Majlinda Bregu: Fitore e grupit pro reformës në PD!

20 Korrik 2016, 15:21Politika TEMA

Ka reaguar edhe deputetja demokrate Majlinda Bregu pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi.

Ajo thotë se është një fitore e grupit pro reformës në Partinë Demkratike.

Deklarata e Bregut:

Ja ku mbërritëm atje ku duhej.

Partia Demokratike do ta votojë Reformën në Drejtësi. Kjo ka qenë dhe është thirrja ime deri në momentin e votës nesër.

Sot jam edhe më e bindur se kam vepruar drejtë bashke me kolegët, sa herë kam thënë se nuk duhet të ketë më asnjë lëkundje për votën pro reformës në Drejtësi, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.

Drafti final që do të votohet nesër është versioni I përmirësuar nga ekspertët e PD, por nuk do ishte I tillë pa mbështetjen e pakursyer të aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE. Deri pak orë më parë kur Komisioneri Hanh propozoi se :

-Roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duhet të ketë një bazë të fortë ligjore në vetë Kushtetutën e vendit

-se ky Operacion do të japë vetëm rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, këto rekomandime duhet të përfshijnë një arsyetim të pozicionit të mbajtur, i cili do të shpjegohet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji”

Ndaj, nesër Partia Demokratike do të jetë në Parlament, për t’i thënë PO me votë Reformës në Drejtësi.

Vota pro reformës në drejtësi është votë pro Partisë Demokratike, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.

Kjo është kohë e përplasjes së të vërtetave. E atyre të vërtetave të thjeshta që duan shqiptarët, si garanci për të besuar se ky vend nuk ka marrë fund!.

Kush voton për drejtësi është gjithmonë në kahun e drejtë të historisë!

9 komente në “Majlinda Bregu: Fitore e grupit pro reformës në PD!”

  1. Dinamovit says:

    Bravo Majlinda,u zbyth cuca e maleve Saleshka,edhe pse do kisha qef ta shihja ne listen e zeze te Amerikes.

  2. Kjo eshte fitore e juaja dhe e sali berishes jo e popullit ju do caktoni gjyqtar prokuror nuk ka me drejtsi ky eshte fundi ktu nuk behet me mori fund shpresa gjithcka ju moret ate qe deshet imunitet ndaj amerikes dhe europes per krimet qe keni ber kjo eshte fitore e juaj jo e popullit..TURP

  3. ILIRET says:

    THIRRJE ERJON BRACES:
    -Mos voto kete pacavure reforme. Kurre mos vafsh ne SHBA apo Europe, nese ben ashtu sic kerkon populli.
    Kjo eshte TRADHETI ndaj popullit. Nenshtrim ndaj Sali Berishes dhe Ilir Metes.

  4. birbo says:

    ky vend ka marre fund….e edhe ju bashke me te….bundra…

  5. xhemal says:

    vetem reforme nuk e shte nderrojni emrin shkruani se behet per te mbrojtur kriminelet dhunuesit hajdutet e politikanet deri dje kishim shprese sot u shua .me siguri do shtohen vemjet ne shqiperi cudi amerika humbi nje lufte jo beteje.fituan burokratet europiane

  6. Jugu says:

    Cfare Bregu ka thene nuk perputhet fare me cfare titulli ka cuar Mero. Bregu ka perforcuar Bashen, Berishen, dhe Meten, se tani duhet ta mbaj mire nese do te jet ne listen e deputeteve.
    U pordh muhabeti. Mero po mundohet ta mbuloj mutin me shurre po eh nuk behet. Rama deshtoj. Meta eshte njeriu me I fuqishem ne vend. Berisha e pa-prekshem. Basha kryeminister se shpejti.
    Fatkeqesi per qytetaret ne pergjithesi por realitet I pa-ndryshueshem.

  7. PD says:

    Perfundimisht mori fund ky popull. Krimi i perfaqesuar nga Sala, Luli e Iliri do te vendosin per fatin e gjyqesorit ne kete vend. Rezultati dihet: perseri si 25 vjet rrjesht, nuk do te ndeshkohen kriminelet politike e ordinere pasi Iliri ben pjese ne 6 en e Pozites, por voten e jep nga 6 e opozites. Ketu eshte thembra e Akilit. Prandaj i thote Sala Ilirit: Rri andej dhe puno per ne. Populli e ka hanger sa kemba. Mire te behet o popull kur nuk e luan veshin e te kalorojne kriminelet me kollare.

  8. krasta says:

    Ca grupi je ti moj dreq
    Ne mes te negociatave del e ben deklarate
    Ne qofte se grupi juaj kandidohet per deputete ne nuk votojne per ju.
    Do votojne me mire per PS se per ju mesalla me dy faqe.

  9. Avqyl Blakçori says:

    Brravo partia demokratike brravo demokrat . Luftuat e fituat kunder oligarkut kunder kelushit SOROSIANE e vegles se krimit EDVIN RAMES . Ha ha ha kujtoi ky bushter se do ti ecte kongullesha siper ujit gjithmone ? Nuk u mjaftua me vjedhjet vrasjet me kriminelet qe i vuri ne pikat kyçe ku mundesia per te vjedh popullin ishte ashiqare e dalun ne driten e djellit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje