Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame favorizon emigrantët: Të nisin procedurat e legalizimit

16 Gusht 2016, 13:34Ekonomia TEMA

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për mediat ditën e sotme, bëri me dije se institucioni që drejtohet prej tij ka vijuar punë pa ndërprerë, madje me intensitet më të lartë gjatë muajve të verës, që përkon me periudhën kur emigrantët kthehen në atdhe.

Sipas Lames, kjo është periudha kur emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës kthehen në atdhe dhe marrin letrat e dokumentet për përfshirje në procedurat e legalizimit.

Nisur nga kjo situatë, kreu i ALUZINI-t ka kërkuar nga qytetarët të tregohen mirëkuptues e të lënë hapësirë për emigrantët që të kryejnë procedurat.

Për ta, tha Lame, janë hapur edhe sportele të veçanta. Duke vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga institucioni që drejton, Lame tha se ALUIZNI është shembulli më i mirë se është e mundur të krijohen institucione të besueshme brenda këtij shteti.

Ndërsa referuar shifrave konkrete lidhur me procesin e legalizimit në vend, Lame bëri me dije se vetëm gjatë muajit korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi,

1 komente në “Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame favorizon emigrantët: Të nisin procedurat e legalizimit”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ca legalizoni mor ju q kina nenen
    Kush UA la token Juve more maskarenj
    Marrte hak Zoti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje