Artistët peticion Edi Ramës: Mos e largo Kernin!

1 Gusht 2016, 14:11Kulturë TEMA

Artiste te TKOB i kanë derguar nje peticion kryeministrit Rama të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit.

Në peticion thuhet se kanë firmosur mbi 80% të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Kërkojnë që Edi Rama të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit. Në njoftimin për mediat thuhet se shumica e artistëve dhe punonjësve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u kthyen nga pushimet për të firmosur peticionin në mbështetje të Ilir Kernit, pas lajmit se ai ka paraqitur dorëheqjen.

“Njeriu me parime, që ka arritur të mbajë larg prej TKOBAP deri tani pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmat” e konsiderojnë artistët Ilir Kernin, njeriun që paraqiti dorëheqjen pas një konflikti me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Nga një status i Kernit në Facebook u pa qartë se ai ishte në konflikt me eprorët në ministri për shkak të buxhetit të ulët. “Për rekord Guiness” shkruante Kerni.

2 komente në “Artistët peticion Edi Ramës: Mos e largo Kernin!”

  1. paradoxal says:

    Eshte per te ardhur keq qe vendos politika se kush duhet apo s’duhet te drejtoje nje institut elitar si TOB-i. Drejtimi i TOB-it duhet vendoset ekskluzivisht nga artistet dhe vetem nga ata. Nese politika, qe ne kete rast perfaqesohet nga Ministria e Arsimit, ka konflikte me drejtusin/en/it e ketij institucioni, ajo eshte e para dhe e vetmja qe duhet “te hape krahun” e ne mos te jape doreheqje, dhe jo e anasjellta. Nuk e di cfare kulture ka Ministria e Kultures, Mirela Kumbaro, por gjithsesi, kushdo qe te jete ne ate pozicion, duhet ta kete per TURP qe nuk di te administroje keto lloj konfliktesh me eliten e kultures se ketij kombi! Nese nuk eshte e zonja per t’a bere kete, atehere per cfare e mban ate pozicion?!

    Klasa jone (me mire te them stalla jone) politike sinqerisht, na ben me turp! Fatkeqesi per kete komb. uhhh

  2. Ok says:

    Drejtor e caktoi kjo ministre kulture. Kush te cakton exhe mund te te heq. Tjeter eshte kur zgjidhet me konkurs per nje mandat te caktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje