Zhvillimet kryesore të ditës së enjte janë analizuar ditën e sotme në studion e TemA TV nga dy gazetarët, Enea Meksi dhe Fatjon Baze.
Skualifikimi i dy sportistëve shqiptarë në sportin e notit, Sidni Hoxha dhe Lum Zhaveli, medalja e artë e rradhës për Majkëll Phelps, kualifikimi i Andy Murrey dhe Rafael Nadal dhe rikthimi i Spanjës në basketboll ishin ngjarjet më kryesore që spikatën gjatë së enjtes. Gjithashtu në studio u komentuan dhe dy dëmtimet më “horror” që kanë ndodhur në këtë olimpiadë.
Komentet nga studiot e TemA TV do të shoqërojnë çdo ditë eventin më të madh sportiv në botë nga gazetarët sportive të TemATV.