Ndershmëria nuk bën lajm!
Therja barbare me thikë e një punonjësi të shtetit që nuk korruptohet, po kryen detyrën me përkushtim, si qindra të tjerë në kompaninë më të suksesshme publike të Shqipërisë, OSSHE, dhe gjen vdekjen duke i shërbyer interesit publik, po kalon thuajse pa u vënë re!…
Siç pritet, nuk e ve re hiç këtë masakër mbi shërbëtorin e shtetit, Partia Demokratike. E cila mjerisht, mezi e pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm apo mua vetë. Po nuk e venë re thuajse fare, humbjen e jetës së një burri 44-vjeçar në krye të detyrës, as edhe vetë gazetat online; ato të cilat fatkeqësisht, shkojnë përditë shumë përtej lajmeve reale, e nuk lënë gënjeshtër e fantazi pa publikuar si lajm, skandal apo bombë.
Babai që la jetim një djalë 17 vjeçar, pse nuk pranoi t’i lidhte korentin në mënyrë të paligjshme një kafshe me dy këmbë, është shumë jashtë modës së imponuar nga kultura vulgare, për të cilën çdo njeri që punon për shtetin është hajdut, i paaftë, fanatik etj.etj.!
Në fakt jo!
Fatmirësisht jo dhe jo!
Sepse janë punonjësit e aftë e të ndershëm që e kthyen OSSHE-në, nga një gur në qafën e Shqipërisë, buzë humnerës energjitike e financiare të vitit 2013, në një histori suksesi që deri dje nuk e besonte thuajse askush në këtë vend dhe asnjë institucion ndërkombëtar financiar për be; sepse “shqiptarët janë mësuar ta vjedhin energjinë”; sepse “nuk çrrënjoset kultura çerekshekullore e vjedhjes së korentit në Shqipëri”; sepse “jemi të varfër dhe kemi të drejtë t’i vjedhim dritat” dhe “kështu do vazhdojmë tërë jetën, se ky vend nuk bëhet” e bla-bla-bla, plot broçkulla si këto…
Po ja që u bëka! Dhe ja që energjia po kthehet dita-ditës, nga një kuje e zezë kombëtare në një sektor që po le pas krizën çerekshekullore. E jo vetëm kaq, po edhe disa vjet të tjera, e sektori energjitik do të jetë burim kryesor i forcës së këtij vendi dhe mirëqenies së këtij populli. Nuk u bë kjo çudi vetëm se doli, më në fund, një qeveri që nuk thotë vidhi dritat po votën ma jep mua, po sepse njerëzit si Zamir Velaj, ndjesë pastë, bënë dhe bëjnë detyrën, me ndershmëri e përkushtim, në terrenin e një beteje tmerrsisht të vështirë, kundër kulturës mizerabël të vjedhjes e të justifikimit të vjedhjes së dritave dhe të përfoljes e përbaltjes të çdo njeriu që punon, e të çdo pune që bëhet!
Zamir Velaj nuk është viktima e parë e agresionit të egër fizik kundër punonjësve të OSSHE-së. Të tjerë janë goditur më parë, janë terrorizuar, plagosur, kanë luftuar me vdekjen në spitale apo kanë humbur edhe jetën! Po njësoj si Zamiri, nuk kanë bërë lajm thuajse fare, sepse lajmet nga ky sektor dhe kuja politike e mediatike, u është rezervuar qysh në fillim, vjedhësve “të shkretë” të energjisë!
Por OSSHE-ja ka vazhduar të bëjë progres, pikërisht sepse nuk janë më disa kokrra si deri dje, po është shumica e punonjësve të kompanisë së rilindur nga rrënojat, që prej kohësh tanimë, bën detyrën me ndershmëri e përkushtim. Të korruptuarit s’ka dyshim se nuk janë një farë e zhdukur prej aty, aspak jo! Por ama janë njerëzit si Zamir Velaj që përbëjnë shumicën. Dhe OSSHE-ja është vetëm një shembull i mirë e kuptimplotë nga Shqipëria, ku ndryshe nga çfarë propagandon përditë kultura vulgare e përfoljes dhe përbaltjes së të gjithëve, gjërat janë ca më ndryshe. Madje shumë më ndryshe!
Ngushëllimet e mia më të ndjera Geraldit, djalit të Zamirit, bashkëshortes së tij, Dhuratës, si edhe tri motrave që humbën vëllanë e vetëm!
Mirënjohje dhe respekt për Zamir Velajn dhe për të rënët e tjerë në krye të detyrës, në frontin e kësaj beteje kaq të vështirë dhe jetike për shoqërinë tonë! Po edhe për të gjithë kolegët e koleget e të ndjerit, ngushëllime, mirënjohje dhe respekt gjithashtu.
I paharruar qoftë kujtimi i Zamirit dhe përparimi i mëtejshëm i kompanisë në rrugën e suksesit e në përmbushjen me cilësi gjithnjë e më të mirë të shërbimit ndaj konsumatorëve, qoftë shprehja e vazhdueshme e mirënjohjes dhe respektit tonë për të ndjerin!
Sharlatan ! Nuk eshte punonjes shteti por i nje kompanie me aksione shteterore.
Sa te kete njerez me mendesi te prudentions veshtire do ta kemi te behemi nje vend serioz. Mjerisht sepse jane shume.E ç’rendesi ka mor derdimen fakti nese eshte punonjes shteti qe sipas mendesise tende duhet te ishte vetem nje nepunes zyre qe te quhej punonjes shteti. A ishte fatkeqi nje punonjes i nje kompanie publike dhe ne sherbim te tij? Por edhe sikur te mos ishte, por te ishte privat, psh nje polic privat ne krye te detyres a nuk do te konsiderohej nje punonjes shteti. Se shteti nuk eshte qeveria por ajo eshte pjese e shtetit. Pse shteti ç’perfaqeson, a mos valle vetem zyrat e qeverise? Por nuk thone kot qe budallallekun sado holle ta presesh perseri i trashe do te mbetet. Vdiq nje njeri duke bere detyren dhe vetem per kete duhet respekt i vecante ashtu si dhe per cdo jete tjeter te humbur. tek ne eshte hequr denimi me vdekje dhe ate ta marrin per hic mos gje ca kriminele.
Jam duke treguar qe KM qe keni ne te dy eshte profan i gjuhes shqipe dhe ben hartime patetike per te spostu vemendjen nga kullat e Stadiumeve qe po nderton gjithandej.
Nuk jemi kuptuar.
Thiken e meritoje ti o kryeminister,
ndoshta do e gjesh me keq.
Idiot.Kafshe me dy kembe.
Ne psikiatri ka me te urte se ti.
O Edrumpalla Geraldi 17 vjecar eshte jetim por gjalle kurse keto dite nje 17 vjecar u vra dhe u mbulua me plera dhe ti nuk u ndjeve aspak persevalle apo ai qe humbi jeten 17 vjec qenka me pak i rendesishem se ky qe eshte gjalle megjithese jetim…………, mos valle ke frike se kjo vrasje dhe nje vrasje tjeter ne janar po ne Shkoder dhe nje tjeter para 2 muaj ne Fjer po behen ca si shume dhe mund te shtohen DHE TE MOS GJESH ME SHERBETORE TE BINDUR TE GOMARLLEQEVE TE TUA.
Edi Rama kush e kupton ay flet me shpirt nuk ben thirje per gjak si Sal Basha Ngushellime Familjes
Po pse or derdemen me mendje te ndryshkur e sy te qorruar nga shpirti i zi qe buron nga urrejtja, kryeministri do ti beje te gjitha kronologjite e ngjarjeve ne Shqiperi? Kush jeni ju qe flisni dhe silleni ne kete menyre ne emer te lirise? Kush jeni ju qe ne vend qe te beni nje ngushellim per te ndierin apo te jepni nje mendim se si te rregullohen gjerat, jepni detyra kryeministrit se çfare duhet te beje? Liri per ju eshte urrejtja, perçmimi, shpirti i zi qe keni kunder rregullit, ligjit, shoqerise se u ka ikur nga duart korrupsioni, krimi dhe jeni terbuar si ata derrat e plagosur ne pyll. Behuni njerez dhe vendosni logjiken mbi ndjenjat e çfrenuara e perçarese qe te jepni dhe ju pak kontribut ne shoqerine shqiptareve. Mos vazhdoni te ngeli mekatare te ngjarjeve , shpirtit tuaj, por reflektoni per ti ardhur ne ndihme qe te mos ndodhin keto ngjarje. Ne qoftese u mungon diçka ne logjiken tuaj, zgjidhni heshtje per te mos ndikuar per keq. Respekt per njerezit e punes dhe dhune ndaj krimit fizik apo shpirteror!
Te lumte,kryeminister EDI RAMA.
Ti ke ngushulluar ne emer te te gjithe njerzeve te ndershem e puntore.
Ne te falenderojme me gjithe zemer nga larg vendit tone,por shume afer me mendje e zemer aty.
Ti do te na kesh kurdohere perkrah ne perpjekjet qe po ben per ti ndryshuar faqen Shqiperise se ciles ja corren e ja gjakosen per 25 vjet kriminelet,hajdutetemaskarejte e kelyshit te Serbise Sali Qen Berishovicit.
Pd nuk hap goje per keto raste se ai qe vrau eshte votus i saje, kurse per ty kryeminister shum mire bere qe e kujtove te ndjerin po shiko dhe ti japesh shpreblime cunit dhe gruas. Se po te kishte ndodhur ne nje vende evropiane e pakta qe do merte cuni dhe kruaja e te ndjerit do ishte nga 250 mije euro per koke. Ti jepu te pakten nga 100 mije euro tja letesoshe dhimbjen dhe te vazhdojne jeten.
Bobi,
Nuk behen keto pune me llafe dhe nese do apo jo kreministri te shperbje dike qe ka vdekur ne pune. Vendet Europiane qe thua ti, japin para edhe me shume sa thua ti, por ato I paguajne kompani sigurimesh (life insurance) jo shteti nga taksat e njerezve, dhe sasia e parave vares se sa eshte vlera qe personi eshte siguruar!
Bravo Edi. Shteti duhet t’i mbroje dhe respektoje deri ne fund njerezit dhe punonjesit e tij te ndershem. Ata qe e shkaterruan shtetin shqiptar me rrenje, qe mbollen drogen, vjedhjen banditizmin, antiqytetarine etj etj; ata qe ulurasin dhe shpifin çdo moment kunder ringritjes se shtetit, ne kete rast kane heshtur! Sepse nuk u pelqen qe shteti te behet. Duan qe te vazhdoje rrumpallhana 25 vjeçare e shkaterrimit, vjedhjes, grabitjes dhe shitjes se Atdheut. Eshte mire i dashur Edi, qe te shkosh per ngushellim prane kesaj familjeje, e cila humbi njeriun e saj te dashur. Dhe shteti nje punonjes te devotshem. RIP per Zamir Velajn. Ngushellimet me te sinqerta familjes.
Citizen ….
BRRAVO KRYEMINISTER qe rrespektove nje njeri qe u vra duke kryer detyren me ndergjegje,shteti duhet te krijoj kujdes te veçant per njerzit qe vriten ne krye te detyres dhe te tregoj perkujdesje per familjen e te ndjerit ?I QOFTE DHEU LET KTI NJERIU TE MIR E TE PAFAJSHEM NGUSHELLIME FAMILJES.
Nuk eshte kafshe ai por njeri akoma me mentalitet komunist duke etiketuar njerezit dhe duke i fyer eshte e pa falshme per nje Kryeminister kjo gjuhe rruge .Martini eshte njeri i neperkembur i fyer i dhunuar nga arroganca e shtetit viktime e kesaj gjendje qe keni krijuar ju nuk i keni lene rruge tjeter njerezve dikush iken dikush detyrohet te vjell dhe hyn ne burg dikush qendron ne terr por dikush tjeter reagon dhunshem se nuk e duron dhunen dhe ke eshte Martini sot dje ishte dikush tjeter neser do jete nje tjeter qe o do vrasi ose do vrasi veten varet se cilen rruge zgjedh karakteri i personit dhe kjo qe ka ndollur nuk eshte çudi .Shuma njerezve qe punojne ne Shtet per me ruajtur punen e personalizojne ate qe bejne ne punen e tyre dhe ky eshte gabim se ndez konflikt kur i thote une jam duke bere punen time ,ketu ndizet konflikti se ky duhet ta lere punen neqoftese nuk ka mbeshtetjen e shtetit , se edhe Martini thote une bera punen time mbrojta nderin nga fyerjet dhe neperkembjen .Keshtu pra do kishte me pak heronj pa titull se sot as hero pune nuk behesh se nuk ka ligj per kete pune keshtu qe punetoret te ruajne veten dhe mos te shkojne per lesh se ata kurvat e zyrave keshtu i nisin shko dhe prej dritat pa e ditur se eshte duke prere fitilin e dinamitit..Zoti Ramo mos bej moral por dergoj njerezit para dhe kontrolloje se pse njerezit nuk paguajne dritat qe mos te kete vrasje tjera se ka edhe vrases me seder dhe jo te gjithe jane kriminele dhe kafshe por keta te vrasin me keq se kriminelet dhe hajdutet ordinere.
Idiot.Kafshe me dy kembe.
Ne psikiatri ka me te urte se ti.
Do na nxjerrin dhe nje Shkurte Pale Vata tjeter apo Dede keta rilindasit po degjoj duartrokitjet dhe urimet te rrosh sa malet, ky popull servil u thur kenge vetem vrasesve dhe diktatoreve, i ngriti kenge Enverit, pastaj Ramkes, Sale serbit, Edvinit sherbetorit te Sorrosit tani i ngriti dhe Likes popull alabak dhe servil ju befte dora flori dhe u shtofshin.
Ngushellime te sinqerta families. Jeta jone mund te ndryshoje cdo cast. Askush nuk eshte i imunizuar ndaj te semureve psikike qe duket jane shtuar keto kohe.
Zoti Rama të lumtë dhe faleminderit për këto rreshta. Nëpunësi i shtetit, qoftë ushtar, polic, gjykatës apo civil duhet respektuar nga cilido qoftë gjatë kryerjes të detyrës shtetërore. Mendojë se kemi ligje që rregullojnë këtë marrëdhenie dhe dënojnë ata që e shkelin. Ajo që bie në sy dhe që ju si qytetar i thjeshtë me të drejtë e kritikoni me zë të lartë, është INDIFERENCA PUBLIKE dhe mediet që heshtin dhe nuk dënojne këtë krim. Kjo do thotë se në vendin tonë respekti ndaj shtetit dhe ligjeve te tij është përtokë për mos të thënë në nivelet e anarkisë. U futëm në rrugën e lirisë të privatit 25 vite më parë por humbëm rrugën, u futëm gabimisht në rrugën e anarkisë dhe të mos respektit te ligjeve të shtetit, u futëm në rrugën e rrumpallës ku secili mund të vidhte, të vriste dhe të bënte farë të donte, pasi ligjet ose mungonin ose ishin por nuk respektoheshin. Shkaku i kësaj gjendjeje të rëndë, ose e mungesës së pranisë të shtetit që mbron të drejtën në masë të barabartë për të gjithë ishte jo vetëm e sistemit të korruptuar apo të cunguar të drejtësisë por edhe e tërë klasës politike shqiptare të këtyre viteve.
Familjes të të ndjerit Zamir Velaj i shpreh ngushllimet e mia dhe shumë respekt që ka rritur e edukuar një njeri të tillë që bën punën e shtetit me devotëshmëri.
Burgim te perjeteshem autorit te vrasjes
O legen kryeministër, që e kujton veten më të mirë se paraardhësi yt. Ty ta bëftë Sala gërdec o mashtrues e manipulator! Atë e vrau dora e fukarallëkut dhe ti ske fytyrë të komentosh një vrasje ku edhe ti je bashkëfajtor!
Idiot.
Edvin intelekti jot le shume per te deshiruar ,je me IQ goxha te ulet, nen mesatar ,ky ishte nje shkrim kafenesh ,absolutisht nuk mund te flase ne kete menyre nje kryeminister ,fatkeqsi per shqiprine qe te ka ty ne krye,ky ishte fati i ketij vendi thuaj.
Te lumte goja Edi Rama..
Krimi ne cdo rrethane qe behet eshte krim.Askosh s’ka te drejte te marr jeten e tjetrit aq me teper kur ai kryen punen mbi bazen e nje ligji.
Kushdo qe kerkon te mbroj vrasesin tregon qe eshte i tille.Keta qe mbrojne vrasesin cdo te benin po tu vidhnin shtepin a pronen e tyre?
Mos mbroni krimin hajde sebashku ta regullojme kete vend duke zbatuar ligjin duke u bere QYTETAR te mire.Ligji dhe vetem ligji mund te na bier ne rrugen e shteteve te perparuara,vetem ajo mund ta regulloj mirqenien.
Me ke po flet?! Me shpellaret?! Aq sa merr vesh muri, aq marrin vesh edhe ata. Vetem dhuna i ben njerez kete race te poshter. Ose siç thoshte Bledi Mane kete race te qelbur.
Z. Kryeminiater. Ndershmeria perben lajm kur qeveria promovon te ndershmit. Perpara rreth 2 vitesh, ne 30 dhjetor2014, dy marinar shqiptar dhane jeten per te shpetuàr njerezit dhe vete tragerin Norman Atllantik. Asnje nderim, asnje homazh, asnje mbeshtetje. I varroai familja dhe sor femijet e tyre jane pa buke. Dolen ne det me urdher te shtetit, por shteti i harroj.