Nuk besoj se kur vendosën ta pagëzonin birin e tyre me emrin e një prej qyteteve më të shëmtuara të Shqipërisë komuniste, prindërit e Milot Rashicës do ta kishin imagjinuar se biri i tyre futbollist do të refuzonte një ditë të luante për flamurin e “dheut amë”.
Por kjo gjë tashmë ka ndodhur.
Me shkëlqimin, talentin, egon dhe kapriçot e veta, Miloti është bërë ylli i një eksodi futbollistësh nga Shqipëria për te Kosova. Lajmin e bujshëm të braktisjes së kombëtares prej tij duket se e kanë ndjekur aty për aty edhe veterani Alban Meha dhe premtuesi Herolind Shala. (Lexo poshtë Lapsi/sport)
Natyrisht, megjithëse për kombëtaren shqiptare, me futbollistë kosovarë (Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Debatik Curri, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen dhe Vullnet Basha, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Valdet Rama, e Shkëlzen Gashi), ky lajm ka efektin e një bombe, ai mund të pranohej si një zgjedhje e lirë njerëzish të lirë.
Rashica, Shala, Meha dhe kushdo tjetër janë në të drejtën e tyre të zgjedhin flamurin që duan.
Ata mund të kenë ambicien për të shënuar emrin për herë të parë në reprezentacionin e vendit më të ri në UEFA dhe FIFA. Ata mund të yshten nga patriotizmi për ti dhënë një dorë njohjeve të reja të Kosovës. Ata mund të ëndërojnë të jenë gurë themeli në krijimin e identitetit të ri Kosovar.
Arsyet mund ti kenë të shumta.
Për këto, ata, mund ti thonë jo një skuadre që sapo mori pjesë në Euro 2016. Në emër të tyre, ata, mund të vendosin të këndojnë një hymn që mezi iu gjet teksti dhe të nderojnë flamurin blu me gjashtë yje.
Natyrisht duke aspiruar gdhendjen e emrit në aventurën e një shteti të ri të gjitha këto i’a vlejnë.
Por, megjithatë, në historinë që kemi dëgjuar deri më tani duket sikur ka diçka që nuk shkon.
Sepse zgjedhja e Milotit, Albanit dhe Herolindit më shumë sesa një zgjedhje nga idealizmi, i ngjan një vendimi të marë nga mërzia.
Të tre ata, futbollistë të talentuar dhe me përvojë si në rastin e Mehas, apo yje që priten të shndërijnë siç pretendohet të jetë Rashica, nuk qenë pjesë e skuadrës që udhëtoi për ngjarjen më të madhe të futbollit shqiptar, drejt Francës. Ata nuk u bënë pjesë e humbjes përbashkuese të Marsejës dhe fitores mbresëlënëse të Lionit.
Dhe vendimi i tyre, ashtu si kohë më parë ai i portierit Beqaj, i ngjan një hakmarrjeje prej futbollistësh të pagdhendur.
Ata duket sikur po shkojnë drejt Kosovës prej inatit dhe jo prej idealizmit.
Nëse është kështu, zgjedhja e tyre është shumë më e trishtueshme sesa ajo e Shaqirit, Xhakës, Berhamit e Mehmedit, që shpesh i kemi vërshëllyer në stadium dhe i kemi etiketuar si tradhëtarë.
Bukëshkalë apo jo, shqiptarët e Zvicrës sëpaku kanë pasur një motiv: një jetë më të mirë, një revansh në vendin që e njohën si bij emigrantësh dhe një portofol më të mbushur.
Mirë ose keq, “tradhëtia” e tyre, megjithëse mund të përçmohet është e kuptueshme, kurse dezertimi Milotit, Albanit dhe Herolindit është i trishtë, pikërisht sepse është i pakuptueshëm.
Ata nuk janë “tradhëtarë” se po ndërojnë një skuadër shqiptare me një tjetër, se do ti përkulen flamurit blu me gjashtë yje, apo se do të këndojnë hymnin që mezi i’u gjet tekst.
Ata janë të tillë për tjetër gjë.
Mbi të gjitha për një ligj të pashkruar të sportit që kanë zgjedhur të praktikojnë, që nënkupton frymën e ekipit dhe sakrificën e individit në emër të tij.
Duke përplasur të inatosur derën e kombëtares së Shqipërisë, këta kosovarë të mirë, më shumë sesa skuadrën prej nga u larguan dëmtuan vetveten.
Ata treguan se janë të paaftë për të sakrifikuar.
Prandaj e kam të pamundur ta kuptoj zgjedhjen e tyre, aq më tepër kur ajo vjen nga një i ri, që ka mbajtur për dy dekada me vete emrin Milot. (Lapsi.al)
Ti je nje injorant i permasave boterore, deri dje hiqeshe si nje pragmatist ,i pandjeshem ndaj emocioneve te turmave nacionaliste qe nuk i pelqeje ,gjithmone i ke dalluar shqiptaret e Kosoves ne kombetare ,duke thene pse nuk ka me shume shqiptar te Shqiperise ne kombetare ,dhe tani po udheheq turmat e idoteve gojeprishur shqiptare te Shqiperise qe ankohen pse Kosova po ja merr lojtaret sepse skane bo*e vet dhe nuk dine te luajne futboll…duan qe punen qe sbejne vet tja bej nje nga Kosova??????Deri dje beje interesantin ,tani je bere pjese e turmes qe per fat te keq atehere ishte nacionaliste ,sot eshte ziliqare……..
Fakti, e ke ca gabim. Bushati nuk eshte nje injorant, perkundrazi, ai eshte nje djale vertete inteligjent dhe me edukate qytetare.
Por ai eshte gjithashtu nje njeri me shpirt shume te zi, seder te nxire, zemer te zeze, dhe mendje te pushtuar nga erresira.
Si i tille, produkti final eshte nje qelbesire e veshur me kostum dhe kollare te bukur qe hedh helm non-stop mbi mendjet e shqiptare qe te behen edhe ato te vrerosura si mendja e Bushatit. Dhe ka bere jo pak naiva viktima te shkrimeve te tij.
Si i tille gjeja me e sakte qe vlen per Bushatin, eshte qe pa dashje eshte kthyer ne nje person publik thellesisht anti-shqiptar me aktivitet intensiv kunder Shqiperise dhe Kosoves. I tille eshte gjithe klani qe u prodhua dhe vazhdon te prodhohet ne “KLAN”
Un kom qene dhe jom kritikusja ma e eger e Andi Bushatit,POR,….
ksaj rradhe ka te drejt,nuk i heq asni presje shkrimit te tij.
Shkoni or cuba dhe kendoni hymnin e nji shteti turli te ndare mes jevgjish,turkesh dhe çetnikesh.
6 yje per secilin nacionalitet.ja kthyt krahet shqiponjes,e perdhoset idealin e UCK qe luftoi me flamurin Kuq e ZI.
Ju mbuloft marrja,ikni,ikni dhe mos u kthefshi kurre.
ndrroni dhe gjuhen mos thuni ma se flisni shqip por kosovarçe
Ju hapen dyert dhe zemrat ne kohe te veshtir,ndam me ju bukun dhe krypen,por akoma sna keni thane as nji Faleminders.
Ska gjo ju boni zgjedhjen tuaj,dhe koha do ta tregoj sa gabim keni vepru.
Ikni nuk jua duam te keqen,ikni dhe na lini te qete pergjithmon.
Ju jeni interesagji,ju skeni as bes as moral,ju jeni tamam TRADHTAR
npill tsatam,komunist i qelbun
Me te vertete je mashkull I keq.
Ti,bashke me 3-4 kokrra,si puna jote,kujtoni se I dini te tana. Analizoni,politiken dhe politikane,ekonomine,shkencen,kulturen,rendin,arsimin,shendetesine,sportin ;natyrisht,sportistat.
Ju jeni,fallxhore,ngatrestare e smirezi.
Ju jeni sherbetore here te nje klani,here te nje tjetri.
Turp te keni!
Plehre . Vetem te hidhni faren e percarjes jeni , ose me mire paguheni. Zgjedhja e Milotit dhe e te tjereve eshte zgjedhja personale e tyre e askush nuk mund ti paragjykoje. Kosove e Shqiperi jane nje . Cfare jane keto artikuj te ketyre pseudoanalisteve neper sajte dhe neper gazeta.Dhe sidomos neper gazeta ku u jepet shume hapesire ketyre shkrimeve antishqiptare e percarese. Tani qe futbolli eshte shume i ndjekur dhe pasi Kosova u pranua ne UEFA e FIFA ,kane filluar me intensitet keto shkrime. “Vokri e Bunjaku thane keshtu ,megjithese kishin thene ashtu” . “Pabesi e kosovareve qe duan te dobesojne kombetaren e Shqiperise, ndonese kishin premtuar te kunderten”. Duhen ndaluar dhe hetuar keto lloj shkrimesh.
Deshira e madhe e shqiptareve eshte bashkimi kombetar,perfaqesimi ne nje kombtare futbolli i trgon botes deshiren qe kemi per tu bashkuar.Jemi nje popull,nje komb,nje gjuhe,nje histori perse mos te kemi nje kombetare…….
Shkrim pa pike lidhje !!!!!ka fillu me smok dhe ky koqa
Ata jane kosovar dhe i terheq vendi i vet esht afer mendjes
Pastaj me ate skeme loje te debiasit ky rashica nuk ka shans te luj,se eshte sulmus ???????
Le te ike Miloti bile edhe te tjere po te duan,se Kosova nuk ka asnje merite qe ata jane bere futbolliste te ketij niveli.
Me mire keshtu qe ta marrim vesh qe ta trajtojme Kosoven si Serbia ,kur te luajme.
Ajo qe ndodhi nuk ka rendesi sepse qe te tre keta lojtare kane kontribuar per skuadrat e te rinjve te shqiperise. Ajo qe duhet te bejme te gjithe eshte te perqendrohemi tek bashkimi kombetar dhe clirimi i maqedonise dhe camerise.Fjalet e tjera jane karlliqe.
I dua njesoj si Kosoven dhe Shqiperine.Nese kam bere 3 ore me avion per te pare Shqiperine,do ti bej dhe 3 ore per te pare Kosoven.
100% shqiptar nga Jugu!
Ti je trathtar me ndasite e tua te peshtira. Miloti te luaje me ke skuader te doje se njesoj eshte, luan per Shqiptarine dhe na nderon te gjitheve si te luaj me Kuq e Zi dhe me Kosoven.
Rrace e keqe…
O Bushat analisti kam nje pyetje per penisin tim-e kam 18 cm por nuk e di e pelqen ti apo jo
Per lojtaret mund te kete mendime te ndryshme, por per gjuhen shqipe ka vetem rregulla qe ose mesohen ne shkolle, ose nuk mesohen gjithe jeten. A. Bushati nuk e di se duhet perdorur apostrofi ne rastet: “per ti dhene”, “mund ti kene” etj. qe duhen shkruar: “per t’i dhene”, “mund t’i kene” etj. Dhe ben te kunderten kur shkruan: “keto i’a vlejne”, kur ketu nuk duhet apostrofi: “keto ia vlejne”. Dikush duhet t’ia mesoje keto A. Bushatit dhe nese “nuk ka kohe” t’i mesoje, atehere duhet nderhyrja e redaktoreve te gazetes (nese ka e nese jane te afte).
komentuesi duhet ta kuptoj se cfar ka thene zotria bushati jo direkt me pushke.
`TE GJITHE DUHET ET KUPTOJME QE DUHET TE KEMI NJE PERFAQESUESE DHE AJO DUHET ET JETE SHQIPETARE. PERFAQESUESJA E KOSOVES PERFAQESON 6 KOMBESI DHE SI E TILLE NUK ESHTE E SHQIPTAREVE. CDO NJERI QE SI KOMBESI NENSHKRUAN SHQIPETAR DUHET TE PERFAQESOJ ATE QE KA SI KOMBESI. NUK E DI PERFAQESUESJA E FUTBOLLIT E KOSOVES DO TE QUHET NDONJEHERE “KOMBETARJA E KOSOVES” APO CDO KOMBETARE TJETER APO PERFAQESUES SHQIPTAR I KOSOVES NE BOTE A DO TE QUHET NDONJEHERE SHQIPETAR.
qe ne 91 nuk kam ndjekur as ne stadium dhe as ne televizor skuadrat shqipetare dhe as nuk e di fare cfare ndodh me kampionatin shqipetar ,,, kam ndjekur kombetaren ne cdo ndeshje ,, si ne stadium kur mu eshte dhene mundesia ashtu dhe nga tv,,,duhet te dime dicka keta jan futbolliste profesioniste karriera eshte e shkurter ne futboll dhe duhet cmos te luajne ne formacionin baze,,,do behet nje lemsh do fillojne kercenimet nqs ti nuk me fut ne loje do iki ne kosove dhe anasjelltas,, do shikosh dhe shqipetar te shqiperise qe do veshi fanelen e kosoves,,,problemi eshte shoku te akademite cdo ish futbollist eshte bere trajnier dhe mbledhin 30 mije lekesha femijeve dhe nuk i din ti mesojne si goditet topi,,dhe dikush nqs ka nje cik talent me te tille trajnier nuk kane te ardhme,,…kombetarja nuk do vuaj per futbollista por me hyrjen e kosoves behet zgjidhja e trete ,, te gjith flas per ata qe luajne jashte do presin oferta nga vendet qe jetojne pastaj zgjidhja e dyte eshte kosova e treta eshte shqiperia,,, keta shqiptar te kosoves qe kan lindur vitet e fundit jan rritur me nje frym tjeter jan rritur dhe edukuar si kosovar ,, te gjith flasin kosova kosova kosova nuk e permendin fjalen shqipetar , sigurisht jo te gjith … kosovarizismi eshte realitet ate qe nuk e beri turku serbi e ben vete shqipetaret,, majlinda kelmendi sigurisht nuk mundte mbante flamurin shqipetar ne lojrat olimpike sepse eshte e pa pranushme , por po te shikosh tifozet nga kosova ne sdadium asnje nuk mban flamurin kuq e zi ,,,qe ti tregoje botes qe kjo vajze eshte shqipetare,
Bushat ca ke filluar te perdoresh kohet e fundit? Ne te duam gjithsesi edhe pse je katandisur kaq keq.
Po shqiptar , jam shume dakort me ty . Kete mendim kisha edhe une perpara se te lexoja shkrimin Tuaj . Kur themi se perfaqesojme nje shtet , eshte e drejte e gjithsecilit te perfaqesoje pasaporten qe deshiron te kete apo qe e posedon . Shteti ka kuptim tjeter . Nuk eshte tradhtar apo plangprishes askush ne te drejten e tij per te drejten e perbashket , kur perfaqeson shtetin ne te cilin ndihet mire . Por !!!!! Kur themi perfaqesuesja kombetare , çdo fjale dhe fjali merr tjeter kuptim . Gjermanisht flasin edhe ne Gjermani edhe ne Austri . Jane dy shtete gjermisht-folese . Por jane dy popuj me kombesi dhe kombetare te tyre , me flamur tjeter dhe himn tjeter . Prandaj – Nese secili prej lojtareve , komentuesve apo kushdo qofte , mendon se loz per kombetaren shqiptare – Ajo ka vetem nje himn dhe nje flamur kuq e zi me shqiponjen dy krenare ne te . Çdo perfaqesim tjeter i çdo lojtari apo kushdo qofte per kombetare tjeter , e ka ndare vete . Ashtu sikunder edhe Bunjaku apo Vokri kur shprehen – Ata jane kosovare dhe ne do t’Ju bejme thirrje dhe ftese te luajne per Kosoven ! Pra te luajne per perfaqesuesen e Kosoves me flamur tjeter ( me gjashte yje , ku te gjithe e dime mire se çfare perfaqesojne ato yje ) dhe nje himn tjeter nga himni shqiptar . Pra duam apo nuk duam – Ne u ndame ne dy kombe , njesoj si Austria me Gjermanine . Kombi shqiptar dhe kombi Kosovar . Te tjeret as mos te shajne , e as mos te ndihen keq , kur kjo e vertete lakuriqe thuhet . Nuk po loz Tirana me Prishtinen si ekipe dhe lojtari zgjedh ekipin e vendlindjes se tij apo te gjysherve te tij . Po loz Shqiperia ( qe ka emer te madh dhe eshte zemra e kombit shqiptar ) dhe perfaqesuesja e saj perbehet nga ata lojtare qe ne zemer kane himnin tone kombetar dhe ne gjak shqiponjen dy krenare te flamurit kuq e zi !
Sperma komuniste mbetet gjithmone eshte sperme Mutante.Flamurit qe mezi ju gjet teksti I Hymnit? “Tradhtar”‘ e te tjera akuza skizofrenesh Bolshevikesh eshte turp I madhe per nje komentator Amator dhe jo me per nje analist politik.Miloti apo te tjere nuk po shkojne e po luajne per Beogradin apo Greqine por po shkojne e luajne per vendin e tyre te lindjes,origjines dhe jo per ate Flamur me 6 yje .Atyre faleminderit per kontributin e dhene ne vendin e Injorances,Idiotizmit dhe Bagetise e Bujqesise se shqiptarve te shqiperise qe ky shtet me 104 vjet pamvaresi akoma nuk ka krijuar te ket nje ekip futbooli me 11 lojtar dhe qysh prej 1936 e deri me sot asnjehere nuk ka qne I kualifikuar ne Kampjonatin Boteror apo atij Europian por fale talenteve dhe energjive Kosovae qe neve shkuam vetem njehere ne ate Europianin dhe deshtuam me turp dhe aty neve na derguan talented dhe energjite kosovare qe neve I percmojme por edhe me keq shqiptari dhe i Padituri i shqiperise kerkon te talli injorancn e tij me dijet kosoves.Ata bene shum mire qe iken ,mjaft na ndihmuan dhe te ngrejne vendin e tyre apo shqiperine e dyte ne epidestal atje ku ata e meritojne dhe neve nuk e meritojme.Ne Te shqiperise Idiote dhe injorante kemi 104 vjet dhe akoma nuk kemi ndertuar shtet kurse Kosovaret ne vetem 16 vjet jane shum here me perpra se neve nga cdo drejtom sidomos ne drejtimin berjes se shtetit.Tani hani mut kunder djemve te mrekullueshem Kosovar qe I bashkphen vendit te tyre te lindjes,behuni Xheloze e llafazane kafenesh dhe me e keqja po na u shisni si “Patritoe ” fallso sic na u shit Enver krimineli per 45 vjet.pika qe sju bie ju qe kerkponi te denigroni talented Kosovare.Kosova shum shpejt do te na lere Andresen kurse neve do te mebtemei evgjite nga te gjitha drejtimet seps ne shosherine tone te shqiperise sundon akoma Kultura (Sperma) Enveriste inferiore anti-progress.
A thua jam i vogël para jush, që të komentoj një shkrim të një gazetari me nam… ,i kombit tonë shqiptar?!
E megjithatë, nuk ma mbanë zemra të heshtë, para fjaleve tuaja, që nuk është duke ma marrur mendja qe i ke thënë në gjuhën e Nënës, në gjuhën shqipe!…
I nderuar…Plot respekt per punen tuaj,…. Por jo më respekt për gjuhën tuaj,se ajo siç po duket, të kundërmoj paska filluar,…,E te lutem ty ore zoteri….Laje gojen-pa u vonuar…!
A mos vallë i the në greqisht ato fjalë, e i’a drodhe pak kah sllavishtja a serbishtja!..
Se jemi te mesuar, ne me njerez si puna jote! Ne fillim bejn nam, e me vonë si njerez me famë, keni te drejt te komentoni, qfar te doni….Me nje fjalë,nuk po dihet “zorren e trashë” ku e keni, a ne fyt, a atje ku e ka vendin?!…
Nuk është se jam fort i dhënë pas sportit,…Por ne venat e mija veq gjak shqiptari rrjedh!….E këtë nuk e di për ju ,i nderuar!…E as që më intereson kjo far pune, se qfar gjaku ti mbanë!
Na paska vendosur, të luaj për kombetaren e shtetit te dytë Shqiptarë, për Kosovën,Miloti!..
Ky djal na e paska emrin “e një qyteti t’shemtuar” të dheut Amë,ti kete na e thua…
A kaq te shemtum e paska emrin; që të mos ketë të drejtë të zgjedhë të bëj qfarë të doj, e sipas qejfit të vet…O njeri, nuk ka vendosur te luaj per armikun jo…Per Kosoven, ku qdo gje frymon Shqip..Pse te dhemb kaq shumë?!
Mos vallë je duke harruar ne cilin shekull po jeton, mos te ka ngecur truri gjë në shekullin e kaluar?!
Ja po ta kujtoj,askush sot te drejten e zgjedhjes personale nuk mund ta mohoj, e po te doj ndokush sot mund te hudhet nga kati i 10…Vetëm se kështu deshi!…A mund ti themi diqka?
A do ta quash tradhëtarë?!….
E sdo ti hyjë thellit, per shekullin e kaluar, sepse ,neve ,te Kosoves, na paten grirë , coptuar, masakruar e qështë një e zezë…
Sa nga ju, vdiqen , për Shqiprinë e Madhe???!
Per ne, ka fryer era, e do te fryej gjithmonë kah Shqipria….E tek ju kah frynë era, ?!…
E Miloti, me emrin e “shemtuar” sipas teje, sepse me sarkazmë i drejtohesh “qytetit”, e sarkazma len për të kuptuar!
Qenka “tradhëtarë”….!E e paske futur ne thonjeza, kinse ta zbusësh pak…..Por,mendo pak: Kur në këmb, ka një gjëmb- dhëmb!
Edhe kjo qe thua ti,e lulisur me lule perreth, ka gjëmba…Dhëmb!…
E tani, do te them, diqka…
Fati deshi të ma lënë edhe mua nje emer qe ka të bëjë me “dheun amë”, me Shqipërinë e aq shumë dashur, nga breznitë,e paraardhësit tanë, nga kjo Kosova e shumë vuajtur, qe shum prej juve ,vetem me te degjuar flisni per te…
Ju veqse e dini, po erdhet në Kosovë, ne mesin e ketyre njerezve gjeni nje hartë emrash, bazuar në hartë vendesh nga Shqiperia….
Ma lanë emrin Shkumbin, e a mos vallë, ti i nderuar , për lumin me histori,…do te thuash është një përrua, ne mesin e Shqiperisë,me ujra te zeza,mbeturina e qeshtë nje e zezë…
Ne qenkemi tradhetarë!…
Shfleto pak i nderuar, e do ta gjeshë, kush ne histori ka prodhuar me shumë tradhetarë, ju te jugut, te mesit…a ne te veriut te Shqiprisë Etnike?!…
A mos vallë, te janë verbuar sytë?!…Apo janë pak si shumë qorra aty ku po jeton ti?!….
Hej, a e dini ju…Sa gjaku eshte derdhur nga ne, vetem qe te krijohej nje Shqiperi e Madhe,…e ju qdo herë keni ditur te flisni!
Me vie keq qe po i them keto fjalë, me vie keq nga te paret e mi,…., e disa sikur te ishin gjallë, do ta vrisnin veten kur do ta shihnin ne qfarë gjendje ka ardhur Shqipria…
E ne ende vazhdojmë e do te vazhdojmë te ju duam, dhe te themi ju kemi vellezer…
Sepse vellezer ju kemi ,ore te degraduar.
Apo doni te jete me ndryshe….disa nga ju me gjak te shortuar, greko-shqiptarë…
Mendoni qfarë të doni, ne prap do te shohim endrren stergjyshore!…
A e dini ju, se tek ne femijet edhe ne djep dijnë pèr Shqiprinë…qka dinë tek ju per ne?! Asgjë.
Ne kokat e juaja keni instaluar softwer tjeter, tabula rasa…Jo aq te bardh sa e mendoni…shihet qartazi, ju nuk po i doni vellezerit tuaj, e doni te huajn, e doni lekun, profitin…
Në endrrat tuaja me nuk shfaqet ajo hartë te cilen ne e kemi ne zemer….
E ju na quani tradhetarë!…
Po na quani , si te doni….Na jepni epitete qfare te doni, e Ne fare mos na doni….
Por ne, prap se prap do ta duam Shqiperinë, askush sdo te mund te na ndaloj ta bejmë këtë.
E ju shndrronu,ne qka te doni , ne serb, a ne grek te gjith po te doni…po mos harroni, se Shqiptar qdo her do te ketë….Dhe shqiptari nuk e perulë vëllanë…
Shqiptari për Shqiptarët!…