Lajm i trishtë për artin shqiptar: Ndahet nga jeta aktori Demir Hyskja

6 Gusht 2016, 13:21Kulturë TEMA
Lajm i trishtë për artin shqiptar: Ndahet nga jeta aktori Demir Hyskja

Ndahet nga jeta aktori i njohur në kinematografinë shqiptare Demir Hyskja. Lajmi konfirmohet nga familjarët e tij në Elbasan.

Aktori 79-vjeçar ndëroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Redaksia e Gazetës TemA shpreh ngushëllimet më të ndjerë për familjen Hyskja.

Kush ishte Demir Hyskja:

Demir Hyskja lindi në 1 janar 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Rolet që aktori Demir Hyskja ka luajtur

Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica
Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari
Një emër midis njerëzve – (1983)
Nëntori i dytë – (1982)
Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës
Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mesues Andrea
Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit
Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
Një natë nëntori – (1979) (TV)
Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi
Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi
Dollia e dasmës sime – (1978)
Një udhëtim i vështirë – (1977)
Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës
Pylli i lirisë – (1976)… Beu
Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi
Shpërthimi – (1974)
Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa
Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza
Mëngjeze lufte – (1971) Ilegali
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

14 komente në “Lajm i trishtë për artin shqiptar: Ndahet nga jeta aktori Demir Hyskja”

  1. pro.... says:

    ..demokracia e paska lene ne heshtje ..megjithate per rolet qe luajti ishte gjigand i artit dhe artedashesit ndjejne boshllek per largimin e ketyre figurave..ngushellime familjes dhe shoqerise..!

  2. 123 says:

    Po ikin yjet nje e nga nje…, dhe per fat te keq pak nga pak po shuhet edhe kinematografia shqiptare.., Keta njerez meritojne gjithca.., por une do ti permbledh nje nje fjale …., ” Te thjeshte dhe te medhenj” …, Kete game aktoresh zor se do ta shohim me ne vendin tone.., Sa popullore.., sa te dashur.., sa te paster.., sa patriote.., ……. I pa haruar

  3. Briklona says:

    Ti do jesh i pavdekshem i madhi DEMIR HYSKJA!
    Ti ke lene vepra te mira dhe ato nuk vdesin, por kane te gdhendur emrin TEND!
    Ngushellime familjes dhe shokeve te tij te artit shqiptar!

  4. andromeda says:

    Nderime dhe respekt për këtë babaxhanin, ikonë të kinematografisë sonë të vërtetë.

  5. emigranti says:

    I pa vdekshem qofte vepta e ketij gjigandi te kultures Shqipetare, Ngushellime familjes.

  6. ari says:

    I madh! Model per breza te tere!

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Nje tjeter Luan ne Kulturen Shqiptare.. Figura te rralla dhe te paharrueshme.. Faleminderit per gjithshka.. Te shoh dhe do te shoh ngahera..

  8. altin15 says:

    Artist shum i madh ,ngushellime familjes.

  9. Gjakovari says:

    Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga adhuruesit Tuaj. Do të mbetesh gjithmonë gjigand i artit shqiptar, ndërsa Ne me Demirin do të bashkëjetojmë përmes ekranit televiviv siq bashkëjetuam dekada me radhë. Pushofshi në Paqe. Me respekt Gjakovarët.

  10. Dorina says:

    Aktor dhe njeri i mrekullueshem. Arti shqiptar do ta ndiej mungesen e ketij artisti te madh. Ngushellime te sinqerta familjes! Aiu la aps nje emer te ,adh.

  11. Dorina says:

    Aktor dhe njeri i mrekullueshem. Arti shqiptar do ta ndiej mungesen e ketij artisti te madh. Ngushellime te sinqerta familjes! Ai la pas nje emer te madh.

  12. Qamil Guranjaksi says:

    U prevsh ne paqe dhe ngushellime familjes.Asnje here nuk do te harrohen rrolet ne kinematografi dhe teater te luajtura deri ne perfeksion nga ky artis I mrekullueshem,me nje ze te vecante.

  13. kalimtar says:

    Aktor i madh, pa rrena.
    Po mire, sa do te jetonte? 179 vjet?
    Ai iku sic do te ikim te gjithe. Amen!

  14. Drejtesia says:

    Do te ngelesh i i paharruar Demir Hyskja Ne paqe u prehsh .Populli shqiptar e vecanrisht qyteti i Elbasanit nuk do te harroje kurre qyetarine e dashurine tende per kete qytet qe ti e deshe shume e me shume.Ishe rilindas i vertete i vertete i shqiptarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje