Gjermania në alarm, islamistët radikalë po rekrutojnë refugjatët

15 Gusht 2016, 11:53Bota TEMA
Gjermania në alarm, islamistët radikalë po rekrutojnë

Islamistë radikalë po shkojnë në strehimoret e azilantëve dhe refugjatëve në Gjermani për t’u përcjellë atyre ideologjinë e tyre dhe për t’i rekrutuar. “Deri tani ka mbi 340 raste, që na janë bërë të njohura”, tha presidenti i Entit Federal për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. “Por këto janë vetëm ata për ne dimë, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i madh.“ tha ai

Maaßen tha se institucioni i tij i ka informuar dhe sensibilizuar drejtuesit e strehimoreve të refugjatëve për këtë problem. “Ne jemi të shqetësuar që salafistët dhe islamistët e tjerë bëjnë reklamë dhe përpiqen të fitojnë pasues në strehimoret e azilantëve.”

Zëvendëspresidenti i shërbimit sekrtet gjerman, Thomas Haldenwang, kishte paralajmëruar në fillim të gushtit se refugjatët ishin larguar prej fundamentalistëve islamikë, por nëse ata zhgënjehen në Gjermani, ata mund të hapen për ideologjinë e tyre.

Roli i xhamive radikale

Maaßen deklaroi tani se “Ndër azilkërkuesit që vjnë në Gjermani ka shumë të rinj myslimanë të besimit sunit. Ata vijnë shpesh nga amjedise konservative islamike dhe duan të shkojnë të premteve në xhami ku flitet arabisht.” Në Gjermani ka shumë xhami ku flitet arabisht që janë salafiste. “Ato përbëjnë pararojën e radikalizimit. Kjo është e rrezikshme. Prandaj shumë prej tyre janë nën vëzhgim “, tha Maaßen. “Në Gjermani xhamitë në gjuhën arabe nuk janë të organizuara dhe mundësitë e shtetit për të ndikuar ndaj tyre janë relativisht të pakta.”

Sipas tij autoritetet e sigurisë kanë arritur pas atentateve në disa qytete të Evropës në përfundimin, se IS-i nuk pritet të dërgojë vetëm skuadra terrori në Evropë, por se vepra terroriste mund të kryejnë edhe individë që radikalizohen vetvetiu ose që marrin urdhër për vepra të tilla.

2 komente në “Gjermania në alarm, islamistët radikalë po rekrutojnë refugjatët”

  1. Denis says:

    Po perse nuk i mbyllni keto xhami te rrezikshme dhe te deportoni ekstremistet? PERSE? O debila qe po i beni gropen Europes.
    Nqs vjen e djathta ekstreme prap ne pushtet,para se te vare e te deboje ekstremistet islamike ne fillim te vare tradhetaret,qe e krijuan kete gjendje.

  2. Beno says:

    Qeroni kto zhulsa morracak Islamik nga Europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje