LGBT në Kosovë, ende i druhen zbulimit haptazi të orientimit seksual

12 Gusht 2016, 18:15Rajoni TEMA

Një biseksual nga Prishtina, i cili këmbënguli të mbetet anonim për arsye personale, i tha BIRN se anëtarët e komunitetit LGBT në Kosovë nuk mund as ta mendojnë ta shprehin publikisht orientimin e tyre seksual.

Sipas tij, komuniteti LGBT përballet me shkelje të të drejtave të njeriut çdo ditë. “Në punë, në shoqëri dhe në çdo aspekt të përditshmërisë ku ne jetojmë,” tha ai.

“Duke filluar nga puna dhe kolegët e mi, të cilët kur diskutojnë rreth [të drejtave të LGBT], shprehin opinione si “të qenët biseksual, gej ose lesbike është një sëmundje,” “do t’i vrisja” dhe fjalë të tjera që nuk i besoj veshëve që i dëgjoj”.

Ky 27-vjeçar thotë se ka vetëm katër persona me të cilët ai ka mundur të bisedojë rreth orientimit të tij seksual dhe asnjë nuk i përket familjes së tij. Ai thotë se nuk e çon nëpërmend të flasë haptazi me të afërmit e tij. “Thjesht po përpiqem të shijoj jetën duke e jetuar,” thotë ai.

Në teori, të drejtat e LGBT janë të garantuara në Kosovë nga Ligji kundër Diskriminimit, që u miratua nga parlamenti në 2004.

Në praktikë, ndërsa OJQ-të që punojnë për të drejtat e LGBT kanë organizuar marshime në Prishtinë që tërhoqën mbështetje të liderëve politikë, mentaliteti i shumicës së popullatës mbetet shumë mbrapa.

Disa organizata jo-qeveritare në Kosovë po punojnë tani për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror rreth të drejtave të komunitetit LGBT.

Drejtoresha e një prej tyre, Qendrës për Barazi dhe Liri, Rajmonda Sylbije, i tha BIRN se deputetët e Kosovës kanë pak ose aspak ide se çfarë po votojnë apo flasin kur vjen puna për të drejtat e LGBT.

Ajo nuk beson se shumica e zyrtarëve në institucionet shtetërore e dinë se cilat janë të drejtat bazë të këtij komuniteti.

Ndodh pjesërisht për shkak të kësaj kulture të injorancës zyrtare, shton Syblije, që shumë prej të drejtat e komunitetit LGBT shkelen në shkolla, në shëndetësi dhe institucione të tjera shtetërore.

Fakti që në shumë komunitete, shumica e njerëzve ende mendojnë se të qenët gej ose lesbike është një sëmundje, e nxiti këtë OJQ të fillojë punën me të rinjtë, duke u përpjekur të shtojë ndërgjegjësimin. Aktualisht, thotë ajo, fokusi është puna me 18-25-vjeçarët.

Zyra për Qeverisje të Mirë, Të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim ndërkohë ka hartuar një plan veprimi për shkollat.

“Ne po përpiqemi të shtojmë të paktën një libër në të drejtat e njeriut  për nxënësit, që të flasë për të drejtat e LGBT,” tha Sybije.

Megjithatë, nuk bëhet e gjitha për të ndryshuar mentalitetin e zyrtarëve dhe shkollave. Ka shumë punë për t’u bërë me fuqizimin e anëtarëve të komunitetit LGBT po ashtu.

Pavarësisht një numri të lartë kërcënimesh dhe sulmesh fizike mbi personat gej dhe lesbike, vetëm 17 raste janë raportuar në polici që nga viti 2012, ku vetëm një prej tij u vazhdua nga prokuroria.

Kjo është arsyeja përse Sybija dhe aktivistë të tjerë që punojnë për të drejtat e LGBT, thonë se fokusi duhet të jetë gjithashtu te bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë në vend.

4 komente në “LGBT në Kosovë, ende i druhen zbulimit haptazi të orientimit seksual”

  1. xxx says:

    A jeni more nmend ne Kosove mej leju pederat,nuk pi lejon Vatikani ku eshte qendra e homoseksualve e ju po doni ktu,dilni sit guxoni ne qytet e kerkoni drejta,do ta shifni qfar drejta do ju jap populli.

    1. Dervish Malluta says:

      @xxx, kryepederat e Kosoves jone Hoxha Shefqenko, Kryemuftiu berkderr- Nahum ibn al Ternova, krysboshnjaku F. Ramiqko dhe ma ne fund ti!

  2. Antoni says:

    XXX, ik ore Taliban mos u merr me prapanicë të huaj shiko tendën,
    Në Kosovë dhe Shqipëri ka më shumë tolerancë për ket grup njerëzish se në perëndim SHQIPTARËT JAN LODHUR ME HALLET E VETA nuk kanë kohë t’merren me prapanica të huaja, sa për mua edhe dinamit të fus në te.

  3. Mirditori says:

    Ne Vatikan ska Homoseksual po ka Gay Jane dy gjera te Ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje