHE ESHTE NJESHI EDHE PER POPULLIN SHQIPTARE.
Je Pederast i Neveritshem.Ke qejf ta fusi Sala nga mbrapa (megjithse tashma e ka te vogel,pune pleqerie).Po si nuk ke turp mor Legen Llamarine! Dole me te madhe per arritjen e suksesit .morre nje sere pergezimesh nga udheheqes europiane dhe me ne fund e pshurre te gjithe ate qe fole dje ne dreke.
Po nuk ke shpetim morr i ndyre,qe ke uzurpuar me hile kryesine e PD.Partise qe e mbeshteti i gjithe populli shqiptar dhe i hoqe ngjyren duke e nxirrosur me udhezimet e Armikut me te madh qe ka dale ne Shqiperi, Te Sale Gerdecit.U shofshi me gjithe fare.Delenxhinj