Armand Shkullaku: Rama po e përdor Zahon për qëllime elektorale

12 Gusht 2016, 10:07Blog TEMA

Armand Shkullaku ka bërë një shkrim sot, për fotot që kryeministri Edi Rama poston me djalin e vogël, Zahon.

Sipas tij, Rama është duke e përdorur të birin për qëllime elektorale, duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme janë në prag.

Ja çfarë shkruan Shkullaku në analizën e tij të botuar te Mapo:

Prej disa ditësh, një fëmijë i vogël dy vjeçar, Zaho Rama, është bërë personazhi kryesor i serialit veror të babait të tij. Një herë shfaqet duke notuar, njëherë duke pikturuar, një herë duke kënduar, një herë duke darkuar…, duke i lënë vazhdimisht në ankth shikuesit se çfarë do të bëjë në serinë e ardhshme. Ku do të jetë Zaho këtë radhë, po babai i tij, çfarë do të ndodhë mes tyre gjatë ditëve të nxehta të verës? Ndodhitë e 2-vjeçarit po përcillen me entuziazëm nga mediat e babait të tij, të cilat janë më të gëzuara se sa vetë Zaho, kur ai mëson notin apo ha kallamarë të skuqura në Himarë.

I gjithë ky skenar për ta paraqitur veten si një yll i show bizit, duket i tepërt për një kryeministër. E tepërt po ashtu të lëvizësh kudo me fotografë nga pas, edhe në ditët e pushimeve, për të të kapur në ca poza si pa mendje, ku udhëheqësi shfaqet si njeri i zakonshëm, një baba si gjithë të tjerët, një prind i dashur. Madje, fiks si starët e Hollivudit, të cilët bëjnë kujdes që krijesat e tyre të pafajshme të mos i ekspozojnë me fytyrë, paçka se e gjitha është një lojë në funksion të famës dhe suksesit. Edhe Zaho, sipas regjisë së babait të tij, duket vetëm nga pas. Aq sa i duhet regjisorit për një film që shkon përtej pushimeve verore babë e bir.

Përse duhet t’i postojë në publik fotografitë intime me të birin një politikan, një kryeministër? Nëse është një shprehje dashurie atërore, a nuk do të ishte më mirë të përjetohej në familje, mes njerëzve të dashur dhe jo t’u demonstrohej të gjithëve? Zakonisht ka diçka që nuk shkon me ata të cilët duan që jetën e tyre personale, për më tepër momentet më fëmijët, t’i bëjnë lajme mediatike. Madje duke iu servirur këtyre të fundit çdo ditë nga një foto të re, sipas një kalendari të përcaktuar më parë. Atëherë ky nuk është manifestimi i një dashurie të papërmbajtur, që nuk e ruan dot vetëm për vete, por një plan për t’i servirur publikut imazhe të menduara mirë për një qëllim të caktuar.

Edi Rama nuk është kapur nga paparacët ndërsa pushon me të birin. Ai ka pozuar dhe i ka përzgjedhur vetë fotot që ia ka hedhur publikut. Kjo është vera e fundit e mandatit të tij katër vjeçar dhe fushata elektorale është në prag. Babi Edi nuk është siç duket në foto, pra në përkushtim të djalit të tij të vogël, por është djali në funksion të babait. Dikush që është i përkushtuar në një raport të tillë, nuk e ka mendjen tek albumi fotografik që do të nxjerrë në publik, por thjesht e shijon atë në intimitetin e tij. Në këtë rast, Zaho është kthyer në personazh sepse i duhet babait të tij.

Edi Rama, nëpërmjet këtyre fotove, kërkon të japë mesazhe politike, jo romantike.  Ai do të tregojë se është një prind i devotshëm, i kujdesshëm, i dashur. Që nuk dëshiron të pleqërojë vetëm me Koçon pranë brigjeve të Jugut, por edhe me familjen e tij. Fotot e këtij babaxhani, që noton e lodron me fëmijën e tij, duan të zëvendësojnë imazhin e kryeministrit që shumë baballarë i dërgoi pas hekurave se nuk kishin para të paguanin energjinë për fëmijët e tyre. Të atij që bërtiste dhjetë herë në ditë fjalën burg, që dërgonte skuadrat e policisë për të ndëshkuar e të INUK për të shkatërruar. Që rriste taksat, që dënonte të varfërit, që nuk bëri asgjë për njerëzit në nevojë.

Tani që zgjedhjet po afrojnë, Edi Rama ka nisur të stisë pamjen tjetër me të cilën do të synojë të manipulojë shqiptarët. Të atij që fal gjobat, rrit pensionet, ul taksat, mbyll njërin sy kur shkelet ligji e lulëzon droga, tërheq taborët e reprezaljeve tatimore, që nuk flet për burgje e ndëshkime, po për futboll e vizatime.

Pasi ka dështuar në premtimet e vitit 2013, Rama kërkon të nxisë kompasionin dhe jo refleksionin tek votuesit shqiptarë. Prandaj edhe seriali i tij veror është në funksion të pastër elektoral. Ai do të duket prindi, babai, bashkëshorti i dashur, për të projektuar tek publiku udhëheqësin e ndjeshëm, të kujdesshëm, që mendon për qytetarët e tij. Që dështimet e tij t’i paraqesë si pamundësia e një njeriu të mirë që përpiqet dhe jo si rezultat i një qeverisje të paaftë dhe të motivuar vetëm nga përfitimi. Ai kërkon të mos gjykohet, por të pranohet. Sepse edhe nëse s’ka bërë asgjë në tre vite e ca, jo se nuk ka dashur, por nuk ka mundur. Nuk e kanë lënë. Herë Sali Berisha, herë Ilir Meta, herë gjyqtarët e korruptuar, herë këneta mediatike e herë fronti i madh i së keqes 25 vjeçare.

Edi Rama po meremeton këtë imazh të ri me të cilin do të na paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Zaho dy vjeçar, nuk ka si ta dijë se fotot e tij këtë verë janë thjesht një kolazh në tablonë që po përgatit i ati.

43 komente në “Armand Shkullaku: Rama po e përdor Zahon për qëllime elektorale”

  1. nn says:

    epo nese keto qe thua ,quhen analize e paster, pa hile, atehere ky Rama qenka burre i zgjuar dhe bravo i qofte

    shkullaku, mos ke ndonje xhelozi te vogel per pamundesine tende te te shprehurit ne publik te dashurise familjare? apo ti e di qe dashuria jote familjare nuk na intereson fare ne, dhe meqe nuk ndjehesh mire, ben shkrime te tilla

    ja Rama e perdor Zahon per qellimet qe ti shkruan, po ti per cfare e perdor femijen e tjetrit? apo per te na kujtuar qe je dhe ti aty, pa piken e vleres…..

    1. Celo Mezani says:

      E dini kush eshte problemi me i madh qe ka Shkullaku?
      Qe eshte legen burre?i Jo, mor, jo se si ky legen, e ca me shume jane kthyer e gjitha klasa e tredhur e gazetarse shqiptare.
      Problemi i tij eshte qe e kupton dhe vete qe eshte rrob i trashe, dhe argumentat e tij nuk i ha dot as elefanti. Perpiqet te imitoje kryelegenin e gazetarise Andi Bushatin, me shkrujt si stili i tij, por i ka dale nje perzierje e dhjere qe qelb era ShkullAnd.

      1. cole says:

        ka te drejte . ben show sic bejne familjet mbreterore per tu dukur ne syte e popullit si te mire, familiare, dhe enveri dilte me fatosat se femijet trasmetojne imazh prekes ne popull po ku kuptoni ju o te trashe. edvini kopjon dike ose i ka thene dikush te beje keshtu, ka mundesi toni bler qe erdhe keto dite. Se vete edi eshte i trashe i droguar i pelqen shoqeria me millosha. dmth nje mongol i vertet.

  2. endri says:

    une them qe zoti Rama te denohet me 25 vite burg! (gjithnje nese ky zoteria i shkrimit eshte dakort)

  3. e says:

    po kush ka qene ai qe ka qeveris mire ndonjeher….dhe kush i ka mbajt premtimet?//? po fushat te paster kush ka bere…asnje…si piktor qe esht nje gje din me bo mire…me ly me boje me ngjyra…pallatet…per minister kulture i shkon fiks…per kryeminister aha…

  4. Andi says:

    Te shqeteson Zaho eeeeee? Po sigurisht se ti pjesa topalle e lapsit cfare nuk ke sajuar per nje cerek shekulli per edi ramen, dhe ky format te vret syte….. Ik ore pis, mos guxo te fusesh nje bebe ne analizat e tua te felliqura!!!!!!

    1. shqip says:

      te dalesh keq. te mos dalesh edhe me keq. tani te marrim opsionin e dyte , ate qe shkul-laku do servirte. rama nuk poston asnje fotografi. redaksia e shqupit mblidhet dhe fillojne investigimet, (trillimet). rama eshte zhdukur duke e lene shtetin ne duar te shullazeve. dikush tjeter hap tabletin dhe shton; qytetari dixhidal njofton se rama eshte pare ne shoqerine e pontes ne nje klub afer casertes. dhe pasurimi i komentit vjen nga ristani, paloka, bushati, noka, zheji. te gjithe te hedhin dy gisht leter per te fituar kotheren e radhes. imagjinoni shkullakun te djersitur , ashtu topolak, tek shkruan letrsi te verdhe. ky kryeminister nuk pyet per familje. i ka lene ata vetem dhe vete bredh me gomonen e balilit. ja pra o i trashi dhe perversi armando. me mire qe rama ben foto. te pakten keshtu akuza me e madhe eshte se po ben show. me mire se ti vesh eskobarin , personazhin e doktor mostres. po meqe jeni mesuar te hani vazhdimisht, hani ngopuni. eshte ushqimi i vetem qe ju preferoni. mos harro te postosh edhe stadiumin e ri ne shkoder. mos harro te postosh edhe sheshin e trasformuar ne tepelene. edhe parqet ne korçe e ne elbasan. edhe shetitoren e himares, edhe segmentet e rrugeve qe u vjen akoma era e asfaltit te sapo hedhur. atehere po, ketu rama ben fushate elektorale. fushate ne te cilen eshte shume i vonuar. po te kihet parasysh qe kryetar gerhima i akredituar ne shqup, ka tre vjet qe ben fushate. po, fushaten e baltes. o shkulo, bejuni njerez se po ktheheni ne prestory. te fala fevzos.

  5. racionali says:

    Per sa kohe nuk shkruajte asnje resht per rekordin e notit te Bish – Berishes, nuk te shkon kjo O Shko(u)llak .Per sa kohe do te jete Berisha aty dhe fryma e tij, mos e lodhni frymen kot O Shko – ne utorak.Mblidh gjithe ” ajkun ” e anal – isteve dhe kendoni me vaje , me Zhejin – Cupin – Canun – Fugen. – Bejten…….

  6. Adriatik says:

    Po c’te keqe ka,Zaho djai i Edit eshte,po ti i kujt je,analist leshi ke ngelur pa leke dhe shkruan traplliqe per nje pjate supe.Prisni ju gazetare supaxhinj kur ti bijen topet Edit dhe Zahos.

  7. maria 59 says:

    Po sa i ” mencur” more SHKULLAKU si e gjete ? Apo hajde mo te shkruaj dhe une sa te vije sezoni i opinioneve, pika qe sju bie juve dhe disa si ju qe s’beni gje tjeter merreni me te tjeret……Shiko mo hallet e tua, ate bej mos i qaj hallin kalorsit se i varen kembet….plehra

  8. maria 59 says:

    Po si e gjete o Shkullak, Te jesh kaq i MENCUR? Nuk e besoj , apo the te shkruaj dicka sa te vije sezoni i opinioneve ,Po cte duhet ore shiko merru me punet e tua e mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet, more plehra opinioniste…..

  9. pedro i ri says:

    Nuk shoh asgje te tepert nga nje politikan. Te gjithe nxjrrin foto ne fb

  10. TJ says:

    Armando ben pjese ne ata gazetaret qe kane shitur gjithck dhe shkruajnee me urdher nga Berisha! Si mund te jete gazetar apo dhe drejtor ky loqe?! Si mund te shkruash per nje femije ne kete menyre! Kjo eshte berishiane! Vetem Sala te sulmon nen bel! Por i duhen keta njerez te ulet !

  11. Flamur says:

    Gazetar idjot

  12. arben says:

    o gjeja me e shpifur e ketij vendi me shkrimet qe beni .mos i fusni femijet e vegjel qe nuk dine se cfare eshte politika ,vetem e vetem por te shitur gazetat tuaja te felliqura dhe vetem per te bere politik te felliqur

  13. saliu says:

    Je deshtak dhe cmire zi Shkullak. Nuk le argument idiot pa perdorur kunder Rames, ne te gjitha kanalet televizive ku te ftojne te llomotitesh dhe kur po e sheh qe Rama i realizoi te gjitha reformat e medha ashtu sic deshironte dhe ju la te gjitheve me laps ne goje merr idiotesine te kritikosh edhe fotot me nje dy vjecar. Edhe ne se e perdor djalin per marketing nuk ka asgje te keqe se nuk eshte qytetari dixhital qe na e shpif cdo dite me genjeshtra e shpifje ordinere por, eshte nje foshnje qe te ben me te bute e me njerezor, pervec teje e disave qe jeni specie “Berishiane” . Specieve “Berishiane” nuk ka zot qe i ben derman, keto lloj shpeciesh alla shpiptare me gjenetike shtazarake, kane djallin ortak dhe shkaterrimin , do te kujtohen nder breza si shkaterruesit e gjithckaje te mire e perparimtare ne kete vend

  14. england says:

    Kur Rama dikur pa poste ministrore ja merrnin foton nudo e gozhdonin per jeten e tij private neper gazeta te ndryshme,me pas pse nderronte grate ishte targeti i gazetareve neper shkrimet e tyre,me vone si kryetar bashkie per pallatet me larmi ngjyrash!Ndersa sot nje koke-bosh si ky Shkalluari e kritikon pse na del ne fote me djalin,po mire more anal-ist me ke do ti qe te dale kryeministri ne foto me ty?apo me Zhejin!
    Jeni thjesht ca lepiresa qe nuk keni se si te nxirrni rrogen e dites,dhe merreni me pampersat me kak te Zahos…

    1. Poradeci says:

      Pogradecit do ti vinte shume turp per pena si puna jote dhe e fari balliut, pasi ky qytet ka kryevepra ne pene si Lasgushin dhe Kutelin, krahasimin ky popull e ben vete.

    2. Poradeci says:

      Pogradecit do ti vinte shume turp per pena si puna jote dhe e fari balliut, pasi ky qytet ka kryevepra ne pene si Lasgushin dhe Kutelin, krahasimin ky popull e ben vete.

  15. NAIMI says:

    Analist me idiot nuk besoj se mund te kete. Populli thote nje fajle te urte. C’tregon vitrina ka dhe magazina. Shiko Shkullakun dhe gjej cfar ka brenda kokes se tij. Ai duhet te jete nisur per manekine por ka perfunduar ne nje mbeturine manekine. OOOOOOOO Shkullak ,po c’te duhen keto lloj analizash a ditzi, shiko cfare cmire te vlon perbrenda , pastrohu nje here . Po sojit tuaj nuk i ka vlere asgje ,tani po vegjetoni se po shihni se keni perfunduar ne koshin e mediave. Ruaje Ramen se mos vete ne WC dhe shiko bej analizen si e hedh shuren perpjete apo tatepjete. Pika si nuk keni turp. O njeri antipatik ne pamje e ne shpirt. Katran u ka lene Berisha e te tille do te mbeteni tere jeten ti se bashku me ate fytyreziun Bushati, pjellsa e keqe e komunisteve. Rini e na beni moral per drejtesi e aftesi drejtimi, ju qe i q…..te nenen ketij populli.

  16. Franci says:

    Gazetar tarallak,servil e funderrine.

  17. TJ says:

    Por jo more zoterinj! Ky idiot medioker nuk eshte nga Poradeci as Fahri Balliu! Balliu nga Slabinja apo Shkullaku eshte nga Leshnica! Me vjen keq se ka vjen nga nje familje e mire!

  18. Konica says:

    Armand ke pjerdh..jetojme ne vitet 2016 dhe analizon si medioker. .
    Mos u mer me jeten personale te njerezve..
    A ke femije vete??
    Rama mund te genjeje e mashtroje por nje gje eshte vertete…dashuria per Zahon…qe ty te paska shqetesuar kaq sh

  19. kleptofagos says:

    Sikurse duket nga komentet, “agjensia e reklamave” qe menaxhohet “full time” nga k/ministri, i ka arritur disa objektiva. Popullin (tifozet dhe mercenaret qe komentojne) i ka bere per vete. Ta gezoni o popull, e per shume vjet, te gjithe ju qe nuk u ngopet me mashtrimet e Berishes dhe me ato te ortakut bipartizan, Ilir Meta. Duket sikur nga lumturia e madhe qe ju ka pushtuar, po harroni dhe reformen ne drejtesi.. edhe burgun per boset e politikes. Hajdutet qe jane bere te pasur me cvatjen e popullit, e meritojne te na qeverisin dhe ne si popull e meritojme qe te qeverisemi prej tyre… Vetem nje gje te vogel dua te kujtoj: Sa me te devotshem dhe agresive kane qene tifozet dhe mercenaret e klaneve perkates (jo vetem gjate 25 vjeteve te fundit), aq me i keq ka qene niveli i qeverisjes, aq me i madh ka qene korrupsioni, vjedhja, poshterimi dhe shtypja qe bandat e politikes (pushtetit) i kane bere ketij populli. Zgjidhni dhe nerrni, jeni te dhjere, por te lire.. dhe krenare..

    1. nn says:

      po ty per te bere permbledhjen te kane lene? ky ishte objektivi yt?

  20. xy says:

    Shkullaku – Bushati – Zheji – Fuga – Bejtja – Lesi – Cani – Cupi …………dhe nje dyzine legenash anal – me – liste ,si dhe nje tufe politiqenesh zagare ju mundi Edi vetem – vetem – vetem.Nano – Berishe -Is lami – Lulka – Blushi ( me gjithe klanin e tij mediatik familjar ) JU RRAFI I VETEM EDI , a merni vesh me veshe ????? Ah se harrova Dritaren me Hile dhe Sonilen me Mecon partizan. Thoni per Edin frikacak,po ku ka me frikacake se ju mer felliqsira.Zaten ju ka bere Nenen Sala qe i thoni babe.Mendova se do te kishit ndonje anal – ize lidhur me debatin Izet Haxhija – Fatos Klosi – Idajet Beqiri !!!!! Aty nuk ja u mban sumajka, dhe po mereni me femijen 2 vjec. Plehra qe qelbet dynjane

  21. Adrian says:

    O sa turp me ka ardhur per kete shkrim e kete qe e ka shkruar

  22. adnan kondakci says:

    Armand, nje keshille njerezore. Helmi i madh, qe ke grumbulluar tere keto vite kunder Edi Rames, jo vetem te ka erresuar mendjen, por nje dite do te te mbyse. Te gjithe ato keshilla, sugjerime, verejtje, kritika e sharje qe te bejne lexuesit, vertete nuk te bejne te reflektosh? Zoti te meshiroftw!

  23. Nadi says:

    O shkullak o kokpalare qe edhe nqse lahesh prap dukesh i qelbur Po te kesh turp qe qe shkruan keq per nje bebe aq te embel dhe per babain e tij aq fisnik

  24. Artemisa says:

    Edhe me keq akoma eshte te te mbyse dashuria pa limit qe ke ti dhe sivellezerit komentues, per Edi Ramen.

  25. Iris says:

    Boll me kalamajte e te tjereve. Merruni me te zotin e punes.

  26. fieraku NGA ferrasi says:

    Ju qe jeni vene ne rrjesht per nji
    Per zahon
    Bashke me shkullakun ky popull
    Po vuan aq shume sa s’ pjerdh me jo per zahon po as per shpirtin e vet
    Shkon e vret tjetrin se ska lek te paguajne dritat
    Ska leke te haje buke
    Ska leke te beje gati femijet per shkollen
    Or shkullak,po ilini robt e shpise si ti edhe merua me manen
    Shkoni ke plaga qe eshte bere gangrene.
    Populli spo di ku ka femijet e vet
    Kane marre rruget ne te kater anet e botes.

  27. analisti says:

    Eshte kenaqesi te lexosh ne kete kohe kete palo analist,po cfar ti thuash,shifi koken dhe veje festen,po kush e ka mendjen ke ty dhe shoket e tu,po clidhje ka Rama me te birin me ty dhe shoket tuaj.Duke lexuar komentet me vjen neveri qe ne vendin tim ka dhe mostra te kesaj kategorie dhe nuk e di se si mund ti thuash vetes ti gazetar,apo se di cfare.

  28. burimi says:

    Pamja e Shkullakut verteton 1005/% se njeriu e ka preardhien nga majmuni(shimpazeja).

  29. LORA says:

    Mero ,te falnderoj qe po tall trapin me botimin e “shkrimeve” te taborrit te prostitutave mediatike te sojit te shkullakut,tur-majmunit,ljubovicit,,,e pordhi kali.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Meqe Mandi i ”sygjeron” Rames te mos i beje publike fotot familjare, po i ”lutem” Shku(tara)llakut, t’i mbaje per vete e te mos i beje publike opinionet e tij. Po ”faj” ka dhe Mero, qe ben publike diagnozen e semundjes se tij te pasherueshme.

  30. aqif tahipi says:

    Te gjithe anal istet qe i lepijne bolet sales ,jane hedhur ne kundersulm per te sfumuar (mjegulluar ) hollivudin.Or katnar ,nuk tregon asnje lloj vlere te partise qe perfaqeson (shqupi) duke sulmuar femijet. Me sa duket nga sondazhet ,shqiptaret e ndershem jane shumice absolute dhe perkrahin reformat e rames per shtet ligjor dhe drejtesi per te gjithe ( jo vetem per bolelepiresit e sales ) ,ndersa shqupi mund te dale parti e trete pas lsi.

  31. Devolliu says:

    Edi Rama nuk ia del dot Saliut të Viçidolit as në not e as në ngjitje nëpër male, kështu që nxjerr Zahon në fotografi që gazetarucët IDIOTËR si puna e këtij Shukullakut, të nxjerrin bukën e gojës. Turp.

  32. artanartan says:

    ore, ti je budalla? te vret kepuca? apo je nga p…? Cfare te duhet ty me fotografite personale? Je cinik! asgje e mire e tjetrit nuk te ben te shpr

  33. Ed tironci says:

    Mos u mer me femijet ore kodosh!gazetar palle!!ti dhe andi bejtja. Je mi gazetare koti…nje e perditshme perndimore do iu perdorte thjesht si pastrues!!!

  34. Ed tironci says:

    Mos u mer me femijet ore kodosh!gazetar palle!!ti dhe andi bejtja jeni gazetare koti…nje e perditshme perndimore do iu perdorte thjesht si pastrues!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje