Ky është ndoshta aksidenti më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë.
Kamerat e sigurisë në rrugët e një qyteti Indian, kanë regjistruar momentin kur një burrë përplaset nga një kamionçinë. Por, ajo që të bën më tepër përshtypje janë momentet pas aksidentit.
Më tepër se 100 automjete të ndryshme dhe këmbësorë kanë kaluar pranë personit, i cili dergjej në rrugë, por askush nuk është ndalur ta ndihmojë apo të njoftojë policinë.
I vetmi person, të cilit mesa duket i ka rënë në sy njeriu i shtrirë në anë të rrugës, është ndalur për t’i marrë telefonin celular dhe portofolin, që i kishin rënë nga xhepi, ndërsa është larguar krejt i qetë.
Racë m#ti.