Ky është burgu Quezon City në Manila.
Brenda tij janë plot 3600 të burgosur në një burg të programuar për 800 persona.
Pas aksionit shfarosës të presidentit Duterte, i cili ka kërkuar që të vriten gjithë drogaxhinjtë, 60 mijë persona janë vetëdorëzuar.
Kushtet brenda tij janë skandaloze.
Të burgosurit flenë ku të munden dhe presin në radhë për të kryer nevojat personale.
Rojet thonë se ka shumë mundësi të nisë ndonjë epidemi për shkak të papastërtisë.
Por të burgosurit nuk ankohen.
Është opsioni më i mirë për momentin.