Një gazetare, e cila po raportonte në lidhje me një aksident të rëndë në një nga autostradat e El Salvador, është kthyer në shenjestrën e komenteve dhe urrejtjes në rrjetet sociale.
Gjithçka ka ndodhur, pasi reporterja është përpjekur të marrë edhe deklaratën e një prej personave të përfshirë në aksident, i cili në fakt duket në gjendje agonie.
Ajo duket krejt e qrtë, teksa bën pyetjet, ndërsa i kërkon edhe llogari se përse nuk e pa makinën që ishte me shpejtësi.