“Arti është i madh dhe bota është e vogël”.Do të mjaftonte ky postulat brenda ndërgjegjes time sociale për të rrëmuar thellë në universin artistik të Anastas Nikës. Në universin e ketij mjeshtri, punë shumë dhe fjalëpak të artit shqiptar. Një univers të cilin Borges,do ta përkufizonte si”labirint misteri”.
Them mister sepse, ne koloninë e madhe të artistëve numerplotë dhe vepra-pak,Nika është i veçuar,larg dritave plotngjyrëshe,dekoratave ne mur dhe “imazhit mediatik”si shumica e kolegëve të tij të etur për famë dhe turrur drejt tempujve të drejtimit artistik. Zhytur aty në studion e tij të famshme në dialog të përditshëm më personazhet e tij të dashur dhe shoqëruesit e tij më besnikë në udhen e gjatë me intriga sociale dhe dashakeqesi artistike, ai është aty.
Po,po. Ai është aty dhe ju flet, me një gjuhë të panjohur që ne të tjerët na duket mrekulli. Ju flet me mallin e një Shkekspiri për krijesen e tij,dashurinë e një Esenini dhe inteligjencën e një Noli. Ju flet me gjuhen e falenderimit se <<sot më bëtë artist>>. E njëjta rutinë çdo ditë ,në fakt Nika ka vite në skenë, vite të cilat “donkishotët” e kollarisur dhe mendjevidhisur nuk mund ti përfytyrojnë.Por kjo është fisnikëria dhe modestia e një artisti, i paidentifikuar me titujt por dashuruar veprat.
Por çfarë e identifikon Anastas Nikën si artist? Duke ndjekur interpretimet e tij në teatro dhe skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit,natyrshëm më lind bindja se ky mjeshtër kërkon të transmetojë diçka tej veprave të Shekspirit,Milerit,Gorkit,Çehov,Nolit,Poradecit etj,do të transmetojë brengën dhe shpirtin e një gjeniu në një botë të trazuar. Lidhjen e tij universale me artin dhe frymën hyjnore rënë në të.
Do të transmetoj ndjenjën e një artisti me “fjalë qiriri”lidhjen natyrale të artit me botën në qënien njeri.Interpretimet e Nikës,në një konstelacionin e sotëm të raporteve artistike, janë revoltë dhe kritikë e hapur ndaj gjëndjes sociale dhe artistike. Revoltë për të gjithë ata gjeni të heshtur të artit shqiptar.Ata gjeni të cilët vdiqën në harresë shtetërore dhe ata që enden gjallë. Për ata kolegë artist të cilët rendin përditë si “Maratonomak” në udhët e pakrye të realitetit shqiptar duke trumbetuar shpëtimin e artit.
Nëse talenti është një skicë e bukur dhe shpirti është ai që krijon një kryevepër…Padiskutim Anastas Nika meriton vëmendjen maksimale për çka i ka ofruar dhe ofron përditë publikut,kulturës dhe artit shqiptar. Meriton respektin më të madh dhe vlerësimin më unanim nga të gjithë ne si shqiptarë. Arti është i madh dhe bota është e vogël kur në gjirin e saj ka heronj të tillë.
Po kush eshte ky Nastasi, se nuk na bije ne mendje se ku ka lojtur. Vetem ne ka lojtur ne oborrin e gazetarit qe ka shkruar artikullin