PD akuzon qeverinë: Thellohet skandali i taksës 10 euro në “Rrugën e Kombit”

31 Korrik 2016, 14:31Politika TEMA

Një tjetër deklaratë për shtyp e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka pasur në fokus taksën e re 10 euroshe për kalimin në “Rrugën e Kombit”, për të cilën nga selia blu thonë se janë shkelur kriteret e tenderit.

“Thellohet skandali me taksën 10 euroshe, që Edi Rama ka vendosur mbi kurrizin e shqiptarëve për një kalim në ‘Rrugën e Kombit’. Përveçse një barrë e re mbi xhepat e qytetarët të lodhur e të varfëruar, fakte të reja tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive”, shprehet zëdhënësja Zhupa.

Sipas Partisë Demokratike, Qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, të cilin e kishte vendosur vet, e ku përcaktohej se firma më e favorizuar në garë do të ishte ajo që do kërkonte më pak fond rimbursimi nga qeveria.

“Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi, sesa operatori tjetër në këtë garë. Taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë, por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurrenca dhe ligji”, thotë me tej Ina Zhupa.

Duke theksuar se qytetarët janë me të drejtë të revoltuar nga taksa “Rama” për “Rrugën e Kombit”, Partia Demokratike del në përkrahje të qëndrimit të qytetarëve dhe “i sigurojmë ata se do ta anulojmë këtë koncesion sapo të marrim përgjegjësinë e drejtimit të vendit”.

4 komente në “PD akuzon qeverinë: Thellohet skandali i taksës 10 euro në “Rrugën e Kombit””

  1. lenci says:

    Po ky nuk eshte lajm, qe diten kur shpall fituesi, komisjoni tha qe fituesi kerkon fond rimbursimi me shume por do Beje shume me teper investime, por kete nuk e thoni ju. Ju ishim ata qe bete nje rruge pa plan qe kushton 2 fishin e buxhetit te parashikuar. Fondi i rimbursimit kà pak shance te paguet se Trafiku do jete ne nivel.

  2. Theodhor says:

    Edo, je gjigand i papam jo 10 por 20 venose taxen se qelben venin ata qe perdorin ket rruge.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Taksa 10 euro eshte per kamionet e tonazhit te larte.Sipas nje llogarie te thjeshte per nje ngarkese 15 toneshe kamioni,i bije 1 lek te vjeter per kg.Kjo vlere nuk influencon aspak ne cmimin e produktit perpara leverdise qe merr prej kesaj rruge transporuesi dhe prodhuesi i mallit.Por PD,sic e ka zakon kerkon te beje vetem ajo koncesione,te pastra bile dhe pa asnje sherbim,vetem me fitime per koncesionarin dhe ate qe fshihet mbrapa tij…Me kete koncesion ajo rruge e trumbetuar prej PD-se do i cliroje buxhetit te shtetit miliona euro te tjera mbi ato te derisotmet,sepse ashtu u vodh e u ndertua ajo rruge prej dyshes,Sali-Luli…

  4. fad says:

    Ti kukumjacka e salushes dhe e lulushes nga e polle 10 euro se ke dhe vrim te vogel me sa dukesh, ku jane cmimet qe ka nxjerr qeveria, flitet per 5 euro gjithmon flitet dhe keto nuk jane per banoret rezident ndersa ju e cuat per 10 euro, tani duhet paguar apo jo mendoj se po, ne nuk kalojme nfonjeher nga ajo rrug dhe ajo ska pse mirmbahet me leket e mi apo te tjereve qe nuk kalojme ande. Pastaj vetem ju nuk duhet te flisni per ate rrug sesa pare ka prish lulushja me salushen per ate rrug e di dhe ti vrima e vogel qe me cirresh ne maj te k…..,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje