Nëpunësia nuk është dhuratë për dashnoret dhe të afërm të tjerë!

14 Gusht 2016, 10:00Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ja une shoh qe neper ministri ka borde e komisione qe formohen me perfaqesues te interesave private.

Qytetarin e thjeshte as te pragu i deres nuk e pranojne. Vjen arome te keqe, djerse. I palare dhe i veshur me tuta nga Gabi.

Kane te drejte moreeeeee !

Privati e ka zene per fyti shtetin dhe pastaj me ane te shtetit ky lloj privati me rrenje e zgjatime thjesht politike, si maske e politikanit zengjin qe zoteron gjithcka, me pashaporta shqiptare ne xhep, a edhe me pashaporta te huaja, ze per fyti private te tjere.

Sa dime nga keta! Plot.

Kjo eshte “konkurrenca” sot te ne kudo.

Me çomangen e shtetit gjuaji konkurrentit që shet përballë dhe që është militant i partisë tjetër.

Zbulim shqiptar që as Adam Smithi nuk e ka bërë, le më Marks-çifutit që as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimitr kapital të sipërmarrjes rritet me anë të bursës politike, vlerës të kapitalit politik, dhe të dorovitjes financiare për partitë politike, dhuratave miqësore për politikanë që kanë në dorë emërime.

Mund të shkruhet një “Kapital” i dytë mbi këtë. Përvojë e madhe që ne i japim gjithë botës.

Nuk mungojne edhe drejtoruce gjithashtu qe jane pinjolle debile te privateve gjithandej.

Pale te pyesesh se ku punojne te afermit e shtetarve!

Hajde bejme nje studim ne sociologjine e burokracise qe une e njoh mire dhe kam per te treguar lemerira qe ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojne.

Pale me zyshat e shkollave cfare behet!

Prandaj therras:

Jashte privati me status te privilegjuar nga vendimmarrja ne administraten publike!

Postet publike thone mileti merren vetem nese plotesohen keto kritere kryesore :

Seks.
Para.
Miqesi.
Klientelizem elektoral.
Klanizem krahinor.
Lidhje familjare.

Pa keto kritere nuk ka lindur akoma ndonje bir …nene te punesohet dot ne administrate.

Vetëm një pakicë ende u shpëton këtyre kritereve, por që jeton me frikë në zemër nga pushimi prej pune si dikur ish financierët e mbretërisë kur komunizmi mori pushtetin.

Kush kundershton, le te financoje nje studim ekspertize dhe do ta shohi sesi puna ne shtet eshte thjesht rishperndarje privilegjesh mes te privilegjuarve.

Por Shteti nuk eshte i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes.

Apo i dashnoreve.

Jashtë dashnoret, dashnorët, dhe të afërmit e tjerë të të fortëve nga administrata, punësuar për merita të veçanta !

Administrrata duhet të jetë e qytetareve pa dallim.

Administrata duhet ta mbroje madje fort interesin privat, por jo duke vendosur ne vendimmarrje individe me konflikt interesi.

Ne kvta konflikt interesi,
ne bordin e bankes konflikt interesi për shkak të privatëve,
zyra kabinetesh ministrash përsëri përfaqësues të fshehtë privatësh,
ne keshillin e librit konflikt interesi,
ne komisionin e reformes te kerkimit shkencor konflikt interesi,
ne ministrira konflikt interesi,
ne keshillin e trashegimise kulturore konflikt interesi,
ne keshillin drejtues te rtvsh konflikt interesi,
kudo drejtojne ne shtet e agjenci publike interesa private qe godasin shtetin, qytetarin dhe private te tjere ne punen e tyre te ndershme.

Apo jo?

Keshtu nuk behet shtet. Sepse ka anesi.

Nëpunësit miltantë politikë kanë privatizuar zyrat! Na rropën të gjallë!

Shteti duhet te ndjeki logjike tjeter.

18 komente në “Nëpunësia nuk është dhuratë për dashnoret dhe të afërm të tjerë!”

  1. babo says:

    Bravo te qofte. Ky eshte realiteti qe shofim perdite ne qe punojme ne shtet.

    1. Ay qy says:

      Bravo Profesor, sic thoshte nje fjale e urte ne kohen e Sales ne lidhje me meritokracine ne punesimet ne administraten publike:

      1. Ne fillim punesuam grate dhe shoket
      2. Pastaj punesuam dashnoret
      3. Pastaj burrat e dashnoreve
      4.Ne fund punesuam dashnoret e dashnoreve

      E njejta gje po ndodh edhe tani, vetem se tani jane shtuar ne liste dhe bythqiret e te gjitha llojeve, dhe zene numrin 1, grate dhe shoket jane tek dyshi e me rradhe.

    2. I.Hoti says:

      Profesor lesh partie! analize per problemet qe dihen e qe para 3-4 vteve administrata hiqej pa vendim ,vetem me njoftim te komisarit te partise’per reformen’… profesor leshi nuk degjohej…. Komandanti e komisaret tij edhe vodhen shiten vendin e vrane qytetaret si ne mesjeten e hereshme … Megjithe permirsimet ,jam i njenjtit mendim qe ndertimi i shtetit te se drejtes eshte forcimi i qytetarit , Une kam besim!

  2. Blerim says:

    Bekim
    I nderuar zoti Artan ! Shkrimi juaj eshte i vertete nga fillimi e deri ne fund,por e njejta situate ishte edhe kur ne pushtet qeveriste Berisha.
    Kjo eshte nje semundje qe ndrron kahje sa here behet rotacioni i pushteteve.
    Arsyeja eshte e thjeshte,te meret e mbahet sa me gjate pushteti,dhe jo te qeveriset me ane te nje administrate te perbere nga njetez te afte,te shkolluar me merite ne universitete te vertete nepermjet konkurseve te ndershme.
    Reforma ne drejtesi duhet mbeshtetur edhe ne ligje te forta nepermjet nje reforme ne administrate se na mbyten te paditurit,nepotizmi,kurvat e kurvaret qe jane te gjithe pjese e keqadministrimit dhe korrupsionit.Asnjera pale nuk kerkon reforne ne administrate sepse u prishen planet e marrjes e ruajtjes se pushtetit.Jam dakort me rishikimin e ligjit per zgjedhjet,por duke mos i lene hapesire vetem partive te medha ne perpjestimin e votave duke perjashtuar apriori partite e vogla nga parlamenti.Ka parti te vogla qe kane mare 20-30.000 vota e me shume dhe nuk kane asnje deputet.Kjo nuk eshte e drejte.Por partite e nedha nuk duan te kene neper kembe deputete qe nuk i kontrollojne dot,prandaj nuk e bejne ligjin ashtu si duhet. Prof. FUGA ju uroj shendet e shkrime te tjera edhe per problemet qe trajtova me lart. Shume Respekte per Ju !

  3. Prudentino says:

    Rama beri burrin e dashnores minister o njeri, ti me thua vend pune ne administrate.

    1. babo says:

      Per cdo rast te sotem gjen 3 raste ish qeverisja e kaluar, ndaj mos llap kot si militant shpelle se nuk eshte problem partish, dhe ka fillu qe me 92 kur shtetin e mori ne dore larg-qofti i PD-se.

  4. Lexuesi i TemmA says:

    Reforma ne administrate duhet te jete shume me e force se ajo ne Drejtesi.
    …Po kujt po ia themi se…!!??

  5. Phoenix says:

    Bravo. Sociologjia eshte pika jote me e forte.

  6. Petro says:

    Pergezime Profesor! Per konstatimin dhe per guximin.Ky shtet eshte ne prag te falimentimit, madje ka falimentuar.Mbahet ne kembe nga bandtet e armatorur qe s njohin ligjin.E ketu drejtesia eshte e dyta fajtore.E para eshte poltika.Ndaj jemi pesimist per ecurine poziitive dhe per rezultate konkrete te reformes ne drejtesi.Mjere ky vend.Te gjthe kerkojne t ia mbathin.

  7. pro.... says:

    ..po te duash i bie ne te ..ky eshte nje problem i dukshem,qe na ka lene pas ..eshte nje faktor deçiziv qe anashkalohet dhe ,qe shume nga keta partiake ne zyrat e shtetit jane telendisur pafund ne blogje..Ky shtet nuk mund te mare ne interviste punonjesit e rinj,pasi ne shume raste eshte nen nivel dhe nuk i kupton…kjo dhe shume aresye te tjera na kane lene ne boten e trete megjithese jetojme ne zemer te europes..te futesh nepermjet krimit ne politike..natyrisht qe do prodhosh nje shtet kriminel..por ajo qe na ben indiferente ne si popull eshte se media eshte ndare ne parcela politike,ku nuk di te analizoje se si do dalim nga llumi,por se si do te shaje armiqte e vet ne menyre diskrete ..mendimi ndryshon me saktesine e analizes …prandaj them ,se populli eshte ne gjume letargjik,pasi ai nuk sheh preferenca ndaj tij,perveçse trashjes se taksave ne fatura pa llogaritje reale.

  8. ilir says:

    o presor, nuk ju njoh nga kohe e ama ju lexoj, sepse ne njefare menyre kristalizoni ate qe njeriu i thjeshte mendon per pushtetin, shtetin apo shoqerine. Shpesh ama kam ndjesine se shkrimet e juaja jane te ngjashme me ato te nje emigranti qe eshte kthyer se fundmi ne vend… Sipas nje filozofi dhe pedagogu bashkekohor, Umberto Galimberti, formimi i te rinjve (e ne kemi 25 vjet qe formojme te rinj) eshte pergjegjesi kryesore e shkolles me pare e me pas e shoqerise dhe e familjes. Ne kete prizem, si mesimdhenes qe jeni a qe keni qene dhe me keto rezultate qe shkolla jone ka pasur dhe ka, me lejoni t’iu bej nje pyetje personale…-sa nxenes keni quajtur kalues ne % kundrejt atyre qe hynin ne kurset tuaja? E kote te spjegoj aresyet e nje pyetje te tille besoj. Me betem me shprese se do lexoni komentin tim e te me pergjigjeni. Ilir Mehmeti

  9. Moni says:

    Shumica e drejtuesve te larte ne administraten shteterore, kane biznese dhe me ane te punes ne shtet ju sherbejne ketyre bizneseve.
    Duhet te ndalohet qe nje biznesmen i mesem apo i madh te punesohet ne administrate.

  10. DY RAI says:

    Qre PO C jane keta PROF pa piKEn e TALEntiT ! ME gazeten Bashkimi NE Durrsaket Fshinim Bythen ne kohen e DUlles TI na servir Leksione shabllone! PErgjigju ketyre pyetjeve konkrete ; PSE FLEckeinstein tha per Bashen …. ben veprime qe njerez normale si kuptojne ! PSE VRanicki kur flet per Berishen thote; RElativisht i ARsimuar ? Pse Arvizu per veprimet e komisionit te RIstanit I CILesonte si veprime qe deformojne ARSYEN njerezore ? ! ! KETYRE pyetjeve pergjigju se kjo eshte DEtyra Jjote! E bete nje popull per ne PSikiatri ,tani na shisni moral! NA FElliqet ne Syte e Botes! prandaj iK e mMEcifu se JU ndertuat kete SHoqeri te Ndyre ! ! !

  11. kris says:

    BRavo ILIR ! I suGJeroj prof. te shohe tekstet eLETERSISE se kl 6 ,7 ,8 te shkolles ITALIANE dhe do e qepe gojen ! po TE jetE njeri me VLera DUHet te bjere NE DEPRESION ! ! ! po keto tipa nuk njohin DEpresionin keto njohin vetem KOKENEDERRIT ! ! !

  12. Jo jo profesor komunist,keto nuk ndodhin ne sistemin kapitalisto komunist te Shqiperis.
    Keto qe thua ti kane ndodhur vetem ne socializmin e Myqeqerm turkoshak fuges.
    Vetem biroja politike i bente keto,nders salehkomunisti si antikomunist pasardhes i enverit po i luftonte keto cfaqe te huaja,por erdhen komunisten e edit dhe cdo gje u pordh,megjithe luften qe po i ben soji jot i komunisteve si cupi bushati shkundllaku e co edhe kurveria vazhdon.
    Nuk e di si je ti me numrin e dashnoreve me mire nga yt ate .

  13. shoku says:

    Jam dakord per 6 llojet e kritereve ( seks, para, miqesi, klientelizem elektoral, klanizem krahinor, lidhje famijlare).
    Mendoj se keto kritere do te dominojne pergjithmon ne Shqiperi, pasi kaq pak sa jemi ne, secili e gjen veten te kriteret per tu punesuar si nga e majtas, djathtas apo qendra (çam e lsi).
    Ai ose ata, te tjeret shume e thjeshte, te ikin nga syte, kembet.

  14. logjika says:

    Megjithese problemi qe ngre Artan Fuga qendron, mua me vjen zor per gjuhen e perdorur nga nje profesor komunikimi. Valle ky eshte komunikimi me njerezit? Ne s’jemi bere te gjithe bordello se shkrimet e Fuges i lexojne shume njerez te ndershem e te pandershem, kurvare e zagare, po vete Fuga çfare eshte? Turp ti vije per gjuhen e ndyre; nuk kishte mundesi ne nje forme me te civilizuar apo ky eshte bagazhi dhe karakteri i nje profesori ne Shqiperi! Po te tjeret çfare mesojne nga ky lloj profesori?

  15. Ti more pinjolli i Fuges
    s te merr me uje bishti i luges
    Ca kerkon ku ke inatin
    Vall kush ta ka ndal sahatin
    Analist megalloman
    a do vesh gishtin mbi plage
    Ketu kolere eshte Saliu
    Ai qe jeten na nxiu
    Ai shkerdheu drejtesine
    Me Gjin Gjon e Fullanrine
    E qe Zenin ta shpetoj
    Shqiperine e shkaterroj
    Kurse ti filozof qejfi
    hyne ne ode nga qenefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje