Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve, raporton Gazeta Express.
Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.
Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters:
“I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.
Ky koment është bërë me shenjat emoticon, gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.
“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”, ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.
Në dokument thuhet se Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë dhe në ndertimin e autostradës.
Buzhala ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook.
Tutje, agjencia nderkombtare, potencon se Berat Buzhala është në krye të portalit të lajmeve gazetaexpress.com i cili është portali më i madh në Kosovë me më shumë se 1 milion vizita në ditë, dhe i cili gjithashtu ka kritikuar kosovarët që iu bashkuan luftës së xhihadit krah Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
“[Ministria duhet] të sigurojë se hapa të nevojshëm do të merren për këtë person në përputhje me ligjin,” shkruan në letër, e cila shoqërohet nga një screenshot të komenteve të Berat Buzhalës në Facebook.
Letra e ambasadës, e cila është parë nga Reuters, po ashtu citon një ligj të sapo përditësuar të Kosovës i cili ua ndalon qytetarëve të vendit që t’iu bashkohen konflikteve jashtë shtetit.
Në letër, ambasada po ashtu ka thënë se ligji përcakton se komentet nga njerëzit siç është Buzhala “do të dënohen me dënim me burg prej gashtë muaj deri në pesë vite burg.”
Disa vende të Ballkanit janë përballur me presion nga Ankara për t’i mbyllur shkollat private që kanë lidhje me Fethullah Gulen, klerikun mysliman që jeton në ShBA, e i cili akuzohet nga Ankara për orkestrimin e tentim puçit të 15 korrikut.
Kosova thotë se deri më këto momente nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë nga Ankara. Mediat vendase të Kosovës e kanë cituar ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin javën e kaluar duke thënë se Kosova nuk ka plane që t’i mbyllë shkollat me lidhje të Gulenit.
Mbetet e paqartë se çfarë hapash do të marrin autoritetet kosovare për letrën diplomatike të Turqisë. Zyrtarët e ministrisë së Jashtme në Prishtinë nuk kanë komentuar për këtë rast.
Buzhala ka thënë se nuk është informuar për letrën e ambasadës, por se e ka parë një fushatë online kundër tij nga uebsajtet islamike duke kërkuar arrestimin e tij.
“Kjo demonstron arrogancën e Qeverisë turke ndaj vendeve të vogla siç është Kosova, duke dëshiruar t’i detyrojë ata të nënshtrohen politikisht dhe në gjyqësi, përveç nënshtrimit ekonomik,” tha Buzhala.
“Është e paimagjinueshme se si një Qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të komenteve satirike,” tha ai.
Në Bosnje, ku shkollat e sponsorizuara nga Gulen, janë hapur që nga lufta e vitit 1990, ambasadori turk, Cihad Erginay, u bëri thirrje javën e kaluar zyrtarëve dhe prindërve që të veprojnë kundër shkollave të cilat cilësohen si “organizata terroriste”.
Zyrtarët në Bosnje ende nuk kanë reaguar.
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, thuhet të ketë kërkuar gjatë vizitës së tij në Sarajevë vitin e kaluar që shkollat e Gulen të mbyllen.
Oj Cike apo Cuce, degjo para 4 vitesh festuam 100 vjetorin, zgjohu pak se Porta LArt esht zene nga myku. Ne kete bente pjese dhe Kosova asaj kohe. Edhe pse ka turqeli e flasin turqisht ca qytetar te vjeter (i thencin vetes) andej nga Prishtina nuk do te thote qe ju te beni ligjin. Kosova eshte shtet i lire dhe demokrat nuk denon fjalen e lire si puna juaj. Ne mesuam 500 vjet prej jush tani mesoni pak nga ne. Ataturku shpalli republiken duke varrosur per gjithmone sullton haremin pra shihni te porta e juaj e pas meruni me “miletin”, se na bie me i dhen te drejt Tfgs1 edhe pse esht rrot .ari komplet.
Ore ate BOMBEN ambasades turke nuk ja keni vene akoma ju!?
Ku eshte Vetvendosje!???
Tregoni qe jeni SHQIPETARE…
Per shkavin ne Graqanic u suspendun 10 polic shqiptar,per 1 shka shqipfoles nuk ben Kosova ti prish muhabetet me Turqin,fjala e lire eshte e garantuar po ka edhe pergjegjsi,mos po na kushton shtrejt kjo perkrahja e buzhales se Turqija nuk eshte banana republik.
Per 1 turkshqifoles si ti as te gishti kembes buzhales nuk I afrohesh more Islamik bethqim. Qifsha turqit
Ha ha ha ha
I madh je. Nuk po flas se i ke thene te tera me dy rrjeshta.
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk………………
Turqit e duan ne burg , ne si shqiptar do ta cojme me pushime ne Theth, Valbone, Vlore ,Sarande, Kruje, Korce e kudo qe njerzit mendojne e jetojne si shqiptar e jo si asqer te Portes se Larte.
Ledio/ti nasht merre ne shpin tende,po te kesh kujdes se kto vene qe i ke cek eshte e stermbushur me sokol maca i cili per pak leke do tja gjente vendin.
Politika shqiptare servile ka ulur kurrizin Turqise dhe ambasadorja do te kaleroj mbi ta sipas qejfit te saj. Individet mund te korruptohen e blihen, po populli kurre jo.
Hall i madh i ka zene qeveritaret ne Shqiperi, Kosove e Bosnje per shkollat turke: kujt t’ia prishin e kujt t’ia ndreqin!
PERPARA ERDOAN.
MJAFT ME ME KETO PROPOGANDA BOSHE.
KOMEDIANI GJERMAN, U GJYKUA, U GJET FAJTOR DHE U DENUA NGA GJYKATA GJERMANE PER FYERJET NDAJ ERDOAN.
KUR ERDOAN E NGRITI KETE CESHTJE U CUAN QENERIA ME LLOJ LLOJ FJALESH KUNDRA TIJ.
PO TANI, QE U VERTETUA SE KA SHKELUR LIGJET E VETE GJERMANISE, PERSE NUK KERKON NJERI FALJE DHE TE ULE KOKEN???!!!!!!
KY KRIMINEL KA BERE THIRRJE PUBLIKE, PER MBESHTETJEN E GRUSHT SHTETIT NE NJE VEND MIK, DHE THIRRJA U DREJTOHEJ SHQIPETAREVE QE NDODHESHIN NE TURQI, DHE KANE PATUR MUNDESI PRAKTIKE PER TU BERE PJESMARRES NE NGJARJE.
A E DENON KETE VEPER KODI PENAL I KOSOVES???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
KETE LE TA GJYKOJNE GJYKATAT E KOSOVES, KETE GJE PO KERKON AMBASADA E TURQISE.
EDHE NJE HERE.
PERPARA ERDOAN,
ALLAHU EKBER.
Kjo turkesha edhe fytyren e ka si te dreqit.
Me mire nje Sokol Maca se sa nje asqer i Portes se Larte si puna jote XXX. Shapkaxhinjte edhe mjekerroshat si puna jote XXX e kane vendin vetem aty prane Portes se Larte e jo ketu buze Adriatikut.