Ky është padyshim një ndër fshatrat me strukturën më të pazakontë në botë.
Quhet Haid Al Jazil dhe ndodhet në Jemen.
Për të shkuar në të duhet të jesh mjeshtër në ngjitje shkëmbinjsh.
Fshati i pazakontë ndodhet në një lartësi 110 metra, ndërtuar i gjithi mbi një shkemb.
Lartësia i jep një pamje dramatike dhe mistike njëkohësisht.
Ai është ndërtuar rreth 5 shekuj më parë.
Shtëpitë janë ndërtuar me tulla balte për të qenë të freskëta dhe për ujë të pijshëm përdorin disa përrenj sezonalë ose mbledhin ujin e shiu.
Një mënyrë e çuditshme jetese për banorët, të cilët nuk duan t’ia dinë për të lëvizur që andej.