Armina tregon moton e saj: "Lëri gjërat të rrjedhin..." për kë ta ketë fjalën vallë?

12 Gusht 2016, 21:40Sociale TEMA

Armina Mevlani ka dhënë një intervistë për gazetarin e ABC Neës, Eni Shehu, nga një prej plazheve në jug ku është duke kaluar pushimet.

Mes të tjerave, ajo ka folur edhe për komentet e ndryshme që i bëhen jetës së saj private në portalet online.

Por, ajo që bie në sy është momenti kur Armina tregon për herë të parë edhe parimin e saj në jetë: “Lëri gjërat të rrjedhin, se gjithmonë do të shkojnë në vendin e duhur.”

Ndërsa nuk mund të thuhet me siguri se kë po pret ajo të rrjedhë, Armina ka vazhduar më tej duke thënë se “ndonjëherë është më mirë të mos bësh asgje dhe thjesht të presësh që gjërat të shkojnë në vendin e duhur.”

Ndoshta është fjala për një ‘mësim jete’ nga partneri i saj Shkëlzen Berisha, i cili vetëm priti edhe kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, për të cilën në shtator pritet të dalë edhe filmi i realizuar nga Hollywood.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje