Brenda kombit shqiptar gjuha dhe polifonia kanë qenë përballë rezikut për ekzistencën e vet e para se nuk shkruhej dhe e dyta nuk pentagramizohej.
Të dyja e kanë një mit, atë të prejardhjes prej Perëndive. Sot, gjuha është ulur në fronin e saj (shkolla, universitete, akademi) e dyta rron e sëmur nëpër shpirtrat e njerzëve që e mbartin duke bërë lëvizje kaotike si vet ata.
Thone se polifonia po tretet si vesa mbi fijet e barit. A duhet besuar!?
Nuk na rezulton e vërtetë.
Ndoshta se është e jona apo ka diçka më thelbësore të lidhur me ekzistencën tonë dhe nuk mund të na lëshojë edhe në këtë maratonë globalizimi?!
Nga ana tjetër ka edhe diçka mistike dhe të pashpjegueshme që ndodhet mes reales e sureales, toksores dhe qiellores,trupit dhe shpirtit.
Thonë se ajo ka lindur një vakt para zjarrit dhe tenton perjetësinë!
Pa akorde, dirigjent, muzikë, ajo mbështjell mijëravjeçarët me mjegullimin bekues nëpër trojet e lëngatës që kurre s’gjetën prehje por me dashje apo padashje unifikon një të tërën shpirtërore edhe pse të ndarë gjeopolitikisht.
Ajo është histori, dritë, besim dhe frymë. Koha punon për ta tretur por e shkuara nuk e lejon.Misioni i saj hyjnor po e ngre nga lëngimi për të egzistuar.
E sëmurë por kurrë e plakur.Sa herë e dëgjojmë na duket se kalojmë portën e botës mistike dhe e kërkojmë ta kapim megjthëse është brenda nesh, në mish e në shpirt. E gjitha e jona. Bëhet fjalë për një kryevepër të njerëzimit,POLIFONINE! Thënë ndryshe, kënga e vendit me shumë zëra.
E kemi të gjallë nëpër duar dhe nuk e kuptoj pse i hedhim sytë nëpër imazhet e rreme,artificiale për kulturën tonë kombëtare.
Vet e nëpërkëmbim,të tjerët na e lavdërojnë dhe e kërkojnë. Kur i shikon se si e dëgjojnë, shijojnë dhe e vlerësojnë,thua ,a ekziston mes nesh apo bëhet fjalë për një vlerë të ndonjë planeti tjetër? Por kur e përkëdhel nëpër duar shumë shpejt i dallon plagët që ka . Dhe nuk kërkon mjekim të gjatë e të kushtueshëm. Më shumë vëmëndje dhe respekt. Ky “himn njerëzor” lindi nga dëshira popullore me një harmoni perfekte dhe unitet muzikor e shpirtëror unikal dhe është po kjo dëshirë që e mbart nëpër shekuj së bashku me egzistencën e vet.
Edhe pse armë skish në vetvete ka qenë arma më e fuqishme që ska lejuar asimilimin. Ndoshta se lindi largë instrumentave apo më saktë përpara instrumentave muzikor qëndron e madhërishme në fronin e saj, Labërinë, midis njerzve dhe perëndive.
Ndonse ka marrë një pasaportë kryediplomati në UNESCO ajo e kërkon mbrojtjen dhe institucionin atje ku lindi dhe rron, në mëmëdheun e saj.
Por gjatë viteve të vështira të tranzicionit e ka patur një ëngjëll mbrojtës që e shikonte jo vetëm nëpër skena e festivale por edhe kur pushonte në gjumin e saj nanuritës. Bujar Leskaj ka qenë i dashuruar i marrosur i kësaj magjie dhe i ka qendruar si kalorësi Princeshës në çdo hall dhe lëngatë të saj.
Nuk ka këngëtar, krijues, interpretues të iso-polifonisë që nuk ka ndier ndihmën e madhe këmbëngulëse të Bujarit dhe përkujdesjen pa kusht për gjithçka që i duhet këngës dhe këngëtarëve. Kur është midis tyre ai ka një dehje polifonike si në vargjet Homeriane.
Kënga Polifonike është e shenjtë dhe kush e ndihmon dhe e dashuron atë shenjtërohet edhe vet. Që kjo këngë mos ti lihet spontanitetit dhe përkujdesjes së të dashuruarve duhet patjetër të mbrohet me Institucion. Qëllimi i këtij shkrimi nxitja e një debate se si mund ta ruajmë, zhvillojmë e transmetojmë këtë vlerë universale që në procesin e europianizmimit t’ja çojmë të kristaltë botës së vlerave.
1.Mendoj se ka ardhur koha që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Akademinë e Shkencave të planifikojnë që në programet mësimore në shkollat 9-vjeçare, brenda orës së muzikës të bëhet mësimi i këngës iso-polifonike në trevat ku ajo këndohet. Për trevat e tjera ajo pjesë e folklorit që trashëgohet. Duke marrë shembuj nga vendet fqinje mëson se pikërisht në bangat e shkollës merret vallja dhe kënga e popullit tënd. Për fatin e mirë sot ende jetojnë bartës të kësaj kënge iso-polifonike që kanë mundësi fizike për t’jua transmetuar këtë këngë brezave duke siguruar vazhdimësinë e saj ,ngulitjen në gjoks dhe mendjen e fëmijëve. Duke punuar kështu, shekulli që jemi ka të garantuar këtë vlerë. Dhënien e këtij mësimi UNESCO dhe BE mund ta financojnë me projektet e tyre.
2.Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike duhet të jetë një institucion me Buxhet të pavavarur dhe të ketë ekskluzivitetin e organizimit të veprimtarive folklorike, të përgatis projekte specifike për iso-polifoninë. Në këto projekte kam parasysh edhe vet programin mësimor në shkolla, organizimin e festivaleve të veçuara rajonale të iso-polifonisë dhe polifonisë. Vlerësimin e krijuesve dhe interpretuesve të kësaj mrekullie. Me këtë rast gjej momentin ti drejtoj një falenderim të veçamtë Presidentit Nishani për vlerësimin e herë pas hershëm që u ka bërë interpretuesve të polifonisë dhe njohjen e thellë që ka për iso-polifoninë
3.Në kuadrin e ruatjes dhe zhvillimit të kësaj kryevepre të njerëzimit, përgatitja e një ligji të veçantë për të disiplinuar fenomenin e rezikshëm të imitimit dhe huazimit të motiveve e karakterit specifk nga njëra trevë në tjetrën duke patur parasysh aspektin burimor dhe elementët përbërës karakteristik të saj, do të ishte me shumë interes. Që kjo këngë të mos mbetet relikë arkaike por të jetë bashkëkohore, ligji duhet të ndërtohet mbi kritere shkencore rigorozisht të kontrolluara nga Akademia e Shkencave me qëllim që e nesërmja e Polifonisë të jëtë më e shëndritshme se e sotmja.
4.Ka ndodhur shpesh që frytet e mrekullueshme të kësaj kënge ti vjelin “xhambaz e matrapaz” që kurrë nuk kanë patur lidhje me polifonin që s’kan bërë këngë e skan ndërtuar një tekst. Gjithashtu janë zhvilluar festivale e janë dhënë tituj me emra që s’kanë patur lidhje me iso polifonin. Për këtë mendoj se njerëzit që duhet të merren me gatitjen e brumit folklorik të jenë këta krijues që ndjeshmërin për këngën e kanë në shkallën sipërore dhe çdo deformim të saj nuk do ta lejojnë.Pikërisht këta njerëz duhet të përzgjidhen nga institucioni përkatës
Sugjerime e mendime që mund ta pasurojnë organizimin në institucion të këngës iso-polifonike, janë te mirëpritura e të debatueshme në çdo moment.
Shpesh floriri mbahet i fshehur nëpëe errësirat e tokës dhe skuta të kohës , ndërsa ari i polifonis është i ekspozuar nga qielli në toke në formë të ylbertë që vetëm mbi tokën shqiptare e ka kaq të shndritshem shkëlqimin dhe shumë të pakët fitimin.Sot është herët , nesër do të jetë vonë për të të mos e lejuar tretjen e të përjetshmes.
Te gjithe zhvillimin shoqeror ne shqiperi e ka mare persiper sigurimi ose sote sh.i.k. e jo specialistet prandaj shkojne punet sic e shohim,me nje produkt bruto per fryme 4000 dollare per fryme dhe me njerzit qe dergjen dyerve te ambasadave per nje vize.
Ti Xristo (Gr Krisht),Kristo (Al,,asgje)per vehte je Ilyro Epiriot
Pollyfonia eshte hellene,,Polles (Gr. shume) polli (Al,,asghe),Fones (Gr. zera) foni (Al. asgje)
Arnautet e vodhen nga ne kur u dynden mongolet ne Epir dhe filluan ta kendojne ne shqip me perpara eshte kenduar qe nga koha e Omiros
Ne kohen e Homerit as qe behej fjale dhe as qe pipetinte “gjuha greke” more kokrra e kkkk Homeri eshte te pakten ne vitin 900 p.e.s kurse helenishtja eshte formuar si gjuhe me sjelljen e Alfabetit nga Fenikasit ne 600 p.e.s. perpara jane folur dialekte te Iliro-Pellasgjishtesh prandaj shko mesoje me mire historine perpara se te hash m…rreth polifonise SHQIPTARE ore jevgjit ardhacak kopil i Kishes pedofile greke
Po mire mor derdimen meqe ua vodhen ju nuk mund te ruanit as edhe nje Cope per vete Per te na treguar ne qe kjo u perket ju? Sepse ne nga ajo fustanella
qe keni rrembyer ju nje cope ne è kemi akoma te teren te paprekur.
Ti Xristo (Gr Krisht),Kristo (Al,,asgje)per vehte je Ilyro Epiriot
Pollyfonia eshte hellene,,Polles (Gr. shume) polli (Al,,asghe),Fones (Gr. zera) foni (Al. asgje)
Arnautet e vodhen nga ne kur u dynden mongolet ne Epir dhe filluan ta kendojne ne shqip me perpara eshte kenduar ne greqisht qe nga koha e Omiros
Mos ma vini re se kam rrjedhur
Shume ide e mire qe folklori te mesohet ne shkolla ! Polifonia per memdimin tim eshte nje nga shtyllat kulturore te vendit! Me origjinalitetin, vjetersine, I perket jo vetem kultures shqiptare por dhe asaj europiane ! Dhe le te themi qe bartesit e polifonise jane te vetmit qe nuk e kane kthyer kulturen shqiptare ne dicka tjeter sic ka ndodh me muziken ne te gjitha trevat e tjera fatkeqesisht, ku nuk kupton a kendohet sllave, greke apo serbe!
Mos kerko t’i vesh pranga pushtetore polifonse, Kristo.Lere te fluturoj e lire, sic ka fluturuar mijera vjete.Cdo mbeshtetje nga pushteti ka kosto, mendoj se e demton, e cvlereson, e ve ne sherbim te tij.Ajo ka percjellur ne shekuj mesazhe te medha unversale qe nuk vdesin kurre.Kurse pushtetet ndryshohen dhe me ta edhe polifonia shvleresohet.Kam parasysh kenget kushtuar udheheqesit legjendar te pompuar nga serbet po edhe udheheqesit te vogel qe u kendua ne Pilur.Gjithsesi nje materjal me vlere, ndaj te falenderoj!
Shqetesimi qe ka zoteria per polifonine me inkurajon. Tre gjera nuk shkojne ne kete shkrim: hiperbolizimi Bujar Leskaj per kengen, perkushtimi Nishanit ne vleresimet qe ka bere per kengen labe si dhe , megjithese nuk eshte shqip “polifoni” por e kemi pranuar si neologjizem, perse do ti themi iso-polifoni, kur vete polifoni do te thote shumezerash. Brenda eshte isua apo mbushja. Jam plotesisht me Kriston qe te programohet ne shkolla sipas zonave per te mbarshtruar kegen karakteristike popullore te zones qe te transmetohet ne breza si vlere kulturore, por me shume shpirterore e nevojshme per tu kenduar dhe per tu degjuar. Shteti duhet te ngrere nje qender si akademia e folklorit apo institut te pavarur, por te kete lidhje me Ministrine e kultures. Akademia e shkenca e sotme nuk ben dot asnje pune per keto çeshtje, po s’ben as per te tjera. Folklorin dhe polifonine mund ta zhvillojne vetem ata qe e kane pasion dhe qe ndiejne pergjegjesi per te. Ligji per mbrojtjen e polifonise duhet te jete i rrepte. Sot trashegimia e ketyre vlerave nuk mbrohet me ligj. Ekonomia e tregut, si çdo gje, ka shperthyer vetem per perfitime. Brezi i ri nuk e njeh mire polifonine ne veçanti dhe per kete duhet te kete “monopol” video te kenduara nga profesioniste te zonave apo fshatrave qe nuk kane munguar. Larmia e kenges labe eshte shume e madhe. Vetem ne nje fshat te Laberise ka disa variante te kenduar, pa le ne tere treven. Keto duhet te mblidhen, por jo per tregeti, por si i mblidhte dikur Zihni Sako. Nuk i mungojne keta lloj njerezish vendit.
Kam qene vjet,per nje vit rrjesht ne Bavari te Gjermanise.Nje nate,ne TV BR1 te Mynihut,kam mbetur pa mend,Kur nje iapasiour dhe gazetar teper i kulturuar,kishte ftuar per dy ore e gjysme,nje grup te konservatorit izraelit te Tel Avivit.Cfare mrekullie e perpunimit te kenges popullore shqiptare,cfare magjie e nderfutjes se polifonise labe,ne pergithesi,polifonise se bregut dhe me gjere…O zot ,jam mrekulluar me ate grup te profesoreve,djemve dhe vajzave izraelite…dhe njekohesisht nje mllef dhe inat,lote hidherimi me dilnin me keto kavjet e sotme te institucioneve tona kulturore dhe shteterore,qe na e kane shpifur keta 25 vjete.Pale me per keta biznesmenet tane ,qe ngjajne me shume si gjobvenes,injorante tallavaxhinj.Dhe perlat tona,polifonine ,vajet,majekrahin etj.,etj.,na e qemtojne te tjeret per vehten e tyre,gjejne perla e margaritare neper “tepsite”tona plot oriz,por qe duhet qeruar tmam bga kompozitoret e profet tane ,qe flejne gjumin e realizmit socdemokratik