KOMENT/ Berisha ka vendosur të gëzohet si “antiperëndimor” në këtë betejë

20 Korrik 2016, 16:15Politika TEMA

Nga Mero Baze

Pas dorezimit të Lulzim Bashës, për të votuar reformën në drejtësi, ajo që bën përshtypje është se Sali Berisha po përpiqet ta përjetoj votën “pro” reformës, si triumf ndaj perëndimit.

Në deklaratën e tij, pas dorezimit të Bashës, Berisha ndryshe nga të tjerët, e vuri theksin tek fakti që “gjyqtarët do ti emërojnë shqiptarët” dhe jo të huajt.

Edhe pse e gjitha është një fjali spekulative, ajo që bën përshtypje, është fakti se Berisha ka vendosur të gëzohet si “antiperëndimor” në këtë betejë dhe jo si një politikan shqiptar që lufton për një drejtësi të balancuar.

E vërteta është se ndërkombëtarët nuk shmangen nga asnjë rol që kanë pasur në projektin e zonjës Nuland. Ata kanë veton e tyre për çdo listë të zezë që hartojnë, pasi lista e zezë e tyre, duhet të hidhet poshtë me 5/6 e anëtarëve të Komisionit Ad Hoc.

Por dhe sikur të ishte ndryshe, Shqipërisë nuk i takon të mburret se i ka thyer hundët Perëndimit. Berisha po e bën këtë me karshillëk, dhe po e bën për të inkriminuar mes të tjerash PD, si një parti antiperëndimore.

Pasi tentoi ta çonte Bashën në gijotinë dhe ta fuste në listën e zezë të SHBA, tani po përpiqet të paraqes gjithë PD si një repart muxhahedinësh, që po festojnë fitoren fallco mbi perëndimin. Dhe duket se e gjitha vjen nga zemërimi që nuk mban dot, ngaqë nuk ja doli ta mundte Perëndimin.

12 komente në “KOMENT/ Berisha ka vendosur të gëzohet si “antiperëndimor” në këtë betejë”

  1. Or lene ket malokun po shif ramen qe toleroj maloku e kreu misionin e beri detyren fitoi betejen e families tij kjo reform eshte anti-shqiptare nuk perfaqson asgje populli humbi ne ket mes dhe nja 30 vjet ky sistem i kalbur do jet

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ka teseren e kuqe ne xhept akoma ai Mero.. I iku koha dhe mbas meje qameti u befte.. Kjo eshte dhe ka qene motoja e tij..

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ajo qe nuk ma mbush mendjen me kete draft qe do aprovohohet eshte pikerisht gezimi dhe ngazellimi i sales, dhe kur sala eshte i ngazellyer te gjithe hajdutet, vrasesit dhe kriminelet e te gjitha kraheve jane 10 fish te gezuar. Nje tjeter fakt qe ky draft duket si as mish as peshk eshte fakti qe Ngjela nuk eshte prononcuar akoma. Po pres cdo thote nqs ka ndonje gje per te thene por mesa duket per te dhe per te gjithe te tjeret kjo reforme eshte amnistia me e madhe e krimineleve qe eshte bere ndonjehere ne glob. nje amnisti per 25 vjet plackitje vrasje dhe degradim moral ekonomik dhe shoqeror qe i eshte bere ketij vendi.

  4. LORA says:

    Je brilant ,Mero vellai.
    Nje zhbirilim te tille zor se mund t’ja bente edhe dr.Ylvi Vebiu.
    Falnderim zemre per stoicizmin tend profesional dhe moral,ne betejen e gjate te kesaj reforme fundamentale per fatin e shqiptareve.

  5. kol kalemi says:

    Jo jo, nuk eshte keshtu. Berisha, Nishani, Meta dhe Luli jo me kot pershendeten njezeri akordin e arritur kurse Rama u “lexua” qe kur lexoi deklaraten se ishte bere meit. Ja ti shpjegojme me radhe se perse e fituara ne kete reforme eshte klasa politike, Pd dhe jo shqiptaret qe shpresonin te permbysnin nga themelet sistemin e kalbur te drejtesise, ate sistem te kapur nga POLITIKA dhe Korrupsioni.
    1. Pd kerkoi votim me 2/3 te organeve te drejtesise dhe ja arriti.Pse eshte fitore e PD? sepse arritja e 95 votave eshte teper e veshtire ne parlament dhe per te arritur korumin, palet do hyjne ne pazar me njera tjetren.Me lesho ketu, te leshoj atje. Pra nga nje reforme ku drejtesia do mbahej larg politikes, tani kemi nje Drejtesi te kontrolluar 50% nga mazhoranca dhe 50% nga opozita. Ku eshte ndryshimi?? Lesh
    2. Pd ja arriti te instaloje parimin e paritetit ne te dy komisionet e vleresimit te kandidaturave ne Kuvend(6+6 dhe 3+3) A nuk eshte ky pazar dhe kontroll fifty -fifty i Drejtesise?
    3. PD ja arriti te reduktoje rolin e ONM thjesht ne r-e-k-o-m-a-n-d-u-e-s!! dhe i hoqi kompetencen vendimarrese per te qene FILTRI I PARE (sic predikonte Rama) duke seleksionuar dhe mosmiratuar hyrjen ne list te kandidaturave me probleme(korrupsioni ose anesie politike).Tani ONM ka vetem nje rol monitorues te mirefillte.Po kush pjerdh nga rekomandimet e nderkombetareve ketu?? Sa rekomandime vijne nga BE, OHDIR, KE dhe bjene ne vesh te shurdhet???
    Nisur nga keto tre pika, eshte e qarte se nga kjo Reforme ajo qe perfiton eshte klasa politike e cila ka akses te barabarte ne kontrollin e drejtesise ne vend. Pra ka siguruar pandeshkueshmerine e saj.
    Fituese eshte dhe PD e cila, sado antiberishste te jemi, duhet ta pranojme.Pd ja arriti te mbroje dhe realizoje kauzat e saj:
    -triumfoi ne piken per sovranitetin, sado qe ne eperqeshem si parim enverist ne epoken e integrimeve
    -triumfoi ne piken e konfirmimit te te drejtes ankuese te atyre qe rrezohen ne procesin e konkurimit
    -triumfoi ne pajtimin e draftit me kushtetueshmerine e vendit duke u lene nderkombetareve thjesht rolin e monitoruesit..dmth e atij qe i ben fresk komisioneve politike te Kuvendit.
    Kush ja dhuroi fitoren Pd?
    Kemengulja e saj
    Nuland me formulen hibride
    Han i cili njeanshmerisht, pa perfshirjen e amerikaneve, arriti akordin me PD
    dhe….Rama! Po po, mos u habisni! Kur Rama tha se “Pd te arrije marreveshjen me nderkombetaret-USA/BE, une si heq asnje presje. Kjo ishte terheqje, shkelje syri.dmth ju te PD po e rregulluat me nderkombetaret, une jam dakord. Rama kishte shprese se nderkobbetaret do te qendronin, do mbronin vijen ekuqe. Por Evropi dhe amerikoni nuk mund te komplikojne ineteresat afatgjata me tekat e politikaneve kokeshkemb te Ballkanit.Ata jane pragmatiste dhe leshuan pe.
    Pse nuk ka dale zoti Lu te pershendese marreveshjen? Nuk u ben pershtypje??
    E GJITHA ISHTE NJE TEATER! Klasa politike dhe ortaket e tyre nderkombetare jane bashke! Populli te rroje se eshte SOVRANI dhe te festoje ore se u arrit dilli.Hhehe , bini daulle, bini çifteli!!
    Kush ja beri kete

  6. inf says:

    fytyre pleh hajdut spiun tradhtar rrugaç njeri i hynit e litarit nji ARMIK I BETUM
    nji fundrrine nji ish komunist zgjeps qe per kafe futi nexhi mrena e vet me
    VILA PALLATE APARTAMENTE PARA TROJE VILA NE DET VILA NE BJESHKE E KU TA DI UN
    dhe harron se zoti vonon ^por nuk harron
    Kerme era Cjap i Eger i vjen ketij rroskopi qe eshte rrit me shurre delesh e zorre pulash
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyy halabak Perendime do ta shkerrdheje rracen ty dhe tet biri e tet bbije
    O KODOSH O PALACO O VRASES O KREMINEL O HAJN O PIS NJERI

  7. DETARI @ says:

    Me kete rast ,nderkombetaret ‘kopsitin’dosjet e ketyre spiuneve te NATOs !
    Tek dita lexoni Terbimin e Lubonjes !
    ( drejtesia ne duart e nderkombetareve, moment zije per Shqiperine ).
    Emagjinoni se cfare shqiptaresh ndodhen mes nesh !

  8. alphade says:

    Berisha dhe berishistet e bashistet nuk duhet asesi ‘i shpetojne ballafaqimit me ligjin !!!

  9. Lennard says:

    Besoj se ju kujtohet te gjitheve ,kur u votua referendumi per kushtetuten ne vitin 1994 ,ku megjithe maskaralleqet dhe kombinacionet Sale Gerdeci mbeti ne shifren 40%,megjithate Proklamoi FITORE se 40% eshte LOKOMOTIVA. e Perparimit!!!!????.Pra ky Kameleon i peshtire e ka zakon qe hurin ne SUME e quan LEZET te madh.
    Jam dakord me komentuesin Detari per Lubonjen.Po desha te sqaroj se Ai nuk eshte shqiptar po ÇOBAN i lindur ne Shqiperi dhe prandaj nuk ka asnje ndjesi shqiptare po eshte ne unison me bajgat antishqiptare.

  10. andromaqi says:

    Siç kanë arritur punët vetëm një referendum mbarëpopullor e ndan shapin nga sheqeri. O varianti Nuland-PS, o varianti Hahn-PD.

  11. Xhardinieri says:

    Mjer ky popull sec ka heq. Mjer ky popull sec do heq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje