Pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni ka përshëndetur vendimin e qeverisë për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baleteve dhe Ansamblit Popullor.
Kerni falëndëroi miqtë dhe artistët që i qëndruan pranë këto ditë.
“Të dashur. Mesazhet tuaja të shumta, mbështetja dhe dashamirësia juaj përgjatë këtyre ditëve, më kanë bërë të përjetoj emocione te forta qe rralle here i kam ndjere ne skene”, shkruan ai në “Facebook”. “Me mund e sakrifica por mbi te gjitha me shume dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashesve brenda dhe jashte vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror”, vijon Kerni duke mos dhënë detaje për dorëheqjen e tij. “Lajm i mire eshte gjithashtu se pikërisht në vitin e 60-të të teatrit, Qeveria Shqiptare bën me dije dhe vendimin për rikonstruksionin e Tkobap. Perulesisht mirenjohes qe isha njeri prej jush ne rrugëtimin tonë te përbashkët si artiste. Miqesisht, Ilir Kerni”, përfundon ai.
Nje mesim i mire per Rama and Co,. qe “çdo gje qe ka barku” nuk nxirret ne Facebook …
Ky eshte ndryshimi midis artistit dhe harbutit