Shqiptari akuzohet se rrahu në burg ish-ministrin grek të Mbrojtjes, sherri për dritat e ndezura

4 Gusht 2016, 10:21Rajoni TEMA

Një incident i rëndë është shënuar së fundmi në burgun e Koridhalosë, në Greqinë fqinje, ku protagonist është bërë një shqiptar dhe një ish-ministër.

Shqiptari, 37-vjeçar, i quajtur Harri Koka, i arrestuar si miku i Kristodulos ose “kimistit”, (personazh i njohur në Greqi për sulme me sfond terrorist), akuzohet se ka qëlluar brenda qelisë, ish-ministrin grek të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, që është dënuar me 8 vjet për fshehje pasurie, shkruan “Shqip”.

Në lajmin e publikuar nga disa media greke si “newsit”, “imerisia”, etj, thuhej se ish-ministri u godit brenda qelisë, nga shqiptari Koka, me të cilin ndan qelinë prej muajsh tashmë.

Ish-ministri i PASOK është ankuar për dritat e ndezura, ç’ka ka “ndezur” tërbimin e Kokës, i cili e qëlloi 70-vjeçarin me fshesë. Më tej, e goditi 4 herë me grushta.

Në fillim dukej se faji “e mori përsipër” Nikos Romanos, i dënuar për vjedhje dhe më tej u akuzua Claus Stefanakis, por hetimet kanë nxjerrë fajtor pikërisht shqiptarin.

“Ishim të frikësuar, por nuk e kam qëlluar unë”, është shprehur Koka. Nëpërmjet avokatit të tij, Bob Stefanakos ai mohon ta ketë goditur ish-ministrin grek. Ky i fundit u shtrua në spitalin e burgut, pas goditjeve.

Avokati mbrojtës i ministrit, Leonidas Kodhalis, në një deklaratë për incidentin në burg thotë: se “Të hënën, në ora 9:30, në mëngjes ne kemi qenë në burgun e Koridallosë.

Aty pati një konfrontim verbal me një grup personash. Incidenti u shmang nga ndërhyrja e të tjerëve. I tërhoqëm vëmendjen organeve kompetente për të marrë masat e nevojshme, sipas gjykimit të tyre, për të siguruar integritetin fizik dhe jetën e ish-ministrit”.

Kush është Harri Koka

Janarin e vitit të kaluar policia greke ka bërë publike foton e shqiptarit të arrestuar, i akuzuar si bashkëpunëtor i terroristit grek, Kristodulos Ksiros.

Harri Koka dispononte dokumente të rreme me emrin Theoharis. Shërbimi kundër-terrorizmit i bën publike fotot pas arrestimit të Kristodulos Ksiros, njeriu më i kërkuar në Greqi vitet e fundit, dhe të bashkëpunëtorit të tij shqiptar, i cili sic mësohet, i kishte siguruar terroristit një shtëpi me qira, ku ai u fsheh gjatë një viti arrati nga burgu.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar është Harri Koka, i biri i Janit dhe Sofisë dhe i lindur më 26 nëntor 1976 në Shqipëri. Policia bën publike edhe kartën e tij të identitetit, me të dhëna të rreme, ku shqiptari njihet si Theoharis Hrisaki.

Policia po heton për të zbuluar rolin e plotë të shqiptarit, në veprimtarinë e terroristit famëkeq të Greqisë, ish anëtarit dhe ekzekutorit të organizatës terroriste greke “17 nëntori”.

Ish-ministri grek

Në vitin 2013, gjykata vendosi të dënojë me 8 vjet burg, 520 000 euro gjobë dhe konfiskimin e shtëpisë ish- ministrin grek të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar një dënim me 10 vjet, për ish zyrtarin e lartë.

Ish ministri i Mbrojtjes në qeverinë e PASOK-ut, konsiderohet përgjegjës për deklaratat e pasakta të pasurisë gjatë viteve 2006-2009. Prokurori i çështjes deklaroi se Akis Cohaxopulos fshehu me mashtrim asetet e tij, që nga viti 2006.

Padia hartuar kundër Cohaxopulos, përfshin deklaratën e pasurisë të vitit 2006 për depozitat, aksionet dhe letrat me vlerë në rreth 47 000 euro, deklaratën e vitit 2007 për 33 000 euro depozita dhe atë të vitit 2008 për 20 000 euro depozita.

9 komente në “Shqiptari akuzohet se rrahu në burg ish-ministrin grek të Mbrojtjes, sherri për dritat e ndezura”

  1. brresheri says:

    hajde “trimni” e modhe hajde!
    ti gjush m grusht nji burri plak me size qorri si byth kavanozi!
    kjo esht poshtersi. poshtersi e tipit made in shqiptar!
    vetem shqiptaret bejn xheste te tilla jo burrnore dhe shkerdhnore si p sh I gju m grusht nji plaku ne shtrat te vdekjes,apo shesin femnat e pafuqishme dhe te pambrojtura si prostitute,apo nxjerrin femijet me dhun ne rrug me lyp,fmij te pambrojt pafuqishem dhe te pafajshem.
    shqptart jan kombi me I panndershem dhe me I palavdishem ne historin e kontinentit.
    vetem nje kultur e till bythqimnbore shkerdhnore kellirore,nje kultur e ligesis biblike,nje mentalitet I negativitetit total qe kan shqiptart,vetem kjo kultur antikultur mund te pjell ngjarje te tilla si kjo dhe te jeper me krenari nga shtypi I shqiptarzinjve. se ja,ne jemi te fort.
    shqiptart jan te fort si bubrrecat. kur jan bashk dhe kunder kufomes e grijn,kur jan vetem dhe kunder te fortit I lepijn bolet atij!
    bythqimat historic dhe llogjik.
    dhe duan te marrin statusin e europerndimorit kta!
    kta meritojn statusin e lindorkafshorit.
    o shqiptar
    o buburrec
    pse fryhesh
    si karkalec?

    1. 111 says:

      @brresheri ….trap me zile, ik meso shqip ! Apo te duket vetja Qazim Mulleti dhe do te besh per te qeshur gocat e klases ? Idiot.

      1. çuni Janulles te shkolla Nish Tulles says:

        pse mer mei qeli i kan fut kta po ky osht grek a shqiptar ta morrim vesh se “haris” nuk ka n shqipni

  2. tt says:

    Vari kkk grek hesapi kujt po i rruhet

  3. Pelasgian says:

    Mendoj qe greket po pershendesin aktin e Harrit !

    1. Po po turmave parazite ne ate Hale hibride qe quhet Greqi ja ka faji ky minister apo ndonje tjeter minister se vete keto turma jane intilligjente sa ska ku shkon hahahahaha kujtuan se u be Deti kos dhe lekat bien nga qielli me thesa per to sepse jane “padardhesit” e heleneve hahahahaha ore zullap

  4. Ledio says:

    Trimeri me nje 70 vjecar..? Jam i bindur qe ministri do ti kete kaq leke edhe aq miqesi sa ti ja vari koqet ketij gangsteri ne kohen edhe momentin e duhur. Ndaj ka dale zgjuarsia Harri Kari, per hundlesh si puna jote.

    1. Illyrian Emperors says:

      Do i haje hajdarin shqiptarit ky jevgu neo grek sepse burgjet ne shqiperi i kontrollojne shqiptaret.

      Shko shit motren tende tani si jevg adumun qe je.

  5. tony says:

    i lindur ne 1976 dhe 37 vjec? hajde gazetar hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje