Kandidati Republikan për president të SHBA-ve, Donalt Trump ishte në një takim elektoral në Connecticut, mëngjesin e të dielës.
Por, as këtë herë Trump nuk ka mundur t’iu shpëtojë protestave, ndonëse është përpjekur që, si zakonisht t’i kalojë me sarkazëm dhe humor.
Teksa Trump mbante fjalimin e tij, dikush nga publiku ka nisur të protestojë kundër tij, ndërsa Republikani i tha se ngjante jashtëzakonisht shumë me Hillary Clinton-in.
Ai i është drejtuar protestueses me fjalët: “Hillary, ti je?” Ndërsa ka shtuar se Hillary Clinton kërkon të dijë se si ai arrin të grumbullojë kaq shumë njerëz.
This is AWESOME!
GO TRUMP!