FOTOT/ Familja Schumacher merr një tjetër titull, por Michael...

13 Gusht 2016, 12:09Lifestyle TEMA
FOTOT/ Familja Schumacher merr një tjetër titull, por Michael...

Tradita sportive në familjen Schumacher është respektuar edhe nga vajza e Schumacher, Gina, e cila ka dalë kampionë europiane me skuadrën e saj në vrapim me kuaj.

Gina 19 vjeç (fotoja e parë, e dyta majtas), është shumë e apasionuar pas kuajve dhe prej vitesh merr pjesë në gara.

Edhe djali i Michael Schumacher, Mick 17 vjeç, ndjek rrugën e të atit.

Ai është pilot në Formula 4 në Gjermani.

Por teksa fëmijët e tij po shijojnë sukseset e para në karrierë, për Michael nuk ka asnjë lajm të mirë.

Që prej dhjetorit të 2013 kur rrëshkiti me ski në alpet franceze, ai është një fazë rekuperimi pafund.

1 komente në “FOTOT/ Familja Schumacher merr një tjetër titull, por Michael…”

  1. gero says:

    Marrin tituj femijet e Schuhmacher-it sepse edhe pse jane milionere jane edukuar ne menyre te atille qe ta jetojne jeten duke i vene vetes qellime te larta per te arritur sfida qe duan shume pune vullnet dhe sakrifica .
    Jo si kalamajte e ketyre hajduteve tane te dhjamosur ne trup dhe ne tru qe e gjejne kenaqesine duke shpenzuar ne menyre te papergjegjeshme parate e vjedhura te bababit ,para qe shpesh here mbajne ere gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje