Kroacia ndjek penalisht turistin për valëvitjen e flamurit pirat

9 Gusht 2016, 19:29Rajoni TEMA

Një turist në ishullin Vir është akuzuar se ka valëvitur flamurin çetnik të nacionalistëve serbë – por ai këmbëngul se është në fakt flamuri i filmit të Hollivudit, që e ngriti për të kënaqur të birin.

Policia ngriti një aktakuzë kundër një shtetasi kroat-zviceran 54-vjeçar i cili po pushonte në ishullin e Virit, pasi vendasit raportuan se ai po valëviste një flamur çetnik nacionalist serb, raportoi të hënën gazeta Slobodna Dalmacija.

Ai u raportua më 5 gusht, në përvjetorin e Operacionit Stuhia të ushtrisë kroate, kur forcat rebele serbe u mundën në 1995.

Flamuri i dyshuar si çetnik – i valëvitur nga paraushtarakët serbë kur hynë në qytetin kroat të Vukovarit gjatë luftës në vititn 1991 – u pa si një provokim nga vendasit që e raportuan atë, tha Slobodna Dalmacija.

Por burri, emri i të cilit nuk u zbulua, këmbënguli se ishte veçse një flamur pirat që ai po e valëviste për të kënaqur të birin.

“Nuk është një flamur çetnik, është një flamur nga “Piratët e Karaibeve” [film i Hollivudit],” tha ai për gazetën.

“Djali im erdhi këtu për pushime nga Zvicra dhe është një adhurues i çmendur i Johnny Depp dhe piratëve të Karaibeve nga filmi… ndaj doja ta kënaqja atë,” shtoi ai.

Burri raportohet të ketë thënë se flamuri është valëvitur që nga fillimi i korrikut por u bë një problem për vendasit vetëm në përvjetorin e Operacionit Stuhia.

Ai i tha gazetës se tani ka frikë për jetën e tij dhe të djalit dhe se disa njerëz në ishull e kanë quajtur atë një çetnik.

Policia e hoqi flamurin, kreu një hetim në zonë dhe nisi një aktakuzë ndaj tij për ekspozim të “simboleve të papërshtatshme”.

1 komente në “Kroacia ndjek penalisht turistin për valëvitjen e flamurit pirat”

  1. krysho ludovik says:

    urt kroate
    se po vijne serbet e po u vene ta shkruani prape gjuhen me shkronja cirilike ashtu sic eshte
    ju sllavet evropiane!
    menjehere pas palacove maqedonas vini ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje