Ditën e sotme, kreu i qeverisë ka prezantuar projektin e ri për rindërtimin e Bibliotekës Kombëtare, gjendja aktuale e të cilës lë shumë për të dëshiruar.
Përmes një postimi të shkurtër të shoqëruar edhe me foto nga projekti i ri, Rama shprehet se synohet zgjerimi dhe rindërtimi i Bibliotekës Kombëtare për t’i siguruar një vend denjë thesarit të kulturës sonë të shkruar.
“Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar”, shkruan Rama.
Prej disa ditësh faqja zyrtare në Facebook e kryeministrit Edi Rama është i mbushur me pamje nga rilindja urbane, nisma e ndërmarrë që nga nisja ne mandatit të qeverisë së tij me qëllim rijetësimin e pamjes së të gjitha qyteteve të vendit.
Z.Kryeminister, ju pergezoj per projektin e Biblotekes Kombetare. Njeherit ,uroj qe edhe ky projekt te perfundoj me sukses si cdo projekt tjeter i ndermare nga forcat e drejtuara nga Ju, Bravooo!!!
VK, mos u harxhoni shume o KryeKomodor, shtrimi me pllake per hale alla turka, dhe laminat 500 lek/m2