Pas gati dy vitesh në dyert e gjykatave për Kalanë e Lezhës, Ministria e Kulturës duket se e humbi betejën e saj ligjore për të mos lejuar subjektin privat të vërë në jetë projektin e 4 viteve më parë, që parashikonte ndërhyrje në kala.
Por kjo histori nuk do të mbyllet këtu. Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, në një intervistë për Top Channel sqaron se beteja për drejtësi do të vijojë.
“Ministria e Kulturës do të vazhdojë të ndjekë të gjitha hapat ligjore të parashikuara në lidhje me kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë e po të jetë e nevojshme edhe Gjykatës Kushtetuese apo dhe më larg. Ne do të ndjekim gjithashtu hapat ligjorë edhe për të gjetur përgjegjësitë apo papërgjegjësitë e atyre funksionarëve të gjyqësorit, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi profesionale”, tha Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës.
Por çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre viteve në Kalanë e Lezhës, e çfarë do të ndodhë pas dhënies së vendimit nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila i dha të drejtë subjektit privat të ndërtojë në Kalanë e Lezhës një hotel dhe një restorant?
“Ministria e Kulturës dikur nuk ka lidhur kontratë me subjektin privat, ndaj ky i fundit, ndonëse ka fituar këtë proces gjyqësor, nuk do të thotë që duhet të fillojë punimet në lidhje me realizimin e projektit të tyre. Ne mbetemi ende në pritje të vendimmarrjes së gjykatës në lidhje me vendimin e KKA-së, si dhe mbetemi gjithmonë në pritje të vendimit të Ministrisë së Kulturës për të lidhur kontratën me subjektin”, thotë më tej Kokona.
Pas kësaj, duket se Ministria e Kulturës do të jetë më e kujdesshme në kriteret për përzgjedhjen e subjekteve private, që në të ardhmen do të mund të marrin me qira apo me partneritet publik-privat këto pasuri kulturore.
“Kemi përcaktuar shumë qartë në këtë udhëzim, që histori si kjo e Lezhës, apo shembuj të privatëve që abuzojnë me vlerat e trashëgimisë kulturore të mos ndodhin më”, tha Elira Kokona.
kjo eshte qesharake ,kalaja e lezhes apo cdo kala eshte pasuri kulturore e kombit shqipetar,,nuk e kuptoj qe dikush ka bere denoncim shtetit dhe ka fituar me ligj qe te ndertohet hotel ne kala,,kalaja nuk ishte pron e dikujt qe ja mori shteti me zor dhe u be gjygji dhe fitoj ish pronari ,..atehere dhe une do i bej denoncim shtetit per kalane rozafa dhe te fitoj dhe une gjygjin me shtetin dhe kalaja te behet prone e imja,. nje cop tjegull te thyer gjeti pronari im dhe i bllokuan gjith punimet u deklarua menjehere zone arkilogjike ,,, por atje ne shqiperi duan te bejne kalane barkafe…
Bravo Elira, mos i lejoni vandalet te shkaterrojne trashegimine kulturore, Tung
Kjo gruaja qe ka dale te flase eshte shkaku i deshtimit te atij gjyqi. . Kjo eshte hajdutja me e madhe ne ministri te kultures dhe nje e paafte epike. Eshte ne ministri te kultures si seksere e ministres dhe e allishverisheve te veta. Ne nje seance gjyqi qe me ka qelluar te marr pjese ku kjo kokona qe avokate, jemi shastisur me kopacet qe nxirrte nga goja. Investigoni se mos kane marre ndonje dore te mire nga ia i Lezhes .
Gjygjin e ka shitur ministrja e kultures. Nuk ka derguar perfaqsues ligjor dhe asnje dokument mbrojtes. I gjen ne internet te gjitha. Tani vazhdon te mashtroje shqiptaret se do ta mbroje. Po pret te harrohet perseri. Gjergj Gjoni, nje personazh ordiner, pasi ka blere Neritan Ceken, Luan Perzhiten, Roland Ollin, Apollon Bacen, Aldo Bumcin dhe Zhitin, bleu dhe Kumbaron. Ka bere ndonje pune ministrja pervec se eshte ngopur ne leke pasi ka krehur floket??? Thone edhe qe pas ketij eshte Meta qe do te privatizoje. Shqipri kurvash mei llaf.
Sa keq! Dhe te mendosh se juristi i ministrise as qe eshte paraqitur ne gjygj… Hipokrizi e madhe!
Trashegimine kulturore ska te drejte ta preki askush MK thjesht po mbron kete gje por komentet negative vijne nga ata persona qe nuk kuptojne asgje ose jane ato/ata qe i Kane hequr nga MK Se ishin te paafte dhe kishin blere vendet e punes me lek ….