Koha të ndryshojmë kulturën e dashurisë për alkoolin në Ballkan

5 Gusht 2016, 18:15Sociale TEMA

Megjithatë, pavarësisht të qenët ose jo të vetëdijshëm rreth rreziqeve të konsumit të tepruar të alkoolit, shumë ballkanas nuk duket se janë të interesuar.

Fillimi i ditës me një teke rakie është “i shëndetshëm” në mentalitetin tonë – nëse mos fizikisht, nga aspekti social. Dhe është kjo sjellje që shqetëson shumë autoritete. Ndërsa ne sigurisht që pimë shumë, konsumi ynë i alkoolit për frymë nuk është ende aq shqetësues për doktorët, sa është sjellja jonë përkundrejt konsumit të pijeve – kryesisht sepse një përhapje e gjerë e të pirit problematik mund të nxisë nga ana taktike një klime në të cilën individët vulnerabil bëhen të varur nga alkooli.

Shkalla e konsumit të alkoolit në shumicën e vendeve të Ballkanit është në rritje. Krahasuar me vende të tjera, ne i lemë pas ato jo europiane në zakonet e të pirit dhe madje kalojmë edhe vendet pijedashëse si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa fqinjët tanë të afërt si Republika Çeke dhe Lituania, kanë avantazh mbi ne, zakonet tona të të pirit qëndrojnë si më të pashëndetshmet.

Tani, zakonet e pashëndetshme të të pirit nuk e bëjnë domosdoshmërisht dikë një “të alkoolizuar”.

Përcaktimi mbi alkoolizmin varion nga një vend në tjetrin. Shumë pijedashës europianë do të konsideroheshin “të alkoolizuar” me standardet e SHBA, siç do të quheshim të gjithë ne me standardet e Arabisë Saudite. Megjithatë, kur përdorimi i alkoolit të dikujt fillon të ketë ndikim në shëndetin ose stilin e jetesës së dikujt, kur ata fillojnë t’i japin prioritet alkoolit dhe sjelljeve që shkakton ai mbi gjithçka tjetër, gjërat mund të konsiderohen problematike. Dhe nuk mund të mohohet se vendet e Ballkanit si Estonia, kanë një problem të madh me sëmundjen e lidhur me alkoolin dhe përkeqësimin e stilit të jetesës. Por askush nuk duket se tregon interes – dhe kjo me gjasa është më shqetësuese se vetë problemi, pasi do të thotë se gjërat me gjasa mund të përkeqësohen.

Kultura e të pirit

Bollëku i alkoolit të lirë që vërshoi nëpër shtetet e Ballkanit pas rënies së Bashkimit Sovjetik ka pasur një ndikim të gjerë mbi një kulturë që tashmë është e njohur për alkoolin. Konsumi i alkoolit është një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme në shumë vende të Ballkanit.

Ky në vetvete nuk është shumë problem – dikush mund të pijë në shkallë sociale dhe kulturore pa krijuar një varësi. Problemi ka të bëjë më shumë me mburrjen që shoqëron të pirit, natyrën konkurruese të të pirit shumë dhe mungesën e vlerësimit për pasojat e mundshme të alkoolit.

Dehja në shkallë ekstreme shpesh kalon me të qeshur dhe nivelet e rrezikshme të konsumit të alkoolit shihen si normale. Shpesh, fëmijët në Ballkan rriten duke besuar se të pirit një sasi të pashëndetshme të alkoolit është krejt normale dhe kur kjo zhvillon probleme emocionale ose në sjellje nuk shihet si problem i madh.

Kjo do të thotë se po këta fëmijë kanë më tepër gjasa të kthehen në të rritur që pinë shumë alkool, të cilët mund të krijojnë probleme që lidhen me alkoolin më vonë. Jo diçka që e do çdo prind.

Për më tepër, ata që e kuptojnë se kanë një problem me alkoolin dhe që përpiqen ta pakësojnë ose të heqin dorë prej tij, e gjejnë mjaft të vështirë ta bëjnë këtë në një shoqëri ku alkooli dominon. Me pak fjalë, sjellja jonë e pashëndetshme ndaj alkoolit po krijon kushtet perfekte që alkoolizmi të lulëzojë.

Gjithçka në nivel të moderuar

Konsumi i madh i alkoolit mund të shkaktojë një shumëllojshmëri problemesh të shëndetit që variojnë nga lëkura jo e mirëmbajtur te ceroza e mëlçisë dhe dëmtimi i trurit. Mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në marrëdhëniet e dikujt, në financa dhe në jetën në përgjithësi.

Megjithatë, nëse konsumohet në nivel të moderuar, alkooli mund të jetë në shkallë të arsyeshme i mirë; studimet tregojnë se anti-alkoolistët priten të jetojnë më pak sesa ata që pinë në shkallë të moderuar alkool. Ndaj, nuk ka nevojë që ballkanasit të heqin dorë ndaj alkooli!

Megjithatë, vënia përballë rreziqeve dhe ndërmarrja e masave si taksat mbi alkoolin mund t’i bëjnë njerëzit të mos e konsumojnë atë verbërisht.

Ky nuk është edhe aq një problem konsumin e alkoolit, sesa një problem sjelljeje.

Nëse mund të ndryshojmë sjelljen tonë kundrejt alkoolit, atëherë mund t’i mbajmë të gjitha aspektet pozitive të kulturës sonë të të pirit, ndërsa eleminojmë pjesët e këqija!/ BIRN

4 komente në “Koha të ndryshojmë kulturën e dashurisë për alkoolin në Ballkan”

  1. malokeria = qeneria says:

    Ballkan apo Baltik, apo njesoj jane.

  2. Bazarhesap says:

    Qe alkooli ne shkalle te moderuar qenka pozitive per shendetin eshte nje genjeshter absurde!Pirja e alkoolit jo vetem qe ndikon per keq ne cdo organ por dhe redukton masen muskulare rreth 20%,po gjithsesi ju befte mire dhe sa me shume se na beni nder.
    p.sCekia dhe Lituania nuk jane vende fqinje gazetaruc me mik

  3. krysho ludovik says:

    faleminderit hoxhe efendem, me pune tek brini i sponsorizuar nga cifuti
    leri qafirat rehat me rakine e tyre edhe ike futi ndonje te lexuar arapisht

  4. konitza says:

    …po si mo…po si mo…si mo mero qazoja Baltikun e perkthen ne Ballkan e? Mero qazoja ti duhet ta dish qe kjo eshte vjedhje me diell sic bente ish dashnori yt birisha pra qe sot ti e shan e e urren. Ti e shan birishen per korrupsion e vjedhje nderkohe qe artikujt e temes i ben copy paste mo mero qazoja. Mero meto te keqen na e bej fqi gjermanine a amiriken o mero jon lenon bon jovi aka francesk radi. Keshtu duket e gatuar hallvaja yte o m. Qazoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje