SHËNIM: Ja ku është “vetua” e Perëndimit tek Vetingu

20 Korrik 2016, 18:39Politika TEMA
SHËNIM: Ja ku është “vetua” e Perëndimit tek

 

Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, duke besuar Bashën dhe Berishën, se kanë “hequr qafe” ndërkombëtarët, faktet janë kokëforta.

Përpos faktit që nuk ka ndryshuar asgjë në draft, përveç detyrimit për të dhënë arsye kur futesh në listën përjashtuese, ka një klauzolë që është praktikisht “Veto” e Perëndimit në atë proces.

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, harton tre lista në procesin paraprak të seleksionimit dhe rekomandimit.

Lista e bardhë është lista e atyre që plotësojnë gjithë kriteret.

Lista e verdhë është lista e atyre që kanë probleme kriteresh administrative, fjala vjen s’kanë moshën, përvojën, apo formalitete të tjera.

Lista e zezë është lista e atyre që nuk duhet të futen në sistem.

Kjo listë i rekomandohet Komisionit parlamentar ad hoc për përzgjedhjen e listave të pastra për anëtarët e Komisionit të Vetingut.

Lista e zezë vërtet është rekomanduese, por që të hidhet poshtë, ose që të dalësh nga ajo listë, duhen 5 vota nga 6 anëtarë që ka gjithësej Komisioni.

Pra, praktikisht ajo nuk është rekomandim, por “Veto”.

Veto më të fortë se kaq nuk ka asnjë institucion shqiptar në gjithë këtë proces.

Këtë e ka vetëm Misioni ndërkombëtar.

Basha bën mirë që e pranon dhe që e mbështet, por ky shënim është për të qetësuar ata që dëgjojnë gënjeshtrat e Bashës, i cili mburret se ka “hequr qafe ndërkombëtarët”.

23 komente në “SHËNIM: Ja ku është “vetua” e Perëndimit tek Vetingu”

  1. faro says:

    Flm qe na sqarove Mero!
    Sh bindese!

    1. ben says:

      Bravo Mero
      Qe ju shkruan te zeze mbi te bardhe si eshte e verteta.
      Ajo qe shkruan ne paragrafin e dyte eshte fiks ajo qe kerkonte Lul Basha qe ne listen e zeze duhet te jene te argumentuar!!!!!!!!!!!!!!!!!! Dhe e degjoi gjithe shqiperia dje tek opinioni.
      Ne nje vend ku ka 60 %analfabete funksionale nuk eshte faji jot qe lexojne vetem titullin.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po mire po ajo kkauzola e yshtur nga Rama , qe te hiqej tjetri nga kandidini vetem mbi bazen e dyshimit , u hoq apo jo ?

        Se kete nuk e thua ti ,tek shpjegimi jot mbres-lenes per jeta budallenjte we vegjetojne ketu ?
        Apo kjo nuk te vjen pas midese ty ?

        Pastaj sidoqofte , ajo edhe sic e thua ti or Meto esht nje terheqje nga pozicioni i iare qe kishin Nderkombetaret e Sorosit , ku ata ketkonin te benin ligjin direkt

  2. Lennard says:

    FLM per sqarimin se ishim me te vertete te shqetsuar

  3. vito says:

    Problemi eshte se vetoja u lihet perseri ne dore politikaneve shqiptare. Do te jemi deshmimtare se si persona qe jane ne ate listen e zeze do te marrin ato 5 vota te komisionit Ad Hoc qe u duhet te dalin nga lista. Nqs Vettingu nderkombetar do kishte fuqi ekzekutive nuk duhej te pyesje hajdutet e LSI dhe PD nese Gjin Gjoni duhet te dale nga lista e zeze.

    1. babo says:

      Shume e vertete. Te pakten duhet te ishte 6 nga 6. 5 i mer kollaj se te mazhoranca llogaritet dhe LSI

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Populli fitoj.. Opozita e dhjere por krenare..

  5. Bert says:

    Hahahsaha menduar se e hoqen qafe ameriken edhe europen keta bastardat antishqiptar… Me kete Veto ata nuk mund te vendosin asnje person qe nuk ploteson kriteret qe kerkon BE dhe USA…E moret te gjatin edhe duke qeshur… RRofte aleanca usa-albania…

  6. daniel says:

    Duan te justifikohen, nuk e pranojne se u dorezuan. Mbahen per trima dhe inteligjent. Por presioni amerikan i dhiu ata dhe deputetet qe fryen pas tyre. Tani te beten gati te justifikojne pasurine dhe krimet.

  7. ben says:

    Po pra
    Kete tha edhe basha qe ne listen e zeze duhet te jene te argumentuar
    E jo se kam degjuar une te dyqani I lagjes apo shkruajti njeri dicka ne gazete.
    Po pyetja eshte e thjeshte ca do beje KM me nje njeri si Elvis rroshi we e ka dosjen mal me krime.
    A do e shkarkoje apo le ta shtyje dhe ca kohe.
    Apo kur eshte I jonI ska gje edhe kur eshte kriminel.
    Ky eshte standarti I rames.
    Dhe deshira idiote per te hequr gjithe njerezit e shkolluar e te ditur te ketij vendi duket egzaktesisht si ajo qe beri byrazeri I rames sot ne turqi, we ju ndaloi me ligj daljen nga turqia te te gjithe profesoreve te universiteteve .cudi si nuk I shkoi mendja dhe ketij tonit ti hiqte nga puna dhe ti zvendesonte me cunat e shkolluar e te vuajtur ne perendim si rroshi, bushi, ndoka etj. Mgjth nje tentative me akademikun shullazi e beri.

    1. Tani says:

      o ben ristani po car vis pdh rroshi na permend ti lul basha qelbet ne dosje,po bode-pollo-imami-ruli-etj pas duke mbaruar tek gjyshi yt salesh berisha kopili i serbise, te gjithe me mega dosje per vjedhje-vrasje-uzurpime-tendera-fshehje parashe-etj,car lesh vis rroshi na permend tiiiii o qyqare mesjetare….

  8. ToniTR says:

    Domethene Gin Johnnie me shoqeri nuk do kene mundesi te dalin nga vrima e zeze? Vetem atehere do kuptohet nqs kjo reforme ka sherbyer per ndonje gje.

    1. genci says:

      perderisa ata te gjashte do jene shqiptare dhe vendosin5-1gjini,gjoni,saliu,e kompani do dalin nga listat e zeza e do behen me te bardhe se bora ne maje te korabit.kjo eshte thjesht me kalu rradhen si per here dhe kto anal istat e gazetat te grine prap sallate sipas oreksit partiak.populli prap prasin ne sume e koken ulur do e kete.rama eshte thjesht hajdut me kulture e jo bastard si ai maloku.te na rruash moj reforme

  9. ilir says:

    Ky eshte vetem fillimi,ka shume rruge akoma,,,besoj te shohim ato qe pret cdo shqiptare patriot dhe i ndershem.

  10. Viktor says:

    Do me thene duhet te gezohemi dhe ta quajme fitore konfirmimin se Shqiperia nuk eshte me e pavarur dhe se me ne fund, ajo qe e donin te gjithe shqiptaret, pra qe te huajt te kene te drejten e vetos tek ne, u pranua ?! O Zot, ku mberritem 104 vjet pas Pavaresise.

  11. Simo says:

    Pirdh pirdh se lirohesh. Basha qëndroi dhe e vuri ne vend dinjitetin e shtetit. Ju mbetet te dhjeeere

  12. ALBAN DEGA says:

    Date: June 9, 2016 at 1:03:09 AM EDT
    To: Alban Dega <[email protected]

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! "Ushtare te Partise dhe Shokut Enver" apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte "urata" nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    "USA…. EU…
    We love You
    We love You! "
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder "Bandes se Gangstereve " dhe kunder "kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit " qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin " Ne Saliu, me Saliun, per Saliun " te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  13. populli says:

    hahahhaaa, po kjo eshte pikerisht siç e kishte propozuar PD. Kam nje pyetje te thjeshte meqe sipas jush Basha qenka gjunjezuar; KU ESHTE LU-JA, PO AJO ZONJA QE LESHONTE KLITHMA KERCENUESE NGA AMERIKA, PO AJO KOKPAKREFMJA E BE??? KU JANE SE NUK JUA KEMI NIGJU ZONIN FARE QE MBAS KONSENSUSIT. GJITH PERSONALITETET E BE JAN SHPREH ME URIME DHE VLERSIME KUNDREJT BASHES, po çrendesi ka se per ke, KURSE KTO TRE PERSONA KAN HUM. A do bojn deklarate; sigurisht qe po, po menohen njiher si ta gjejn llafin. yyyyyyyyyyyyyyy

    1. enter"" says:

      ja degjove zerin populli??? ha nje mut te madh tani, sa malet

  14. Illyrian says:

    Që të duket qe reforma në drejtësi funksionon, unë dua të shoh arrestime dhe dënime të profilit të larte.

    Nëse nuk ndodh diçka e tille… vari k…opertonin

  15. ALBAN DEGA says:

    KETA NUK KANE KONSENSUS ME VETVETEN… SI MUND TE KENE KONSENSUS ME TE TJERET !
    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje