Edhe anglezët si shqiptarët, parkojnë supermakinat në mes të rrugës... për të shkuar në dasëm

12 Gusht 2016, 19:54Sociale TEMA

Ky është momenti kur pesë automjete të markës Lamborghini, bllokojnë trafikun në një nga rrugët e qendërs së Birmingham-it.

Supermakinat ishin parkuar njëra pas tjetrës në mes të rrugës, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të tjera.

Video është filmuar nga një kalimtar, i cili tha për “Birmingham Mail” se automjetet ishin ndalur aty, pasi do të merrnin pjesë gjatë paradës së një ceremonie martesore.

Ndërkohë, në rrjet incidenti është pagëzuar si “bllokimi 1 milionë paundësh i trafikut.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje