FOTOT/ Rama u përgjigjet kritikëve për Veriun: Ja kantieri që do transformojë Tropojën

13 Gusht 2016, 16:15Sociale TEMA
FOTOT/ Rama u përgjigjet kritikëve për Veriun: Ja kantieri

Kryeministri Rama u është përgjigjur kritikëve duke publikuar disa foto nga projekti për transformimin e Tropojës.

“Me financimin nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, çelet në shtator kantieri për transformimin rrënjësor, të qendrës dhe aksit kryesor të Bashkisë së Re të Tropojës. Nga një hapësirë e rrënuar e të kaluarës, në një shesh e bulevard të rindërtuar tërësisht, me shije e cilësi europiane. Për të gjithë ata që padrejtësisht, komentojnë se Rilindja Urbane nuk e ka prekur Veriun, vlen të nënvizohet se e kundërta është e vërtetë!

Programi ynë Kombëtar për kalimin nga epoka e qyteteve pa sheshe e as hapësira publike cilësore (dmth qytete pa qytet), në një epokë të re që ka nisur me sheshet, hapësirat publike qendrore dhe ato social-kulturore e arsimore, po që natyrshëm do shtrihet kudo në territoret e bashkive të reja, ka prekur Lezhën, Kukësin, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Bulqizën, Matin, e vazhdon me projekte të tjera në shtator duke u shtrirë po ashtu, me Tropojën, Dibrën, Mirditën, Vaun e Dejës, Hasin”, shkruan Rama.

2 komente në “FOTOT/ Rama u përgjigjet kritikëve për Veriun: Ja kantieri që do transformojë Tropojën”

  1. Rilindja vlonjate says:

    Vloren e ndrite ,po te ngelen syte dhe mendja ne Veri te vendit.Ku e ke Dritan lelin ,kryetarin e bashkise vlore,(vetem ne Vlore nuk eshte) qe na sjell nje fshatar nga Siria e na drejton Ujesjellsin e Vlores.duke e paguar me miliona euro.SKANDAL dhe turp per te!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Prudentino says:

    Goca e Lindes t’i ben keto mor kaqol ?
    Po beke rruge pedonal ne nje vend ky 80 % e banoreve jane te papune!
    Nuk je mire e kjo duket nga larg. Nuk kishte nevoje per kete prove.
    Sa ishte gjoba e plazhit te Palases qe ja dhe Manes per 100 lek/m2 ?
    Nuk jane te gjithe Artan Shkrela dhe Artan Lame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje