“Sherri” Prishtinë-Tiranë: Të grindesh për mjekrën e perandorit…

17 Gusht 2016, 14:59Blog TEMA

Nga Enver Robelli

 

Me u grind për mjekrën e perandorit. Kështu thonë gjermanët kur dy palë zihen për një vogëlsirë, për një gjë të parëndësishme apo për diçka që nuk varet fare prej tyre. Fjalosja mediale mes Prishtinës dhe Tiranës për futbollistët e diasporës i përngjan grindjes për mjekrën e perandorit. Zakonisht perandori nuk e pyet kënd nëse do të lëshojë mjekrën apo jo, sa e gjatë do të jetë ajo apo sa e shkurtër. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova nuk kanë asnjë meritë për sukseset e futbollistëve shqiptarë në botën perëndimore. Lojtarët janë talente të shndërruar në profesionistë falë infrastrukturës sportive në Zvicër, Gjermani, Belgjikë… Andaj t’i quash ata tradhtarë përse nuk luajnë për Shqipërinë apo për Kosovën është vetëm largim vëmendjeje nga thelbi i problemit. Për shembull: në dy kryeqytetet e shteteve me shumicë shqiptare prej dekadash nuk ka stadium futbolli që i plotëson kriteret e organizatave ndërkombëtare të sportit. (Kosova madje për kualifikimet e Botërorit do të luajë në Shkodër). Por, prej Shaqirit, Xhakës dhe të tjerëve kërkohet të luajnë «për Kombëtaren», «për Shqipninë», «për Kosovën» – për shkak të «gjakut», «mëmëdheut», «patriotizmit». Kjo është si kur i bën thirrje një fizikani apo një kimisteje të famshme shqiptare ta lë institutin në Gjermani, Angli apo Amerikë dhe të kthehet në Tiranë apo Prishtinë të eksperimentojë pa laborator. Për «hir të patriotizmit» nga shkencëtari apo shkencëtarja kërkohet të bëjë mrekulli me një mikroskop të prishur, të importuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50.

Në vend se të zemërohen me faktin se si Kosova ashtu edhe Shqipëria prej vitesh janë peng të politikanëve të papërgjegjshëm, jo pak shqiptarë, të nxitur nga publicistët provokatorë, hidhërohen që nuk mund të hyjnë në Zvicër si në dyqan vetëshërbimi dhe të marrin ata futbollistë që duan. Ta marrim si shembull Xherdan Shaqirin. Po të ishte rritur ai në fshatin e tij të lindjes, në Zhegër, talenti i tij vështirë se do të ishte zbuluar – në vitet ’90 Kosova kishte halle të tjera përballë represionit serb. Më së shumti Shaqiri do të mbërrinte të luante për njërin nga dy ekipet e Gjilanit dhe do të shihej ose si hero, ose si katundar – varësisht se për kë do të luante. Karriera e tij do të ishte një pozë provinciale.

E tillë, pra pozë provinciale, është vala e urrejtjes me nënton racist kundër Milot Rashicës, i cili vendosi të luajë për Kombëtaren e Kosovës. A është mëkat të luash për shtetin e dytë shqiptar, për Kosovën? Aq më tepër nëse ke lindur në këtë shtet? Jo, s’është kurrfarë mëkati. Shqetësuese është një kut i dyfishtë, një standard i dyfishtë me të cilin ndonjë gazetar shqiptar gjykon sportistët shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Milot Rashica – tradhtar! Shaqiri – tradhtar! Behrami – tradhtar! Po mundësi shkodran Elis Guri, i cili me krenari po i mbron ngjyrat e Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Rio? Po peshëngritësi Luan Shabani (Leonidas Sabanis), i cili i shërbeu Greqisë? Po Sahit Prizreni nga Kukësi, i cili në sportin e mundjes po lufton për Australinë? Çfarë lajmi i rëndë për një shtresë budallenjsh nga Kosova, të cilët mendojnë se sportistët që e «tradhtojnë» Shqipërinë janë vetëm nga jugu, «tradicionalisht progrek». Por, as Shkodra e Elis Gurit, as Kukësi i Sahit Prizrenit nuk gjenden në jug. Ermal Kuqo nga Korça kryesisht ortodokse ka luajtur për Turqinë myslimane. Ç’të bëjmë tash? Ta shpallim tradhtar. Më mirë jo se ndërkohë ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Ia falim edhe ndërrimin e mbiemrit nga Kuqo në Kurtoglu. Pirro Dhima (Pyrros Dimas), i lindur në Himarë, peshëngritës i suksesshëm në shërbim të Greqisë, është integruar tamam në këtë shtet të BE-së, ka qenë kandidat për parlament i PASOK-ut socialdemokrat dhe është major i ushtrisë greke. Ky patriot, ndërsa Milot Rashica tradhtar, i pagdhendur?

Ky lloj debati nuk na çon askund, vetëm nxit polemika të panevojshme ndërshqiptare. Frika që ekziston në Tiranë se tani do të fillojë një eksod i futbollistëve nga ekipi i Shqipërisë te ai i Kosovës, mund të jetë e kuptueshme, por në të njëjtën situatë ndodhet Kosova: futbollistët më të mirë me origjinë kosovare preferojnë të luajnë për Zvicrën dhe për këtë s’kemi asnjë arsye t’i gjykojmë, fyejmë apo nënçmojmë, siç bëri Andi Bushati me filipikën e tij kundër Rashicës. Reagimet pas shkrimit të tij kundërthënës, Bushati i paskësh quajtur pasojë e kompleksit të kosovarëve si qytetarë të dorës së dytë në Jugosllavinë e dikurshme. Një interpretim i tillë është i paqëndrueshëm, sepse gazetarët që shkruan për tekstin e Bushatit, përfshirë edhe vogëlsinë time, nuk janë rritur fare në rrethana jugosllave, siç supozon nëpër hava Bushati dhe nuk kanë asnjë kompleks ndaj askujt, aq më pak ndaj kombeve që popullojnë rajonet nga Sllovenia në Turqi. Nëse fillojmë të flasim për komplekse, nuk di se kush mund të dalë më i lagur – shqiptarët këndej Kukësit apo ata andej Kukësit. Kemi nevojë për debate të ashpra, por me fakte, për debate që hapin tema të ndjeshme, por njëkohësisht luftojnë paragjykimet. Ato s’janë të pakta. Si andej, si këndej.

Do të ishte e dobishme të heqim nga gjuha e përditshme fjalën tradhtar, sidomos kur bëhet fjalë për sportin. Më shumë se në çdo fushë tjetër të jetës publike në sport po rrëzohen muret kombëtare dhe shtete aq të mëdha dhe etnikisht homogjene si Gjermania prapëseprapë s’po arrijnë ta «mbrojnë veten» nga «hordhitë» turke, afrikane apo shqiptare: Özil, Khedira, Mustafi. Franca ka një ekip të përbërë nga afrikanët, siç vërehet edhe nga ngjyra.

Le të diskutojmë për diçka më tokësore se sa për tradhtitë në fushën e blertë. Për shembull: sipas Treguesit Botëror të Inovacionit Shqipëria zë vendin e ‘92. Mali i Zi mbron vendin e ’52, Maqedonia të ’58, Serbia të ’65, Bosnjë-Hercegovina të ’87. Sllovenia renditet e ’32, Bullgaria e ’38, Turqia e ’42. Shqipëria renditet nga fundi, bashkë me Xhamajkën, Namibinë, Kamboxhian, Butanin, Ugandën… Në rajon të gjitha shtetet janë para saj sa i përket inovacionit. Duke mos qenë anëtare e OKB-së Kosova nuk është përfshirë në këtë listë, por mos u bëni merak: aty diku, në mos më keq se Shqipëria, do të ishte edhe Kosova. Të mos harrojmë: vendin e parë në Treguesin Botëror të Inovacionit e zë Zvicra.

7 komente në ““Sherri” Prishtinë-Tiranë: Të grindesh për mjekrën e perandorit…”

  1. Shën Hajdari says:

    po zvicerranet jan komb drogarashes prandaj edhe bejn shpikje cdo dit.
    ata edhe pa buk rrijn por pa drog jo.
    dhe pijn drog dhe endrrojn shpikje dhe novacjone.
    shpikjen me t madhe qe kan bo zvicerront esht ses si te pastrohen dhe mbrohen paret e pista te krimit dhe mafjes se globit. pasandaj shpiken edhe sesi te mbrojn dhe shtojn neper bankat e tyre paret e diktatorve gjakatar.
    dhe hyjn neper bankat zvicerrane paret qe kan ngjyr te kuqe nga gjaku I krimit,hyjn me baule qe kullojn gjak,dhe dalin me ngjyrat origjinale blu,jeshile,kafe…..
    dhe pasi lajn e shplajn pisllikun botnor ,pijn drog qe te sherojn shpirtin nga ky mekat biblik,dhe pasi edhe me drog s ja dalin dot qihen edhe ne byth zvicerranet qe te harrojn poshtersin kriminale kombtare shtetnore te tyre.
    jan novator te karit ata. Karin dijn ta hajn me risi.

  2. tfgs1 says:

    pune korrakesh qe grinden per topet e Erdoganit,kshq varu kkkkkkkkkkkkkkkk……………….allah uakbar!

  3. Wie der erste so der zweite Artikel ist ein Manifest des Pauschal Schreibens. Listig, Manipulativ, Emotionlos,fehlende Bewustsstsein für den Schaden, Tendenzios und Gleichgültig… und…und ein Große Scheisen qe ta hash ti Enver e te lysh surratin…Idiot

  4. Drini says:

    Plotesisht dakord me shkrimin tuaj Zoti Robelli.Disa njerez duan te terheqin vemendjen e medias dhe publikut me cdo kusht. Disa femra xhvishen disa gazetare si Andi Bushati quajjne tradhetare nje talent 20 vjecar qe as ii ka shkuar ne mend se tradhtoka shqiperine duke luajtur me kosoven.Andi bushati ka mbaruar si gazetare profesionist, tani ai perpiqet vetem te lexohet duke akuzuar te pakuzueshmit dhe shpifur.

  5. vang says:

    Perpiqesh ta mballosesh.,,por pa sukses.Ne artikullin e pare,akuzove biles edhe hymnin.Ky hymn,qenka i vjedhur ,sipas teje,prandaj nuk ja vlene ta respektojme.Tani aty qendro.AQshume e banalizove sa duket hapur se nuk mund te kuptosh cfare eshte nje konvension.Dashuria per kombin nuk eshte abstrakte,nuk e do me shume ose me pak nga bukuria ose jo e hymnit.Me shume kujdes kur do te hedhsh dorashken.Sa per Piro Dhimen e gjithe te tjeret cudi si i paske harruar komentet.

  6. TANI DURRES says:

    Halli nuk eshte se me cilin shtet po luan, por eshte se duhet te refuzohet duazimin e imponuar te kombit tone.
    serbt, greket dhe maqedonasit do te gezohen shume per mendimin tim nga kjo ndarje e re se atyne bashkimi jone nuk i pelqen ne cdo nivel.
    Un per vete du gjakun tim dhe ato cuna le te lujne per kinen une prap do boj tifozlik per ata.
    por jane ca hysmeqare te paguem nga serbi dhe greku dhe ca jugonostaligjike te cilet duan me cdo rast ti fusin pyka kombit tone dhe ta ndajne e ta percajne ne cdo nivel.
    Une do kish deshiren me te modhe te kishim nji kombtare dhe ti tregojshim botes mare se ne jemi nji gjithnji pamvaresisht se ju sna leni.
    Por shpresoj qe do ndodhe sa me shpejt.
    Gjithashtu shpresoj qe ne stadium moste kete flamur blu te imponume te kosoves por flamurin kombtar Shqiptar
    Se ju e dini qe ato cuna per shqiptari luftojne

  7. Eqerem bej Vlora says:

    Rri urte o shoku Enver, mos e dridh po mbaju tek ato qe the dje. Vazhdo me Bushatin e Beratin, beni sherr per mjekren e qoses.
    Per ne te tjeret nuk ndryshon gje. Gjithsecili eshte i lire te luaje me ke te doje (aty ku shperblehet me mire kuptohet).
    Ti lere argumentin tek sporti, mos u bej ekspert per gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje