Kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me SHBA-në, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”
Nga Kastriot Dervishi
Fan Noli është ndër figurat më të njohura të politikës shqiptare. Ka qenë deputet, ministër, kryeministër dhe shef misioni. Po ashtu ishte nismëtari i procesit të autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Jeta e tij ka pasur suksese dhe dështime. Megjithatë, gabimet më të mëdha të jetës së tij si: grushti i shtetit i vitit 1924, kryesimi i KONARE-se në emigrim në vitet 1925-1931 dhe përkrahja ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës në vitin 1945, janë pranuar nga vetë Fan Noli. Nuk ka asnjë kuptim që të tjerët të vlerësojnë si merita pikërisht gjërat për të cilat Fan Noli është shprehur qartë me kohë se ka gabuar. Sot nuk po zgjatem shumë, por po vë në dukje dy fakte: kundërshtinë e parë të Nolit ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe vënien e tij në ndjekje nga Sigurimi i Shtetit.
Kur Shqipërisë së sapodalë nga lufta i nevojitej ndihma, Fan Noli i shkruante zyrtarëve amerikanë:
“Në emër të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dëshiroj t’ju falënderoj për dorë-hapjen të dhuratës me ushqime për popullin e Shqipërisë që vdesin prej urie. Kjo dhuratë do të jetë e mirënjohur prej gjithë shqiptarëve që dinë se Amerika duke dashuruar për liri ka qenë gjithnjë edhe akoma i qëndron miku më i mirë i tyre”.
Marrëdhëniet e Nolit me qeverinë komuniste u ftohën sapo kjo e fundit keqësoi raportet me SHBA-në gusht 1946.
Noli mësoi me dëshpërim se Shqipëria e drejtuar nga një aventurier si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet dhe më pas refuzoi ndihmën e SHBA-së. Brenda një letre ku ishte një kryq i vizatuar, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”.
Që prej datës 3.11.1957 Fan Noli ndiqej prej Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik). Nuk ka rëndësi fakti se aftësia për ta ndjekur e Sigurimit ishte zero, sesa konsiderimi i tij armik i pushtetit. Në dokumentin përkatës të çeljes së ndjekjes thuhej:
“Mbas çlirimit të Shqipërisë, shkruante mirë për pushtetin tonë popullor, ndërsa qëndrimi kohët e fundit ka qenë i lëkundur dhe është mbështetës kryesor i agjentët të zbulimit amerikan, Qerim Panariti, i cili nën udhëzimet e amerikanëve ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon gazetën “Dielli” duke shkruar artikuj me përmbajtje reaksionare dhe shpif kundra qeverisë dhe regjimit të demokracisë popullore në vendin tonë”.
Fan Noli i është dashur si emër regjimit komunist për ta përdorur si personinkryesor te kundërshtarët e Ahmet Zogut. Fan Noli e kishte gjetur qysh prej vitit 1934 pajtimin me Ahmet Zogun. Armiqësinë e Nolit dhe Zogun e mbajtën ndezur vetëm historianët, si dhe produktet e nënproduktet enveriste.
(Së afërmi do publikoj një dokument të Enver Hoxhës në të cilin shprehet zemërata e këtij të fundit kundër Fan Nolit).
ENVERI boni ç boni nuk i la robt pa buk pa pun pa shkoll ,i siguroj jeten sa ishte vet, nga 800mij qe i mori ne ngarkim SHQIPTARET mas luftes i dorzoj 4 milon ne vitet 90te, ai vdiq e mbylli historin e vet as na degjon e as qe e rruan se çfar themi ne,po kta te mas 90tes çar kan ber a ka njeri te na tregoj po te ket qef le te na tregoj per bemat e politikanve kto vitet e lumtura qe jetoni, duke fillu ga berisha deri sot ne 2016ten, un nuk e di se çfar keni bo kam degjuar qe jetoni si ne parajs nuk ju mungon as buka as puna as droga as ashashi as degjenerimi as parat e as dashnoret pse mereni me te vdekur kur jetoni parajsen kjo me çudit,ju esht ber ENVERI si pun majasilli qe nuk rrini dot pa e krrujt bythen ka dhe nga ata qe e krrujn me shal biçiklete ata e kan fiksim,ka 25 vjet te tjeret ju q..n nonen te tjerve i therrisni bab, gazetar idjot se kta jan strumullari shkaterrimit te kti populli.
Enveri e vleresoi dhe respektoi shume Fan Nolin,pavaresisht qe mund te kishte kundershtime politike me te (mese normale). Nese Enveri dhe pushteti komunist nuk do kishin kete vleresim pozitiv per Nolin,atehere si eshte e mundur qe ne librat shkollore,ne shkollat shteterore te Shqiperise ne histori dhe letersi,Fan Noli ka qene nje nga figurat me te vleresuara!? Ne qe e kemi mbaruar gjimnazin para ’90 e dime fort mire kete. Prandaj MOS NA CANI TRAPIN!!!
Enveri e vleresoi dhe respektoi shume Fan Nolin,pavaresisht qe mund te kishte kundershtime politike me te (mese normale). Nese Enveri dhe pushteti komunist nuk do kishin kete vleresim pozitiv per Nolin,atehere si eshte e mundur qe ne librat shkollore,ne shkollat shteterore te Shqiperise ne histori dhe letersi,Fan Noli ka qene nje nga figurat me te vleresuara!? Ne qe e kemi mbaruar gjimnazin para ’90 e dime fort mire kete. Prandaj MOS NA CANI TRAPIN!!!!
ja nje a.stefani tjeter…..show ne dite te nxehta vere,…varja. Nuk gjykohen gjerat nga nje moment i vetem, shikohen ne teresi e ne kohe o dervish..
O dervish
Mos ha mish
Se te prish.
Oo ha kos
Se ta ben
Koken qeros.
More dhe nje idiot tjeter lapsin te shkruaj budallalleqe.
Car je ti dervish??
Opinionist? Analist??? Investigativist?
Se keshtu i vine vetes nga nje bisht edhe shkruani llojblloj budallalleqesh.
Tubesteafullah
Asgje e re,urrejtia e nje suniti Hoxha kunder nje patrioti kristian Nolit eshte e parashikuar ne qitapet e Mohamedit[Koran]: ”……urreje dhe vrite cdo kristian nese ai nuk ka besimin tend dhe nuk u bindet urdhrave te tua!
plehraaaaaaaaaa sunite,rrace e qelbur………….
Pirdh pirdh se lirohesh o Tgfs Pisoglendi ?
PRAPE DOLI KY ME FUSTAN QE SMBAN DOT NJE EMER BURRI. HOXHA TE BENTE TE DHISJE GJAK O FASHIST DHE SA PER NOLIN AI KA VENDIN E VET NE ALTARIN E KOMBIT DHE QE KISHEN E TIJ , NUK E NJOHET KURRE. (εχει ο καιροσ γυριζματα).
Ik o gomar, se Enveri ka thene fjalet me te mira per Nolin. Madje Noli studiohej qe ne 8-vjecare nga nxenesit. O Kac gomari, qe ngele duke shpifur.
Qef o qef qe ben dervishi
Pi raki ha meze mishi.
Ik or idiot bej noi pune te te thote ndonji puna mbare
Je vetem nje cope idjot , qe i shtohesh korit te bretkosave te kenetes ! Nuk
ishte E.Hoxha , ai qe urrente F.Nolin , por greko-serbet me agjenturen e
tyre ne Shqiperi, qe e urrejne dhe luftojne me gjith shpirt akoma me shume sot.
Ti e di mire kete,por duke qene pjese e agjentures se huaj ,
thellesisht antishqiptare,me vetedije ,per 5 leke te qelbura si mercenar
i bashkohesh korit te tyre dhe del na derdellis ketu ! Z.Dervishi ,je vetem nje
cope idjot qe perpiqesh te perhapesh mjegull , ne kaosin qe me ndergjegje te
plote , kini krijuar prej 25-26 vjetesh ne Shqiperi .
Të gjithë që flasin kundër Enverit, i minimizojnë ndasitë midis rivalëve në kuotime minimaliste dhe harrojnë të bëjnë dallimet në rrafshet ideologjike. Kështu ndodh edhe me Nolin. Autori e minimizon konfliktin e Nolit me Enverin në çeshtje simpatirash dhe antipatirash për Amerikën, silkur gjoja Amerika ishte i vetmi vend që mund ta ndihmonte Shqipërinë e varfër të pasluftës. Në fakt autori, ashtu sikundër dhe pseudo historianët e tjerë harrojnë konferencën e Jalës që e la Shqipërinë me lindjen. Pse Amerika nuk e ndihmoi Shqipërinë duke e lënë atë në krahun e lindjes? Gjithshka që vjen më pas është konflikt lindje perëndim, konflikt i bazuar mbi ideologjitë. Lindja përqafoi ideologjinë Marksiste leniniste që ishte sunduese qysh herët në BS e Leninit dhe Stalinit dhe krijoi kampin socialist. Hoxha, u bë fanatik ekstrem i ideologjisë marksiste dhe, siç e dimë, kjo ideologji ka në themel luftën e klasave, revolucionin proletar e plot parime të tjera. Noli, ishte në fund të fundit një klerik, dhe s’mund të pajtohej me një udhëheqës që kërkonte të abrogonte fetë në shqipëri dhe ta bënte atë vendin e vetëm ateist në botë. Unë këtu e shikoj mospajtimin e Enver Hoxhës me Nolin,edhe pse ai e trajtoi në vijim si një njeri përparimtar, si një nga shkrimtarët më të mirë në letrat shqipe, si reformator, etj.
Ej goce,ti nuk e njeh fare ideologjine marksiste e lere me thelbin e saj,prandaj mos derdellis kot per lufte klasash e revolucion proletar!
Sa per dijeni Fan Noli ka qene nje majtist marksist (per fene se rruante hic) dhe kjo ishte e llogjikshme per njerezit e zgjuar dhe te lexuar te kohes historike kur ai jeto!
Sot e 25 vjet mateni akoma me kohen e Enverit per te vetmen arsye se nuk keni bere as sa 1/10 e tij.
vetem fakti si è permend e komwntuwsi me par qe e morì Shqiperine me 800000 vete dhe ne 90 ishte 4000000 dhe po aq jane edhe mbas 25 vjeteve.a sqaron njeri kete fenomeno? ??
Gjithe europa pati rritje popullsie sepse zhivillimi i viteve 60-70-80 preku gjithe europen dhe gjithe boten o tyc . S’eshte merite e enverit se pollen shqiptaret . Thuj me mire qe enveri po ta krahasosh me kto qenat qe kemi sot ishte lule .
Natyrisht qe eshte merite e Enverit! Shqiptaret pillni edhe me perpara tij,e pjellin edhe sot …
Ne rendin socialist çdo gje duhej ta bente shteti (tek ne i E. Hoxhes). Dhe e beri si e beri. Dhe prandaj i thurnim lavde shtetit dhe E. Hoxhes. Prej tyre i kishim shtepite, shkollat, rruget, punen etj. deri tek lindjet e femijeve. Gjithçka. Edhe kur nuk realizohej ndonje gje, gjendej ndonje “grup armik” sepse rendi socialist ishte “i drejte”. Ne rendin kapitalist jo çdo gje duhet te beje shteti. Individi duhet te çaje vete. Prandaj, per gjerat qe duhet t’i beje shteti dhe nuk i ben si duhet (S. Berisha, E. Rama etj.) ka shume pakenaqesi. Dhe kjo ne gjithe boten kapitaliste. Prandaj ka nostalgji per ate kohe kur çdo gje e gjenim gati. Edhe kur nuk kishte (radhat e qumeshtit, mishit, vajgurit etj., lere pastaj mungesa e lirise) ishim “te kenaqur” se ishim te gjithe njelloj te varfer. Egoizmi njerezor. Per arsye te tjera ka akoma nostalgji per Musolinin, Hitlerin, Stalinin etj., bile deri edhe per Bonapartin.
Sa per F. Nolin, i duhej kjo figure historise dhe letersise se Shqiperise edhe ne diktaturen e E. Hoxhes. Ishte kollos. I majte. Kollos ishte edhe Fishta, por nuk ishte i majte, nuk ishte filoserb etj., prandaj nuk u studjua (dhe mire u be qe nuk u studjua me ate metode te realizmit socialist) dhe prandaj eshtrat iu hodhen ne lume.
Sot e 25 vjet mateni akoma me kohen e Enverit per te vetmen arsye se nuk keni bere as sa 1/10 e tij.
vetem fakti si è permend e komwntuwsi me par qe e morì Shqiperine me 800000 vete dhe ne 90 ishte 4000000 dhe po aq jane edhe mbas 25 vjeteve.a sqaron njeri kete fenomen ??
Po te humburit e dynjase ngaqe nuk I lexon njeri na fut brenda enverin dhe krijon audience, pastaj sec thote varja…turp I zotit
Interesante eshte se Enveri eshte interesant per te gjithe ?
ZOTI K DERVISHI.
ME VJEN KEQ POR TIPA SI PUNA JUAJ..NJE ISH KOMUNIST I KTHYER NE ANTIKOMUNIST ARTIFICJAL DHE I PAGUAR PO E BENI ENVERIN PROFET ME KETO PACAVURET TUAJA..NUK BESONI ?? KAPE NJE CIKE KETE TIMIN KETU POSHTE…
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur ethet e luftës së ftohtë e kishin ndarë botën në dy kampet e kundërta Lindje-Perëndim, dhe kur Amerika po përballej me periudhën e palavdishme të Makartizmit, dokumentet e zbuluara tash vonë nga arkivat amerikane tregojnë se valës së denoncimeve, vëzhgimit apo edhe hetimit të rreptë, nuk i shpëtoi dot as udhëheqësi i shquar shpirtëror dhe politik i komunitetit të vogël shqiptar.
Denoncimit i parë kundër Fan S. Nolit u krye me 16 tetor 1947. Autori ishte Alfred Human, kryeredaktori i revistës Musical Digest. Mjeti ishte një letër drejtuar vetë shefit të FBI, Edgar Hoover-it. Letra shënon fillimin e një veprimtarie të ethshme hetimore, që mori në shqyrtim jo vetëm Kryepeshkopin e nderuar, por mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe organizatat kryesore të tij, përfshirë VATRË-n.
Dosja sekrete hetimore kundër Fan S. Nolit përmban dhjetra dokumente të deklasifikuara plotësisht ose pjesërisht. Në shumë prej tyre ruhen ende të fshira ngjarje dhe emra njerëzish, fshehtësia e të cilave mbrohet për arsye të ndryshme nga ligjet amerikane.
Hetimi ndaj Nolit u mbyll zyrtarisht me 1 korrik 1952, kur Agjenti i Posaçëm i FBI-së Christopher H. Kokolakis mbërriti në përfundimin se “hetimet e kryera në Boston nuk nxorrën në dritë ndonjë provë se Peshkop Noli ka qenë pro-komunist ose agjent i ndonjë qeverie të huaj”. Megjithatë, dosja përmban dokumente deri më date 29 mars 1965, të cilat lidhen me momentin e vdekjen sw Nolit.
Studimi analizon dosjen hetimore të Fan S. Nolit sipas viteve përkatëse, duke u përqendruar në aspektet juridike të akuzave kundrejt tij si dhe në faktet, provat dhe rrethanat e reja ose të njohura që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e Nolit.
Edhe pse përfundimet e plota paraqiten në fund të studimit, theksojmë paraprakisht se analiza dhe shqyrtimi i dosjes hetimore kundër Fan Nolit vërteton se ai u trajtua me respektin dhe konsideratën më të lartë nga organet hetimore amerikane edhe pse ndodhej nën vëzhgim, dhe se në fund të hetimit figura e tij del edhe më e pastër dhe e lartësuar. Dokumentet e këtij hetimi të gjatë dhe të fshehtë ndaj tij provojnë edhe njëherë se Noli ishte udhëheqësi i padiskutueshëm i komunitetit dhe i Kishës Ortodokse Shqiptare, patriot i shquar i kombit amerikan, mbrojtës i paepur i lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, shkurt një gjigand i vërtetë.
Studimi i plotë do të botohet në një revistë të specializuar të studimeve historike. Një kopje e dosjes me të gjitha dokumentet do t’i dorëzohet Bibliotekës së Institutit të Studimeve Historike.
VITI 1947 – DENONCIMI
Për vitin 1947 dosja hetimore e Nolit përmban vetëm tre dokumente.
Dokumenti i parë i 16 tetorit 1947, i riprodhuar i plotë, është letra e denoncimit, që në fakt është strumbullari i gjithë veprimtarisë së ethshme hetimore të mëvonshme. [1/1947] .
Dokumenti i dytë, i datës 25 tetor 1947, është përgjigja e Hoover-it drejtuar denoncuesit. [2/1947].
Dokumenti i tretë, i dates 24 nëntor 1947, përmban urdhërin e qendrës për fillimin e hetimeve ndaj Nolit si dhe informacione shtesë, të mbështetura ose jo, lidhur me të. [3/1947].
Për vetë rëndësinë që ka, po përcjellim të plotë dokumentin e parë, atë të denoncimit:
===
Dokumenti [1/1947]
Musical Digest
119 West 57th Street, New York 19, N. Y.
Circle 5-4582
October 16, 1947
Z. J. Edgar Hoover [ose Huver]
Drejtor, Byroja Federale e Hetimeve
Departamenti i Drejtësisë
Washington, D.C.
“I nderuar z. Hoover,
Pasi lexova librin e ri “Beethoveni dhe Revolucioni Francez” më shkoi nëpër mend se ndofta departamenti tuaj mund të ishte i interesuar të kqyrte në biografinë e autorit, i cili përshkruhet si “kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës”.
Ky libër duket si diçka më shumë se sa thjesht sulmi tipik i një radikali të kohëve tona. Duke paraqitur me mprehtësi [adroitly] “provat e veta dokumentare” autori i librit përmend se “Beethoveni tallej me fenë dhe ndërroi jetë duke nënçmuar ceremonitë e komunionit të shenjtë” (f. 111), se “ai ishte pijanec” (faqe 37), se “ishte ‘horr’” (faqe 48), se “ai ishte kryengritës revolucionar’” (faqe 81), etj.
Mendimet e paraqitura në këtë libër janë një përzierje aq e çuditshme gjysëm të vërtetash dhe faktesh të pambështetura saqë detyrohemi të pyesim se me ç’qëllim autori ka vendosur të shtrembërojë historinë e muzikës. Mos vallë për shkaqe të pastërta subversive politike? Botuesi është International Universities Press, 227 West 13th Street, New York 11, New York.
Juaji Sinqerisht,
Alfred Human
Kryeredaktor.
i nderuar moderator (ose zoti mero)
nuk mbulohet dielli me shoshe
fan noli ishte midis dy zjarresh dhe ju botoni vetem njeren ane kurse per anen tjetr heshtni
jo vetem noli por dhe figura si ajshtajni kane qene shenjester e Fbi..ne ate kohe kur kundershatre por komuniste hanin dhe karriken elektrike
si komentues i vjeter i gazetes Tema ju pyes miqesihst:
pse e censuruat nje koment..ku nje pjese e tij eshte me poshte qe k te beje ME SURVEJIMIN QE I BENTE FBI NOLIT
JA DISA SEKUENCA:
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur ethet e luftës së ftohtë e kishin ndarë botën në dy kampet e kundërta Lindje-Perëndim, dhe kur Amerika po përballej me periudhën e palavdishme të Makartizmit, dokumentet e zbuluara tash vonë nga arkivat amerikane tregojnë se valës së denoncimeve, vëzhgimit apo edhe hetimit të rreptë, nuk i shpëtoi dot as udhëheqësi i shquar shpirtëror dhe politik i komunitetit të vogël shqiptar.
Denoncimit i parë kundër Fan S. Nolit u krye me 16 tetor 1947. Autori ishte Alfred Human, kryeredaktori i revistës Musical Digest. Mjeti ishte një letër drejtuar vetë shefit të FBI, Edgar Hoover-it. Letra shënon fillimin e një veprimtarie të ethshme hetimore, që mori në shqyrtim jo vetëm Kryepeshkopin e nderuar, por mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe organizatat kryesore të tij, përfshirë VATRË-n.
Dosja sekrete hetimore kundër Fan S. Nolit përmban dhjetra dokumente të deklasifikuara plotësisht ose pjesërisht. Në shumë prej tyre ruhen ende të fshira ngjarje dhe emra njerëzish, fshehtësia e të cilave mbrohet për arsye të ndryshme nga ligjet amerikane.
Hetimi ndaj Nolit u mbyll zyrtarisht me 1 korrik 1952, kur Agjenti i Posaçëm i FBI-së Christopher H. Kokolakis mbërriti në përfundimin se “hetimet e kryera në Boston nuk nxorrën në dritë ndonjë provë se Peshkop Noli ka qenë pro-komunist ose agjent i ndonjë qeverie të huaj”. Megjithatë, dosja përmban dokumente deri më date 29 mars 1965, të cilat lidhen me momentin e vdekjen sw Nolit.
ju lutem mos u beni me amerikane se amerikane..mos u elezbiberizoni gazeten me keta dervishe