Nga Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës
Kur sistemi gjyqësor vendos në të kundërt të interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!!!
Ky nuk është denoncimi i një pale të humbur në një proces gjyqësor!
Këto nuk janë fjalët e një politikani në kontekstin e reformës në drejtësi!
Këto janë faktet e shëmtuara të një realiteti që ka humbur orientimin e vlerave që mbart!
Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013?
Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të Trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhërat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe, me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave.
Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimarrje në gjyq dhe, gjykata e shkallë së parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.
Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe gjykata administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos:
Mospranimin e ankimit te paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore.
Më këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa liçencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë.
Vlerat kulturore jane ajo çka i detyrohemi brezave. Detyrimi për të njohur ligjet që i japin një trajtim special këtyre vlerave duhet të njihet, të zbatohet e të interpretohet kryesisht nga trupa e gjyqësorit.
Në vite kemi parë sesi
Butrinti antik është shkëmbyer me tokë djerrë dhe jepej në kompensim!
Kulla e Kalasë së Elbasanit është privatizuar ;
Janë privatizuar parcela e godina në Apolloni e Ksamil, etj.
FAKTI
Në vitin 2010 një subjekt privat ka hartuar një projekt për restaurimin, rigjallërimin dhe rivlerësimin, e kalasë së Lezhës. Kjo iniciativë private është paraqitur pranë sekretarisë Teknike te KKR-se, në IMK e në atë vit, për t’u shqyrtuar dhe më pas për t’u miratuar në KKR.
Nuk ka asnjë justifikim të faktit se në cilin kontekst ligjor, strategjik, moral e profesional një organizëm publik shqyrton një kërkesë private e cila në thelb ka si qëllim ndërhyrjen në një vlere kombëtare.
MTKRS e kishte filluar procedurën për dhënie qeraje ndërkohë që
– nuk e administronte kalane (në atë kohë në administrim të Bashkisë Lezhë);
– nuk kishte një strategji të administrimit të vlerave kulturore
– nuk kishte asnjë vlerësim paraprak mbi fatin e atyre pasurive kulturore qe ishin dhënë me qira megjithese kishte fakte te qarta mbi keqvleresimin e keqadministrim e pasurive kulturore
Theksojmë që ky veprim nuk u zhvillua në kuadër të një procedure rijetëzimi, procesi formal i së cilës, qoftë edhe i paplotë, do të fillonte veç në 2011.
Ato vendimarrje sillnin pasoja shume të rënda për trashëgiminë kulturore
– shfrytëzohej pa asnje kriter pasuria kombëtare – një prej më të vlefshmeve që kemi
– shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nëntoka duke hequr monopolin e caktuar me kushtetutë të shtetit mbi pasurine nëntokësore – kjo në dëm edhe të ekspeditave arkeologjike, nga më profesionalet, të cilat aktualisht janë pezulluar si rezultat i kësaj situate absurde të paligjshme e amorale.
– fitonte të drejtën ekskluzive për të shkatërruar pasurinë e brezave dhe memorien tonë historike (përfshirë të famshmen portë të restauruar nga sulltani )
Në këto kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve me bindje të plotë dhe me procedurë krejt të ligjshme në vitin 2013- 2014 i shfuqizoi ato.
Por fatkeqësisht pas 2 vjetësh nëpër dyert e gjykatave, me dëshpërim mund të them se kjo tentativë e shërbimit publik të administratës për të vënë në vend një padrejtësi kombëtare nuk u krye me sukses.
Interesi privat vazhdon të mbisundojë.
Të paktën në këtë rast që denoncojmë, shërbimi i dhënies së drejtësisë nuk njeh paligjshmëri, parregullsi apo sensibilitet në administrimin e vlerave kombëtare por vazhdon të na zhgenjejë të gjithëve me qëllimet që përndjek.
Shërbimi gjyqesor është shërbim publik. Efikasiteti i tij sigurohet me sigurimin e një tërësie standartesh, zbatim parimesh e rregullash të cilat nuk janë qëllim në vetvete por që kanë vec një qëllim, të sigurojnë respektimin e të drejtave në një shtet të së drejtës.
Në rastin konkret jemi në kushtet evidente të një interesi publik të cënuar rëndë nga mosfunksionimi i një shërbimi publik.
Asnjë rresht i vendimeve të gjata të shkalles së parë dhe apelit që morën kaq kohë për t’i dhënë, nuk merr guximin të thotë se MK në shfuqizimin e vendimit të dhënies për “rijetëzim” të një kalaje shekullore, me një projekt të pamiratuar nga KKR në kuptimin e një procedure të ligjshme, të ketë shkelur ndonjë ligj.
Ne leximin e vendimeve mesazhi që jepet është :
Administrata publike mund të shkelë ligjin dhe të keqadministrojë vlerat publike pasi me një interpretim të shtrembër të ligjeve fiton e paligjshmja; jo profesionalizmi; shitja e vlerave.
SKANDALOZE!
Gjykata e cila duhet të ofrojë një shërbim cilësor në mbrojtje të të drejtave Kushtetuese, duke garantuar paanësinë dhe pavarësinë e saj në vendimarrje provon edhe një herë që përligj paligjshmërinë me vendimet e saj.
Në vendimin e saj Gjykata keqinterpreton ligjin, prek dhe cënon rëndë interesin publik, kur në vetvete qëllimi i gjyqësorit është vënia në mbrotje e këtij interesi.
Mirëpo Ministria e Kulturës,
që respekton ligjet dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjeloje mbi veprimtarinë e administratës publike,
nuk mund të rrijë indiferente dhe të mos verë në dijeni qytetarët dhe organet kontrolluese të veprimeve të gjyqesorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore po cënohen PAPERGJEGJSHMERISHT
Per te gjithe ata qe prisnin si me magji te zhdukej korrupsioni, e cdo gje e keqe ne kete vene menjehere pas zgjedhjeve te 2013.Po s’u be reforma ne drejtesi ,e keqja e ngulur per 22 vjet nuk c’rrenjoset .Edi Rama per momentin ka celsat e kashtes.Ky vend eshte i kapur nga te gjitha anet…
BEQIRAT SUNITOSHQIPFOLES te ISIS shkaterrojne ate pak histori qe i lane shqiptaret autochtonus kristiane Shqiperise……………….fatale!
????
ANTUSHQIPETARI KA VETEM NJE EMER BERISHA ,J CJLJ NUK NGOPET PA E SHKATARRUAR KETE VEND . REFORMA DUHET ORGJENT ,PER TI THENE STOP. SHKATARRIMIT TE METEJSHEM TE VLERAVE HISTORIKE TE KETIJ KOMBI. MBRETI OTTK I GJERMANISE , E BERI GREQINE ,SI NE KOHEN E HELENEVE, DUKE I RESTAURUAR TE GJITHA OBJEKTET HISTORIKE ,ME QELLIM KTHIMIN NE IDENTITET TE TYRE.ME MIRE TE KISHIM NJE TE HUAJ ,QE TA QEVERISTE KETE VEND ,SE SA KETO KRIMINELA TE PAPARE .
IMAGJINONI nese kta plera e mostra qe kan mar vendin mas 90tes do ta mernin ne dor SHQIPRIN direkt mas lufte se çfar do ndodhte,vall a do egzistonte SHQIPRIA ne ditet e sotme.
Ministrja e Kultures harroi te thoshte se ministria qe drejton nuk ka derguar asnje here juristet ne kete gjygj. po keshtu vendimi i Apelit ka kohe qe eshte dhene por ministrja e ka mbajtur te fshehte kete lajm. Tani pa aftesine e saj ja faturon gjygjesorit. nuk eshte e ndershme kjo menyre shmangje te pergjegjesise.
Ku jane trimat Lezhes ,qe per nje pllakate restaurimi qe ishte bere 400 vjet me pare. U cuan ne proteste vetem se ishte ne gjuhen Osmane. E cila eshte nje gjuhe e paperdorshme sot. Tani i shkaterrohet kalaja dhe fshihen te gjithe si miu. Del qarte se sulltan Sulejmani e ka mbrojtur kalane, po ashtu dhe pasuesit e tij. Dhe lezhjanet po e shkaterrojne. Ptu rrace e poshter. Hipokrit me dy fytyra.
Nje popull qe shkatarron trashegimine kulturore…nuk eshte popull…eshte bageti…sunitat e shkatarrun ke te popull…
E njejta histori plot shkelje antiligjore, abuzime dhe korrupsion ka ndodhur me kalane e Lekursit dhe ate te Petreles. Pse nuk i permend Kumbaresha qe eshte direkt kumbara e korrupsionit per Kalane e Lezhes? Apo se ato i ka dhene keshilltari i Rames, antari i Keshillit te Restaurimit te Kumbareshes, Shkreli i babezitur ndersa Lekursin e ka privatizuar ish deputeti i Ps, sot deputet i LSI
Segmenti me i erret historik i kultures do te mbetet periudha Kumbaro. Nga pllaka e Sulltanit, tek prishja e impiantit Di Bosio, tani edhe shitja e kalase se Lezhes “me demek ka humbur gjyqin me privatin” Dihet shume mire qe privati u kujdes per Kumbaron qe juristet shteterore te mos e dinin se kur behet gjyqi dhe per cfare behet. …
Censura e Meros o burra
Prandaj edhe me vjen per te qeshur kur degjoj shqiptaret te ankohen. Sepse thjesht e bukur po korrin ç’ka kane mbjelle e po mbjellin ne keto tre dekadat e fundit – asgje me pak e asgje me teper.
Shqiperia nese s’do te ishte djegur dy here (ne fillimin e viteve 90′ me rrezimin e Socializmit si dhe ne 97′), do te ishte sot nga vendet me te begate ne Ballkan.
Ndaj njerez, mos dirdhni lot e mallkime por reflektoni thelle e pervishni menget!
Andrea Radi
Ka humbur gjyqin Ministria e Kultures kunder nje privati i cili ka marre kalane e Lezhes !? Nese Kumbaro eshte e “paster” ne kete pune duhet qe ne cast te jape doreheqjen sebashku me eunuket e saj juridike. I paguhet nje rroge e supermajme dhe nje sere bonusesh nga taksat tona dhe seshte ne gjendje te mbroje trashegimine publike? Nga nje privat? Pazotesia e saj ka qene evidente prej fillimit po jo deri ne kete pike. Doreheqja dhe ndjesa do te ishte minimumi. Por edhe une besoj qe Mirela “nxorri” inatin e pllakes se Sulltanit duke e shitur kalane nje privati !!!!!. Holy smoke cben bakshishi me shume zero. Shpresoj qe kunati i saj si shef finance ne Ministri Kultures tu kete shperndare ndonje cope edhe juristeve “te paafte”.
Dy here e lexova artikullin dhe akoma nuk e kuptova perse behej fjale. Cfare problemi konkret dhe cilet subjekte jane perfshire ne kete proces gjyqsor!?! Perse behet fjale??? Cfare kerkon konkretisht Min. e Kultures? Ku konsiston ky vendim i padrejte i gjykates? E vetmja gje qe u tha qarte, ishte se Kalaja e Lezhes paska qene dikur nen administrimin e Bashkise se Lezhes! Vetem per kete fjali mund te komentohet: cudi, si nje monument kulture qenka nen administrimin lokal, dhe jo ate shteteror qendror, te institucionit te caktuar?!? Por per problemin aktual as u morr vesh gje!!! Nejse, gazeta u mbush, dhe disa komnetues shfryne dufin e tyre me tema qe nuk kishin lidhje me problemin ne fjale!
Nuk e ka humbur gjyqin Kumbaro, por e kemi humbur te gjithe ne qe jetojme dhe brezat e ardheshem. Keto palo gjyqtaresh duhen mberthyer ne shtyllen e turpit dhe te peshtyhen nga te githe ata njerez qe kuptojne se cfare vlere kane keto objekte.
Shteti ligjor ka te drejte ta mbroje deri dhe me angazhimin e forcave te armatosura nje trashegimi te tille.Na tregoni ju lutem interesave te kujt i sherbeni dhe sa me shpejt jepni doreheqjen.
Nje vendim gjykate ka nje afat qe te kundershtohet ne nje instance me te larte gjyqesore (ne kete rast ne Gjykaten e Larte). Ne rast se pala qe ankohej, ministria, (juristi i ministrise nuk ndodhet diten e betejes), – ministria e merr vesh rezultatin e humbjes nga njoftimi me leter dhe kjo zgjat tri dite. Me sa dij une zonjes Kumbaro i kishin mbetur dhe shtate dite per kundershtimin. Ajo priti te iknin edhe ato shtate dite dhe diten e tetë na dha kushtrimin dhe lajmin e pikellimit. Jam kurioz te dij, cilën gjimnaziste ka ndermend Rama të emërojë ne vend te…? Apo do te mbaje Kumbaron? E po qajeni dhe kalane e Krujes pas pakë!