Propozimi i PD që po prish reformën: Të zbardhen intervistat e Ramës në TV dhe të futen në ligj

21 Korrik 2016, 00:15Politika TEMA

Ajo që ka ndodhur me negociatat mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për korrigjimin e draftit final, sipas propozimit hibrid, zbulon planin që PD ka pasur për ta bllokuar në minutat e fundit reformën.

Drafti për Këshilin e Larte Gjyqësor dhe ai për Këshilin e Lartë të Prokurorisë, i është dërguar nga Fatmir Xhafaj dy javë më parë Oerd Bylykbashit.

Për gati dy javë, Bylykbashi nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ai nuk ka dhënë përgjigje as ditën e hënë, as në takimin mes liderëve dhe as në takimin mes ekspertëve ku u fol për formulat e KLGJ dhe KLP.

Në këto probleme është folur vetëm për Vetingun, pasi PD këtë konsideroi problem të fundit të saj.

Partia Demokratike deklaroi pas zonës Nuland se e vetmja gjë që ka ngelur për tu zgjidhur është heqja qafe e ndërkombëtarve nga Vetingu.

Dhe sot kur PD vetedeklaroi se Vetingu u zgjidh, ata këkrojnë të zbardhin intervistat e Edi Ramës në shtyp, duke i futur në projektligj.

Kjo është thjeshtë e vetmja gjë që ju kujtua sonte se si mund ta prishin reformën.

Nesër mund t’u kujtohet dhe ndonjë intervistë tjetër dhe mund të shtojnë kërkesat.

9 komente në “Propozimi i PD që po prish reformën: Të zbardhen intervistat e Ramës në TV dhe të futen në ligj”

  1. Vet e kan fajin nderkombtaret u terhoqen nga formula e par e znj nuland ktu duhet dor e fort formula e vjeter burg konfuskim pasurie dhe pastrim figurash ndryshe ktu nuk behet me

  2. altin15 says:

    Sikur me e marr njehere Putinin ne tel.
    me e pyt :kam nja 4-5 veta ,a mund ti japesh azil per gjith jeten?
    nqse thot po
    ben nje kompromis me keta 4-5 veta.
    Ju thua : jua kam gjetur nje vend te qete qe ju garanton te gjitha .
    e maron filmi
    Luja duhet ta kete nr. e tel.
    jeni bo gazi i botes
    a mund ti vini ndonje emer asaj qe po beni?

  3. Shqiponja says:

    Edi Rama ra, Ilir Meta dhe Sali Berisha jane bashke, harrojeni Reformen, Shqiperia eshte ne rrezik, jemi ne piken Zero, tani vetem populli e zgjidh kete pune, por duke qene se ne jemi nje popull primitiv, nuk ka per te ndodhur asgje, Luli me Ilirin do marrin pushtetin!!!!

    1. babo says:

      Rri i qete. Nuk qeveris do njeri ne Shqiperi pa viton e SHBA-BE. Me cfare do financohesh, me leke nga Kina? Shqiperia nuk eshte Irani apo Turqia. Nuk qeveriset ketu ne hasmeri te hapur me shba-be.

  4. edmond says:

    Po mire mo Mero po nuk paske fare turp

  5. Kujtim says:

    Edi mblidhe mendjen se po te han mbrapa krave nuk ke cfar ben kur ke plera si Meta dhe Lulune

  6. Shelgura says:

    Ai qe nuk do te beje kete reforme munt te sajoje ne cdo moment ,per ta penguar ,ne kujtesen ton te shkurter s. Vicidoli ika cuar gjerat ne minuten e fundit nga ky pritet cdo gje por urej keta qe e besojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje