Braçe: Basha më në fund pranoi versionin zyrtar të SHBA/BE. Uroj të mos kthejë më mendje!

20 Korrik 2016, 17:44Politika TEMA

Deputeti socialist ErionBraçe thotë se nuk k andryshuar asgjë nga drafti filestar i reformës. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte në Kushtetutë dh embetet në Kushtetutë. Roli i operacionit ndërkombëtar të Monitorimit ishte rekomandues dhe pjesmarrës në procesin e rivlerësimit dhe mbetet i tillë.

Ky me poshte eshte drafti fillestar i Aneksit te Kushtetutes,
Neni B “Operacioni Nderkombetar i Monitorimit”.

Eshte ai draft qe ne morrem nga Ambasada e SHBA ne Kuvend.

Shiheni vete.

Neni B

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit 72

1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Evropian.

2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëshguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për

3. Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:

a) jep rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik;

b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegjii Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet
shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;

c) u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim.

Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit.

ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.

15 komente në “Braçe: Basha më në fund pranoi versionin zyrtar të SHBA/BE. Uroj të mos kthejë më mendje!”

  1. Gano says:

    Ik more lapangjoz, nga rol vendimarres ne rol monitorues te duket e njejta gje ty ?

    1. enter"" says:

      Te lutem, ti kokerr idioti, ku e kishe lexuar qe kishin rol vendimarres?????????????????????

    2. Koli says:

      Hahahahaaaa CHIWAWA

  2. ILIRET says:

    Po mire mor Erjon, deri tani nuk na e keni thene keshtu. Kur ishte keshtu ne projekt, perse nuk ja keni dhene PD-se ta lexoje?
    Cfare kane bere nderkombetaret deri me sot? Kane dhene rekomandime. Vendimet i ka mare Berisha. Perseri keshtu ka me qene? Pastaj pse nuk thua qe ka ndryshuar edhe se kush i ben kualifikimet dhe perzgjedhjet e kandidateve. Ketu drafti ka ndryshuar. Nuk do ta beje Avokati i Popullit, por Sali Berisha nepermjet Bujar Nishanit. Te gjitha portalet e djathta po e thone kete.
    Po qe keshtu, ju dhjefsha juve me gjithe reforme. Dhe mos ejani me tek populli.

  3. Gjergj Aranitasi says:

    Qe te kuptoni saktesisht se cka ndodhur dhe cdo te ndodhe me pas ju sugjeroj te shikoni filmi KOMISIONERI. ..Turp per USA qe u terhoq ne menyre kaq te turpshme sepse per europen dihej…Tashme me rekomandimet klasa kriminale politike shqiptare se bashku me oligarket do fshine b… ndersa europa do ta perdore si argument per te zvarritur pafundesisht futjen e shqiperise me pretekstin qe nuk jane zbatuar rekomandimet e saja e nderkohe nje biznes miliardash do te filloje me emerimet e prokuroreve e gjykatesave….Nese rezulton e vertete qe Merkeli hoqi vizen e kuqe ajo sot u shfaq me cilesine e ushtares se STASS-it apo zedheneses se KATOVICES….

  4. zuss says:

    Larg kokrra kurves bracja. Ne popull rrezikum jeten per rilindjen ju me 21 janar pishit kafe me gjith kryeministrin aktual. Dhe sot ulet breket ju rracen ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  5. Zyber says:

    Doth vendimet I merr prap pd?

  6. Gerti says:

    Nqs eshte keshtu, PD-ja thjesht nuk paska ditur te lexoje mire sepse OMN nuk paska pasur asnjehere fuqi vendimmarrje. Pra e gjithe sherrnaja e 10 diteve te fundit mund te ishte evituar duke i dhene PD-se kete draftin ta lexonte mire.

    Po duhet me qene shume debil o Brace me e besu kete variantin tend!

  7. Lpl. says:

    Nuk ka faj as Braçe ky sistem eshte shume i ngaterruar ky qe ne fillim edhte propzuar i ngaterruar kur ngaterrohen ne lexim te projektit do ndolle hataja ne zbatim , per nje gje i pelqej politikant Shqiptare marrin ligje e sisteme me te veshtirat ne bote si ligji zgjedhjeve taksat gjobat e shume tjera fhe gjithmone ja dalin me sukses eksperimenteve ashtu si komunizmin qe e patem unik ose mbreterine e Zogut edhe ajo ishte unike edhe demokracia jone ishte unike asnje vend ne Evrope sja ka dhene tatpjeten vendit te vet si ne edhe kjo reforme eshte me na mbyll gojen i keni ligjet keshtu thane jeni ne demokraci tani .Çfare duhen ligjet kur mungojne njerezit mungon njeriu Evropjan dhe ska gjasa te ndertohet ndonjehere ne Shqiperi kjo e ben pa shprese njetiu dhe jo ligjet perseri ketu do jemi 50 vjet komunizem gjoja ashtu ngeli si nisi saqe efhe vendet komuniste u habitshin dhe thoshin ky seshte komunizem .

  8. oo7 says:

    Ne qe komentojme , ndoshta edhe nuk kemi plotesishte te drejte.pasi draftin nuk e kemi lexuar ,e si rezultat nuk e dim se c’eshte shkruar me pare e c’eshte dhkruar train. PO nje fakt duhet ta besojme.Ma do mendja se si Amerika dhe BE nuk tremben nga Saliu. PO llogjika ta do se nderkombetaret nuk do ishin vendim marres,por udhezues. Sigurisht deri sa hapen edhe negociatat ,themi se jemi ne rruge te drejte. Populli do ta besoj kur te veprohet konkretisht: 1. Kur te shohe se gjygjtaret e korruptuar ,ata qe i kane pire gjakun popullit do largohen,pasi populli i njeh ne maje te gishtave. 2. Kur me rjepsit , avokatet ,nuk do jene me sekseret midis prokurorit dhe gjykatesit,po do bejne mbrojtjen e duhur sipas ligjeve.3. Drejtesia do jete me popullin ,kur ai qe po flet per fitore,Sali Berisha, te jete me hekura nder duar. PO iu vune hekurat Saliut ,bagetija do shkoi nga prapa. PO nuk u pa nena pa burre ,nuk ka drejtesi dhe c’do gje eshte e kote. Ne populli vetem athere do themi se drejtesia u vu ne vend. PO u hoqen ca cironka, kupthet se c’fare drejtesie kemi . PO me thene te drejten nuk na ha “buza kulac” se do kemi drejtesi. SA per fitore Saliu mburret kote ,pasi drafti eka patur te qarte,po e pranuan tani nga frika . Se si ka punuar PD-ja per kete drafte e dime e nuk na bejne pershtypje fjalet e Saliut,te cilit duhet te mos flase ,ete mos gezohet per piramiden e re qe do ndertojnw shqiptaret ,pasi kjo kerme drejtesi eshte e ndertuar nga ai.

  9. Xhimes says:

    Te gjithë ata qe sado pak e kuptojne politiken Amerikane dhe politiken e BE-ee s dine se perendime ne radhe te pare Amerika i rrespekton shume lideret e vendosur qe mbrojne interesat kombetare te shtetit siqe bëri Lulzim Basha me reformen ne drejtesi dhe i urrejne servilet dhe frigacaket qe për pushtet e për karrik shkelin mbi cdo gje madje njerze te tille jane te gatshem te shkelin edhe mbi gjakun e popullit te vete dhe mbi moralin e familjes siqe bëri Edi Rama vetem te mbete ne pushtet siqe bëri Edi Rama i cili para nderkombetrave i hoqi breget dhe mbeti lakuriqe duke mos e mbrojte ase shtetin dhe ase popullin e Shqiperise!!

  10. Xhema says:

    Te gjithë ata qe sado pak e kuptojne politiken Amerikane dhe politiken e BE-ee s dine se perendime ne radhe te pare Amerika i rrespekton shume lideret e vendosur qe mbrojne interesat kombetare te shtetit siqe bëri Lulzim Basha me reformen ne drejtesi dhe i urrejne servilet dhe frigacaket qe për pushtet e për karrik shkelin mbi cdo gje madje njerze te tille jane te gatshem te shkelin edhe mbi gjakun e popullit te vete dhe mbi moralin e familjes siqe bëri Edi Rama vetem te mbete ne pushtet siqe bëri Edi Rama i cili para nderkombetrave i hoqi breget dhe mbeti lakuriqe duke mos e mbrojte ase shtetin dhe ase popullin e Shqiperise perfundimishte Edi Rama ka kapitulluar sot!!

  11. andromaqi says:

    Jo ore jo, na keni mbushur mendjen deri sot se Berisha dhe PD kërkonin sovranitetin e të mos VENDOSNIN ndërkombëtarët në vetting, se drejtësia mund të pastrohej vetëm nga një ONM me përbërës gjerman dhe amerikan, se vetëm një ONM mund të jetë e paanëshme dhe përzgjedhëse etj etj. Të gjitha këto u bënë shkrumb e hi dhe na mbeti një organ vendimmarrës bipartizan, bile tripartizan po të llogarisim dhe Like floririn. Të mos përmend dhe shtimin e kompetencës së B. Nishanit si president i cili as nuk është përmendur fare gjatë këtyre ditëve. Sala u riciklua dhe deklarimi i tij sot është ai i një triumfuesi. Rama u zbulua një karakter i dobët, i cili për hir të pushtetit bashkohet dhe me horrat dhe bën hasha interesat e shqiptarëve.

  12. edi says:

    …ky tipi..pelikani kacurel beri nji mut te madh ..dhe tani e servir per recel …!. Turppppppppppppppppppp!…….

  13. katarakti says:

    Mire Braçe. Por a ka mundesi te me thuash se çfare do te ndryshoje konkretisht nga neser e tutje ne sistemin shqiptar te drejtesise?! Gjin Gjonet e kompani a do te vazhdojne te bejne “drejtesi” apo do te japin llogari?! Se ka 2 vjet qe kjo maxhiorance ia ka bere koken daulle miletit per kete reforme. Edhe ajo vete eshte shperqendruar nga puna e saj kryesore, siç jane rritja e mireqenies, forcimi i rendit, hapja e vendeve te reja te punes etj etj. Se po me duket se u rrah uji ne havan kot na si koti gjate 2 vjeteve dhe jemi po aty ku kemi qene! A ia vlente valla barra qirane gjithe keto energji te humbura, bashke me 2 vjet rremuje dhe zallamahi. Ne rast se ke mundesi, ose di ndonje gje me shume se ne komentuesit e zakonshem, te lutem shume na ndriço edhe ne te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje