Një copë bizhuterie katër-milimetra zbuluar në fshatin bullgar Yunatsite pranë qytetit Pazardzhik daton në vitin 4500-4600 para erës sonë, thanë për median arkeologët bullgarë.
Ata pretendojnë se ari i zbuluar është rreth 200 vjet më i vjetër se bizhuteritë e gjetura në varrezë të Epokës së Bakrit në qytetin Varna pranë Detit të Zi në Bullgari, të njohura si ari më i vjetër i përpunuar, zbuluar në vitin 1972.
“Nuk kam dyshim se është më e vjetër se ari në Varna,” tha profesori i asociuar Yavor Boyadzhiev, pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Është një zbulim shumë i rëndësishëm. Është një copë e vogël ari, por mjaftueshëm e madhe për të gjetur vendin e vet në histori”, shtoi Boyadzhiev.
Arkeologët besojnë se copa e bizhuterisë është prodhuar në këtë zonë, në periferi të Pazardzhik, që Boyadzhiev thotë se ishte vendbanimi i parë “urban” në Europë, i populluar nga “një shoqëri shumë e kulturuar”, që u zhvendos aty nga Anatolia, në Turqinë e sotme, rreth vitit 6000 para erës sonë.
Copa peshon vetëm 15 centigramë dhe u gjet në rrënojat e një shtëpie të vogël që mund të ketë ekzistuar që prej përdorimit për herë të parë të metaleve si bakri dhe ari.
Sipas Boyadzhiev, kjo copë e rëndësishme e historisë botërore do të shfaqet në muzeun historik në Pazardzhik sapo të jetë analizuar dhe t’i jetë konfirmuar vjetërsia.
Ky është i dyti zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Ballkan në vetëm një javë.
Më herët, arkeologët serbë gjetën pllaka ari dhe argjendi në Viminacium, zonë e një qyteti romak dhe fortesën legjionare në Serbinë lindore, që u raportuan se datojnë nga shekulli 4.
Një tjetër zbulim i rëndësishëm në Viminacium ndodhi më pak se një muaj më parë, në fund të korrikut, kur varri i një familje të klasës së lartë u zbulua.
Varri iu shtua 14,000 varreve tashmë të zbuluar në Viminacium – numri më i madh i varreve të gërrmuar në territorin e ish-Perandorisë Romake.
Persa i perket zbulimeve ne Serbi lajmi korrekt eshte si me posht.
-Sipas arkeologut Serb Miomir Koraq qe po kryen germimet, u gjeten ksorqia, – ne shqip magji- në skelete njerëzore që janë varrosur për rreth 2000 vjet me pre në Serbinë lindore, te gdhendura ne flete te te holla mikroskopike prej ari dhe argjendi.
Jan te shkruara në alfabetin grek, ne gjuhen e aramaike .
Gërmimi vazhdon, me zbulimin e katër skeleteve të tjere qe i perksin shekullit te 4 pes .
Gjetjet ndodhen në themelet e një fabrikë të madhe të energjisë elektrike qe punon me qymyr. Aty kan qene renonjat e nje qyteti te lashtë romak.
Rrenojat e qytetit te lashte romak, artefakte me germa greke !????. Hahahahaaa ksorQIA ? Qia , qi, is, qis u qifsh ne bithe ti me gjithe gjarprin anastasio
a ka ndonji shkelje ligjore veprimi I arkeologeve dhe a cilsohet ai si demtim dhe crregullim i varreve dhe varrezave?
sepse ne aspektin moral besoj se esht “prishje e qetsis se te vdekurit”.
e ku e gjejn te drejten kta njers qe te cvarrosin tjetrin,packa se ai esht jo 6 vjet I vdekur por 6 mij a me shum vjet?
pse I nxirrni te vdekurit nga varri?
apo,s kan njers ata dhe o burra ,bjerini n top.
Ne shekullin IV serbet nuk ishin dyndur akoma nga stepat.
Ca lidhje kane sllavet me keto zbulime arkeologjike?!