Dita e votimit, drafti ende nuk është konkretizuar; Meta apel negociatorëve

20 Korrik 2016, 20:10Politika TEMA

Marrëveshja e arritur në mesditë nuk është konkretizuar ende në një draft final të ndryshimeve kushtetuese.

Lajmi u konfirmua për Top Channel nga burime zyrtare të Konferencës së Kryetareve, e cila u mblodh pasdite për të vendosur sesi do të menaxhohet seanca e së enjtes.

Çështja kryesore e saj është votimi i ndryshimeve kushtetuese, por kryetarët e grupeve parlamentare janë përballur me faktin se në tryezën e punës nuk ka një draft që reflekton ndryshimet e dakordësuara.

Burimet konfirmojnë se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar Fatmir Xhafës të mbledhë urgjentisht komisionin, të thërrasë negociatorët dhe të zbardhet marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn.

6 komente në “Dita e votimit, drafti ende nuk është konkretizuar; Meta apel negociatorëve”

  1. Bruins. says:

    Voto ne parim njehere, per ndryshimet. Me vone ta vene draftin para e prapa se sic duket po e ndjen zjarrin.

  2. Ky Han e beri reformen Hale me aq sa kuptoj un i amnistoi te gjith kriminelet

  3. Devolliu says:

    Dridhe Like, dridhe, por në burg do përfundosh o HAJDUT ME ÇIZME E ME BLLOK.

  4. Moni says:

    Pse duhet te shkruajne gje? Po Rama tha se nuk kishte asnje ndryshim.

  5. Debra says:

    Njeriu me I urryer pas saliut
    Shemtire
    Kopuk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje