Sansal, shkrimtari i njohur Algjerian: "Islamizmi ndalet vetëm duke ndalur Arabinë Saudite, Iranin dhe Katarin"

25 Korrik 2016, 22:07Kulturë TEMA

Nga Paolo Salom

“Trishtim. Thellësisht i trishtuar dhe tmerrësisht i inatosur.” Kështu e përshkruan gjendjen e tij shpirtërore Boualem Sansal, pas sulmit në Nice, të ndjekur nga sulmi me sopatë i një shtatëmbëdhjetë vjeçari Afgan në një tren në Gjermani, e më pas të shtënat në Mynih. Shkrimtari Algjerian, flet me qetësinë e tij të përhershme, por pa harruar të thkesojë se ku qëndrojnë përgjegjësitë. “Jam i trishtuar për viktimat, dhe i inatosur me terroristët… Sulmi në Gjermani është vërtetë shqetësues. Islamikët po rekrutojnë përherë e më tepër të rinj. Ç’do të mbetet për t’u bërë kur, një ditë, sulmet me bomba t’i kryejnë fëmijë të moshës dhjetë vjeçare? Kë do të arrestojmë dhe hetojmë atëherë?”

Ne e dimë tashmë se vrasësi në Nice ishte “radikalizuar” në pak kohë: ai nuk kishte qenë kurrë fetar, por adhuronte dhunën fizike dhe paraqitej i paqendrueshëm mendërisht. Diçka e re kjo, e cila duket se është pjesë e strategjisë për të befasuar “armikun.” Por, nëse kjo është një luftë, cili është qëllimi i saj?

“Nuk ka një qëllim, frika nuk ka objektiv. Islamikët e dinë se ajo është forca e tyre: terrori, frika, befasia. E gjithë kjo është perceptuar qysh në ngjizjen e Islamit. Kalifi Mu’waiya (602-680), themelues i dinastisë Uamayyad-e, e shfrytëzoi terrorin aq shumë, saqë e ktheu thuajse në një doktrinë të shenjtë. Sot, Islamikët lexojnë shkrimet e asaj kohe, iu falen dhe frymëzohen prej tyre.

Në Francë ka rreth pesë, gjashtë milionë Arabë: a është e mundur që sulme të tjera si ato në Paris dhe Nice, të nxisin një “luftë civile?”

“Lufta civile është diçka e pagjasë në Francë, por edhe në Europë, madje edhe në se Islamikët bëjnë gjithçka për ta provokuar, duke e shtyrë popullin Francez drejt një “gjuetie ndaj Myslimanëve dhe Arabëve.” Nga ana tjetër, numri i sulmeve me shumë mundësi do të vijë duke u rritur, çka nënkupton pasiguri të plotë, paralizim të ekonomisë dhe shërbimeve publike….

Por, çfarë na pret në të ardhmen?

“Tani jemi në një udhëkryq. Një mundësi është që, nëse ISIS do të shkatërrohet dhe bota do të arrijë të ndalë Arabinë Saudite, Katarin dhe Iranin në promovimin që ata i bëjnë Islamit dhe financimit të terrorizmit, duke nxitur urrejtje ndaj jo-Muslimanëve, atëherë do të shohim se si terrorizmi do të bjerë kudo. Islamizmi do të vazhdojë të ekzistojë, por në mungesë të burimeve ideologjike dhe financiare, shtrirja e tij do të pakësohet së tepërmi. Mundësia e dytë do të jetë, nëse ISIS arrin t’iu mbijetojë sulmeve dhe nëse Arabia Saudite, Irani dhe Katari do të vazhdojnë subversionin e tyre ndërkombëtar, atëherë do të kalojmë në konfilte të përmasave të gjera.

Bota Arabo-Muslimane duket se e ka të pamundur të vetëreformohet dhe të gjejë rrugën drejt modernizmit. Perëndimi perceptohet si rrezik. Por, a është vërtetë kështu? Mos vallë një pjesë e universit Islamik i sheh këto masakra si një mundësi për “pushtimin e Romës dhe Europës?”

Modernizimi i botës Arabo-Muslimane nënkupton reformimin e Islamit, pasi është pikërisht ai që e organizon dhe e bën të funksionojë këtë shoqëri. Për momentin, një ide e tillë është e pamundur dhe do të mbetet e kështu për dekada, e ndoshta shekuj. Jo, Islami nuk ka nevojë për justifikme për të krijuar mundësi pushtimi të Europës. Plani i tij, i shkruar në Kuran, është të Islamizojë të gjithë botën dhe ta qeverisë atë nën ligjet e sheriatit. Por, është metoda e arritjes së kësaj urdhërese, ajo për të cilën nuk bien të gjithë dakort.

Ç’doni të thoni?

“Disa janë vetëm për duwa (thirrjen ndaj jobesimtarëve për të pranuar Allahun), konvertim përmes mësimeve të Islamit në xhami, politikës (fitorja e zgjedhjeve dhe kryerja e reformave që favorizojnë Islamin dhe promovojnë sheriatin). Të tjerët janë për një pushtim ushtarak, xhihad dhe terrorizëm. Të gjitha këto sisteme janë zbatuar në Europë, me përjashtim të pushtimit ushtarak. Kjo, pasi Islamikët nuk kanë një ushtri për ta arritur diçka të tillë.

Si duhet reaguar ndaj gjithë kësaj?

“Për të mposhtur terrorizmin, duhet luftuar së pari Islamizmi. Dhe të vendosen nën kontroll burimet e tij ideologjike dhe financiare.” /Përg.: Bjorn Runa

Boualem Sansal është një shkrimtar Algjerian, i lindur në 1949, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Në veprat e tij, ai trajton shpesh temat e fondamentalizmit Islamik, ndërsa romani i tij i fundit, “2084” u kthye në një sensacion në Francë, kur u botua një vit më parë.

Marrë me shkurtime nga “Corriere Della Sera”

10 komente në “Sansal, shkrimtari i njohur Algjerian: “Islamizmi ndalet vetëm duke ndalur Arabinë Saudite, Iranin dhe Katarin””

  1. tfgs1 says:

    shkurt,plehraaaaa……………..

  2. tfgs1 says:

    lajm i fundit: Danimarka shpall te paligjshme fene islame ne shtetin e saj,kshq parashikohet prishja ose mbyllja e xhamive ne vend gje e cila do te sjell edhe largimin e sumave muslimone nga vendi………………
    Corapekuq zgjohu,nese deshiron qe Zaho te mos rritet nen ulerimat e hoxhes arabisht qe ne 5 te megjesit 5 here ne dite……..

  3. paradoxal says:

    Ka te drejte intelektuali algjerian. Problemi qendron te ideologjija islamike. E di qe shumica e shqiptareve besojne se islami eshte fe e paqes por ne te vertete ne 60% e tij pershkruhet vetem xhihad, vrasje e masakra. Ka nje ndryshim te madh midis pjeses se Kuranit qe u shkrua ne Meke, ne vitet e para te misionin te Muhametit, dhe pjeses tjeter qe u shkrua ne Medine. Meka popullohej 100% nga fise arabe dhe Muhameti ndoqi filozofine e bute, ti konvertonte arabet nepermjet paqes, dhe kjo pjese e Kuranit permban kryesisht kete forme konvertimi. Puna ishte se kjo forme nuk u dha sukses Muhametit sepse per 7-9 vjet qe predikoi islamit paqesor, numri i besimtare ishte diku tek 100-200 vete. Por kur vajti ne Medine, strategjia ndryshoi sepse Medina popullohej gjysem per gjysem nga arabet dhe hebrejte. Dhe midis dy etnive kishte konflikte. Atehere Muhameti kaloi ne versonin e xhihadit apo luftes e kjo beri qe konvertimi i araberve te rritej eksponencialisht. Pastaj historine e dine vete.
    Prandaj. sic e permenda me siper mbi 60% e Kuranit flet per xhihad e lufte. Lexojeni vete qe te bindeni per kete. Shfletoni nje faqe cfaredo diku nga mesi, dhe shihni sa eshte mundesia qe do jete sure per paqe apo per dhune. ne cdo 10 faqe, 6 do kene fjalen vrasje, prerje, gjymtim, masakrim e dhune.

    Per ne shqiptaret, islamizmi eshte dy here me i rrezikshem se kjo eshte karta e fundit ne duart e serbeve e grekerve qe ja u vertitin botes.

  4. Lpl. says:

    Ky e ka thene hapur dhe e ka kuptuar se kush eshte Islami qe ne krijim dhe pse u krijua sepse ky eshte misliman vete dhe r njeh strategjine dhe boten Islame dhe si formohen njerezit , ky eshte me i sakti dhe ka folur hapur per rrexikun Islam .

  5. xxx says:

    Me sulmin e NATO-s ne Avganistan ishte edhe ushtrija e Spanjes,po mbas saj ndodhen disa sulme ne Spanje ku u vran disa qindra qytetar,po Spanja e pa se ku eshte sherri dhe terhoqi ushtrin qe e kishte okupuar Avganistanin dhe sot ky shtet nuk ka kurrfar rreziku,ky zt sigurisht eshte nen ndikimin e rakis apo droges,se njeri normal nuk shkrun budalleqe te tilla,kur dihet qe ushtrija Franqeze beni terror te papare ne Algjeri ku u vrane mbi 1,5 miljon civil,lete terhiqet Franca nga shum shtete qe i okupon dhe ju merr pasurin,besoj qe keto gjera do te zhduken,,po nqf se vazhdon keshtu ja paft hajrin se prej bombave tyre desin shum te pafajshem dikush ka familjar,miq e ku ta dij,dhe dihet mire qe dikush do te hakmirret.Kete e dijn kta zt po pasurija vlene me shum se jetrat e qytetarve te pafajshem qe nuk guxojn te largohen prej shpije.

    1. Para Laci says:

      Ty duket se te dhemb zemra me shume per arabet sesa per kosoven. Sipas teje, konkluzioni del se kur Nato sulmon beogradin (te krishteret), ajo nuk eshte organizate terroriste, por kur sulmon afganistanin na del qe Nato eshte organizate terroriste. Mbi 300 kosovare kane shkuar te luftojne per “ZOTIN” ne lindjen e mesme, kur ne te vertete armiku i ZOTIT tuaj flen gjume ne Beograd. Pse nuk e vesh nje brez dinamiti dhe shpertheje ne mes te beogradit por e shperthen ne Irak?
      Hej Zot cfare na ka gjet me ju… nga njera ane thoni se zoti gjindet kudo (e cila eshte e vertete), dhe nga ana tjeter shkoni dhe e kerkoni zotin ne Siri (kontradikte?), aty ku shumica juaj keni gjetur vdekjen dhe ferrin. Sic eshte nje thenje shqiptare… E kerkova ne qiell, dhe e gjeta ne toke.
      Une (qe sipas teje jam armik sepse jam katolik), ne fakt, ndiej keqardhje per ju trushpelaret dhe jo urrejtje.

  6. Idriz says:

    Gjith këto te kqia qe po bëhen ne emer te Kuranit-Quranit e fejes muslimane stopiraten vetem me nji mnyr kur e gjith bota Demokratike ta e nxjerrin ligjin qe kujt te i zihet antari i familjes se ngusht djali vajza apo nipi e mbesa si dhe te familjes ma gjër qe jan te nji gjaku-barki te kthehen mbrapsht ne shtetin e Lindjes kah ka ardhur nëse ka marrur strehim ne Gjermani Angli Franc itali a Amerik pa marr parasysh te i kthejn dhe te u prishet nënshtetsien e kthehen mbrapsht nga cili shtet Musliman kan ardhur ose nëse zihet terrorizti qe ka bërë terror e ka shtetsinë e cilit shtet e ka ai shtet te sulmohen nga Aleanca Demokratike botrore sikurse ndodhi Binladeni i rrëzoi dy kullet Binjake dhe Amerika i tha Priten pra se me shpalle luft ti mue Amerikes me sulmeve e para e u fut ne Avganistan me Ushtaret e saj dhe u lirue Avganistani nga Diktatura MuslimanoRuse qe po perkrah Putini Muslimanet nuk eshte qe i donë por për te i dhanen fund te keqes muslimane ne botë Diktatit e Diktatures po i përkrah Diktatoret Musliman si Sadam Huseinin Gadafin e tani se fundmi Asadin e Sirien qe i bëri Tokë Rusia me perkrahje te saj ku u vrajten 300.000.Edhe 300.000.milion kan mu vrar e pa u Demokratizue qosh em qosh bota edhe pa hyrë liria tek qdo familje muslimane e te drejtat e njeriut te i sigurohet seciles familje muslimane nuk kan pushim luftrat botrore këtë leta kuptoi qdo Musliman e qdo diktator te ikin kah te munden me u fshehur dhe te i lirojn popujt e tyre te shijojnë lirien e Demokracies botrore se qdo terror e vrasje Terroristë shkon ne dëmtimin e Muslimanit dhe sigurien e tij neper botë qe me këto te kqia do vijë nji kohe qe kur ta shofish me Hixhab dikend ose me mjeker duhet ta sulmosh i pari ti per ta mbrojtur vetin tënd e kjo luft dote legalizohet ne qdo shtet qe te shkohet ne vetmbrojtje dhe nuk do këtë denim nëse vret njerz te mbulueme qe nuk i shifet Fytyra ose me floke te rreme e mustaqe te rreme se këto dy lloje njerzish e kan marrur epitetin e Terroristit ne gjith boten së paku deri me sot e tani mbetet te shifet nëse ndrrojn Strategji apo vazhdon me te vjetrin apo.E nëse hyn ne fuqi ky ligj sikurse qe ka Danimarka qe po u zu nji Musliman terrorist ne shtetin e saj do përzihen e gjith familja për ne shtetin e tyre te parë edhe te gjitha Xhamit do rrënohet me bulduzher sikurse izraeli qe po ju bënë Palestinezve ku nji Shpiun i paguar Palestinez e vret nji Ushtar izraelit tani Ushtria Izraelite e kqyr i ciles lagje është ai Sulem e rrëzon nji lagje te tëren me bulduzhera dhe populli mbeten pa kulem mbi kokë apojo,e kështu është ndalur dhuna dhe ne Danimark nuk ka Terrorizem fare hiq a vetëdiesuar familja a vetdiesuar muslimani dhe i rrin familjes gati secili prind e secili përgjegjes i Kombit Musliman i lagjes i Komunes dhe i shtetit qe përfaqson Muslimanet informon shum shpesh për Ligjet vendase se po ndodhi ndonji Sulem terrorist shteti po te tregon se ki sulmuar shtetin e Danimarkes si iranjan apo Arabie Saudite apo Katarina pamvarsisht keh vjen ai terrorist do i pergjigjet shtetit te Terroristit me Sulem Ajror po nuk përjashtohet edhe Sulmi toksor si ne Irak qe beri Amerika apojo.e sipas këtij shkrimtari Arab qe qenka revoltuar ne popullin e tij, nëse nuk vetdijesohet shtetet muslimane Arabe dhe te nderpresin keqpërdorimin e fëmive Adoleshentëve dhe te sëmurve psiqik qe kan probleme Psiqike dhe pi keqpërdori e pi edukoi te vdesin si terrorist do e pson keq dhe do zhduken shum shtete muslimane nga vetë Muslimanet nga vetë Kleriket e tyre se Dollaret e ëmbel po i lakmojn shum tradhtaret e Kombit Musliman te Rusisë e gjetkë apo.stop terrori stop Dhunes ne njerzit e pafajshem-terrorizmit ose prini këto sulme bumerang ne shtetet e juaja…dhasht zoti te hyjë ky shkrim ne veshin e qdo muslimani e shtetit te tyre terrorist si Irani Katarina e Arabia Saudite qe po financojkan Terrorizmin se vetë këto tri shtete me qellim po i bëjkan keto investimi se paskan deshir qe ta shkatrrojn ligjin e muslimanizmit nga vetë ata qe përfaqsojn keto tri shtete …

    1. xxx says:

      Idriz/ me keto aftsi te matematikes ti qe paske po del 2+2=5

  7. qipro says:

    Qekan mledh plerat e janulls gjithe ktu ptuuu rrace me bisht

  8. Para Laci says:

    Feja islame ka nevoje per reforma te forta dhe me themel. Edhe pse kisha prap ka nevoje per disa reforma, ajo te pakten nuk te djeg me ne turre te druve sepse ti thua se toka eshte e rrembullaket apo pse ti nuk beson ne zot. Pra kisha eshte me liberale. Arabet edhe sot e kesaj dite te vrasin me gure. Pse duhet t’ja imponosh fene tjetrit sic bejne islamistet? Asnje predikues radikal nuk jep jeten e tij per ata njerez qe radikalizojne. Perse? Sepse ata vete jane mashtrues.

    Sic ka thene i madhi Jimi Hendrix: Do jem une ai qe ka per te vdekur kur te me vije dita qe te vdes. keshtu me lini te qete te jetoj jeten time ashtu sic dua vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje