Qeveria hap dyert e administratës, duke shpallur 600 vende të lira pune. Kandidatët që kanë ambicie për të konkurruar për punë në administratë mund të jenë pjesë e shërbimit civil, por ata nga jashtë duhet të plotësojnë disa kritere. Bëhet fjalë për vende të lira pune në ministri, por dhe drejtori të ndryshme në rrethe. Po ashtu, pozicionet janë nga më të ndryshmet, si në nivel drejtuesish dhe në nivel ekspertësh, shkruan Sot. Sa u takon zonave ku kërkohen punonjës mund të përmendim Kukësin, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Dibrën, Fierin, Korçën etj. Kushdo që është i interesuar, te faqja në internet e Departamentit të Administratës Publike është e plotë lista me vendet e lira të punës.
Kriteret dhe dokumentet
Për të gjithë të interesuarit, kushti i parë është arsimi, i cili varet në sajë të pozicionit, duke filluar nga “Bachelor” në “Master Shkencor” dhe “Master Profesional”. Një tjetër kusht për të interesuarit është se duhet të kenë disa vite përvojë dhe kjo në varësi të pozicionit. Kandidatët duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh të nevojshme, si Fotokopje të letërnjoftimit (ID); vërtetim të gjendjes shëndetësore; vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; vlerësimin e fundit nga eprori direkt; vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. Afati maksimal i dorëzimit të dokumentacionit për lëvizjet paralele në administratë është data 1 shtator 2016, ndërsa afati i dorëzimit të dokumentacionit për ngritjen në detyrë është data 6 shtator 2016. Pas dorëzimit të dokumentacionit, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë. Ndërsa gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë. Në administratë më shumë kërkohen për t’u punësuar përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, përgjegjës i Sektorit të Zhvillimit Urban, përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Kompetencave, përgjegjës i Sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave.
Vende të lira pune në faqen e SHKP
Përpos DAP, edhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka shpallur mbi 2 mijë vende të lira pune në 65 qytete të gjithë Shqipërinë. Këto vende të lira pune vijnë nga sektori privat. Në faqen e SHKP, çdo kandidat mund të kërkojë pozicionin e punës që i përshtatet, duke plotësuar të dhënat paraprake. Vendet e lira të punës kryesisht janë: Roje sigurimi, Tiranë; inxhinier shpimi puse nafte dhe gazi, Fier; inxhinier për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, Tiranë; pedagog drame, Tiranë; drejtor shkolle, Tiranë; ekonomist për menaxhim, Tiranë; normist, Korçë; punëtor duro – alumini, Durrës; elektroaut për automjete, Tiranë; rrobaqepës, Vorë; kontabilistë, Tiranë; ekonomist finance dhe banka, Tiranë; Kamarier, Vlorë. Fillimisht, për të aplikuar për punë online, duhet të regjistrohesh pasi të kesh hyrë në faqen e SHKP, plotëson CV online dhe zgjedh vendin e punës për të cilin interesohesh. Për më tepër, të interesuarit mund të vizitojnë uebsiten: puna.gov.al.
Titulli nuk eshte i sakte: Administrata nuk ka mbi 2600 vende pune. Duke lexuar lajmin kuptohet se administrata ka 600 vende pune dhe mbi 2 mije te tjera jane ne sektorin privat dhe jo ne administrate.
Jua kam shkruar nje koment, por nuk doni ta botoni. Administrata ka 600 vende pune dhe jo 2600. Dymije te tjera jane ne sektorin privat dhe jo ne administrate. Titulli i lajmit eshte i gabuar. Eshte vene me qellim qe te terheqe vemendjen.
Me Baxhellor, jo me me Bachelor. Mo i ngateroni gjerat.
Ne 8 vjet eksperience ne shtet, nuk kam pare 1 here te vetme nje konkurs ku fituesi mos jete i paracaktuar. Kur i ploteson kushtet formale te konkursit, ja ben hallall, mirpo tani as kriteret baze te deklaruara si arsimi apo vjetersia ne pune nuk zbatohen per ate qe shpallet fitues – anashkalohen permes marifetesh.
Do mjaftonte nje fushate kontrolli se si behen rekrutimet dhe do degjonit gallata pastaj.
Eshte e vertete qe fituesit jane te paracaktuar.
Skandalet nuk kane te sosur. Ketej kerkohen njerez me master e me gjuhe te huaja ketej na kerkojne perkthim dhe noterizim dokumentash. Ateher hiqeni kriterin e gjuhes se huaj ne administrate. Kam perkthyer njehere nje dokument tek noteri qe SHQIP nuk u merrte vesh. Mire qe ai zoteria dinte pak italisht dhe keshtu mbaruam pune se po te ishte per perkthimin e notereve tane me google translate do isha ende ne rradhe duke pritur te mbaroja pune.
Thanks.