Andrea Stefani së fundi është përfshirë në disa polemika me komunistët, pas disa shkrimeve mbi periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare.
Stefani thotë se komunistët e kanë akuzuar, se ka marrë para nga Balli për t’i linçuar.
Ai shkruan se gjatë karrierës së tij si gazetar, i kanë ofruar shumë zarfe me para për ta blerë, por i ka kthyer gjithmonë mbrapsht.
“Ndër reagimet e shumta për disa artikuj të mi mbi periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare vërej se te pala kundërshtuese, mungon krejtësisht argumenti ndërsa mbizotërojnë sharje linçuese dhe shpifje kundër meje si person dhe gazetar. Me të tillë presione e baltosje jam kalitur nja 15 vjet nga berishistët. Prandaj nuk më bën fare përshtypje kur një grusht enveristësh, më akuzojnë nga një anonimat i thellë (ç’burracakë!) dhe pa asnjë fakt, se paskam marrë para nga “Balli”. A s’është për t’u shkrirë gazit?! Për mua s’kanë asnjë rëndësi këto baltosje. Por kanë vlerë për të dëshmuar natyrën e baltosësve enveristë. Është tipikisht e njëjtë me atë të berishistëve. Thelbi i përbashkët? Intoleranca ekstreme ndaj mendimit a pikëpamjes së kundërt, urrejtja për personin që e shpreh dhe përpjekja për t’ia mbyllur gojën me presion, censurë, shpifje dhe kërcënime.
Nëse merr para diku e humbet lirinë tënde si gazetar. Këtë aksiomë e kam zbatuar me rreptësi duke mos pranuar as edhe një soldë nga askush. Dhe mësojeni, kam kthyer mbrapsht edhe zarfe. Prova? Është liria ime për të kritikuar këdo kur vërej se e ka gabim. Është përsëri për të qeshur kur shikoj dinamikën e baltosjes në vite. Kur kritikoja Fatos Nanon kryeministër dilnin baltosës që thoshin se e ka blerë Berisha. Kur kritikoja Berishën kryeministër baltëbërësit thoshin e ka blerë Rama. Kur në 2008 kritikoja Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, balta ziente se e ka blerë Meta. Por kur dilja në protestë për largimin e Metës nga zyra pas videoskandalit, balta përsëri gurgullonte që e ka blerë Rama. Paskam marrë para nga këta të gjithë dhe ruaj lirinë për t’i kritikuar të gjithë?! Baltosësit duhet ta kuptojnë se ka në këtë botë ca njerëz që nuk shiten e blihen”, shkruan Stefani.
Ti je blere me floririn e Likes , apo Jo?
Gazetar nga Shqiperia? Vetem Meron njoh une….
Po meroja eshtu i pa perlyer! Ja shiko sa shume e kritokon Meten! Edhe ne ditelindjen e tin faranoile shkoi me force se nuk donte! A u wifja udhet ju gomereve! Ku ka shtyp tr pavarur ne shqiperi! Po kir do beht nje reforme dhe veting per garzetaret dhe analistet ne shqiperi! Kur!!!
Pas nje deklarate te tille, ne Zimbabve prokuroria do te niste hetimet per moskallezim te korrupsionit pasiv. Ne Shqiperi rrine dhe hane mut.
INJORANTIT STEFANI !
Ti vetem je nje shpifes profesionist dhe asgje me shume. Per me teper je edhe injorant me “dipllome”!
E di pse, poshtelartesia jote Andrushke, sepse, ndonese paske qene edhe llafazanues ne ndonje fakultet i teorise se marksizem-leninizmit, vazhdon te flasesh per “komunizmin shqiptar” e “komunistet” e vjeter dhe te rinj.
Edhe disa here te tjera te kam trushplaruar mbi keto realitete asnjehere, askund e ne asnje periudhe historike ekzistuese, qe edhe po te mbushesh nga breket ne perpjekje per ti gjetur, nuk mundesh per te vetmen arsye: se ato nuk jane realizuar kurre, ne asnje cep te planetit qe ndryreson me prezencen tende leshamane.
Ka nje diference te madhe mes nje teorie dhe praktikave te ndjekura per realizimin e saj: ti ngaterron realitetin per ate qe (per mungese neuronesh ne kapoçen tende) – ne Shqiperi u ndertua socializmi real i fazes se pare dhe asgje me shume, me te mirat e te metat e tij, qe paskerke kaq mendeleshesi ti njohesh si realizim praktik i teorise pararendese te asaj komuniste: te socializmit socialist te fazes se pare !
Idiot !
Po në qoftë se do të lëvdoje Enverin do të egzistoje si analist apo opinionist apo thjesht një gazetar i lirë?!!