Foto ilustruese
Një aksident i rëndë u shënua sot në mëngjes në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës.
Një makinë në të cilën udhëtonin anëtarët e një familjeje është përplasur me murin rrethues të një lokali.
Policia e Gjirokastrës informoi sot: Mjeti tip “Reno” , me targa AA 029 DM, drejtohej nga kryefamiljari E.Xh. Me të udhëtonte dhe bashkëshortja T. Xh 45 vjeçe e cila humbi jetën në aksident ndërsa në gjëndje të rëndë është vajza e saj 17 vjeçe, S. XH. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit E.Xh ,56 vjeç dhe shtetasi K.L, i afërm i familjes.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se familja po kthehej nga një dasmë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
shkaku dihet nuk ka nevoje per ekspertizim por ishalla ven mend te tjeret kur kthehen nga dasma. Ngushellime viktimave.
Shpresoj qe Policia te mos bej me poztoblloqe per shpejtesine por per idiotet qe ta ngjisin makinen nga mbrapa dhe te nderrojne dritat deri sa tu hapesh rrugen pak rendesi ka sa shpejt po ecen ata jane me te shpejte. NQS kjo eshte pergjegjesia e Tahirit shpresoj ta lexoje kete.