VIDEO/ I mbijeton aksidentit ajror, 6 ditë më pas fiton... lotarinë 1 milionë dollarëshe

11 Gusht 2016, 10:00Lifestyle TEMA

Një indian me banim në Abu Dabi fitoi lotarinë 1 milionë dollarëshe pikërisht pak ditë pasi i shpëtoi një aksidenti të tmerrshëm ajror.

Mohammad Basheer Abdul Khadar, 62 vjeç ishte në bordin e avionit EK521 nga India jugore kur avioni shpërtheu në flakë teksa po zbriste në pistën e Dubait.

Pavarësisht se pothuajse gjysma e avionit Boeing 777 u shkatërrua nga flakët vetëm 13 pasagjerë u lënduan ndërsa një zjarrfikës gjeti vdekjen Ndërkohë Khadar kishte blerë një biletë për lotarinë Dubai Duty Free Millennium Millionaire e cila u hodh të martën duke i dhuruar atij 1 milionë dollarë Khadar thotë se është një dhuratë e Zotit.

Punëtorë në një pikë shitjeje të makinave ai tha për Gulf News se kishte blerë biletën muajin e kaluar pasi ishte nisur me pushime me familjen e tij në shtetin jugor të Indisë, Kerela “Besoj se Zoti më dha një jetë të dytë kur arrita të mbijetoja në aksidentin ajoror dhe më bekoi me këto para për të bërë gjëra të mira”

Ai tha se kishte planifikuar të dilte në pension në dhjetor dhe të kthehej në vendin e tij të lindjes në Indi për të gjetur një punë e cila do u vijë në ndihmë të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje